• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

460 milionë kalime kufitare në periudhën janar-gusht 2025

by Os De
18/09/2025 17:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga janari deri në gusht 2025, organet e inspektimit kufitar të Kinës trajtuan gjithsej 460 milionë hyrje dhe dalje, 14.9 për qind më shumë se gjatë së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, njoftoi të enjten Administrata Kombëtare e Imigracionit (NIA) në Forumin e Bashkëpunimit të Sigurisë Publike Globale, të mbajtur në Lianyungang, në provincën Jiangsu të Kinës Lindore. 

Prej tyre, 220 milionë ishin banorë të Kinës kontinentale, 180 milionë nga rajonet e posaçme administrative të Hong-Kongut e  Makaos dhe rajoni i Tajvanit, ndërsa 51.27 milionë ishin shtetas të huaj, me një rritje përkatësisht prej 15.4, 11.2 dhe 27.8 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Midis vizitorëve të huaj, 15.89 milionë hynë pa viza, duke përbërë 62.1 për qind të të gjithë të huajve që hynë Kinë, 52.1 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të vjetshme. 

NIA vuri në dukje që, me zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes së Kinës, më shumë shtetas kinezë po udhëtojnë jashtë vendit, ndërsa më shumë të huaj po vijnë në Kinë për biznes, turizëm, punë, studim dhe jetesë. Si rezultat, numri i kalimeve kufitare në pikat kufitare të vendit është rritur vazhdimisht.  

Në të ardhmen, NIA do të përqendrohet në zgjerimin e vazhdueshëm të hapjes institucionale në menaxhimin e emigracionit, përmirësimin e politikave dhe shërbimeve për të mbështetur strategjitë kryesore kombëtare e rajonale, lehtësimin e shkëmbimeve e të tregtisë ndërkombëtare dhe optimizimin e procedurave të kontrollit kufitar, për t’i bërë udhëtimet dhe bashkëpunimin midis shtetasve kinezë dhe shtetasve të huaj më të përshtatshëm. 

Next Post
Mandati i katërt qeverisës/ Presidenti Zelensky uron Ramën: Suksese në rrugën drejt BE

Mandati i katërt qeverisës/ Presidenti Zelensky uron Ramën: Suksese në rrugën drejt BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

Blindohet Fushë-Kruja, aksion “blic” i policisë për ndalimin e personave në kërkim

April 1, 2026
Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

Macron bën gjestin e “Dragon Ball” me kryeministren e Japonisë. Momenti viral nga takimi

April 1, 2026
Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

Lorenc Vangjeli: Rrezik nga celulat e fjetura në Shqipëri

April 1, 2026
Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

Alarmi i ambasadës amerikane për Iranin në Shqipëri/ Zogaj: Ka vend për vigjilencë por jo për panik

April 1, 2026
Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

Sinjalet për fundin e luftës, bursat në rritje dhe çmimi i naftës në rënie

April 1, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

April 1, 2026
Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

Një i plagosur nga të shtënat me armë në Britani, disa shkolla të mbyllura. Policia në kërkim të autorit

April 1, 2026

Në PD s’ka ngelur njeri as për të të rrahur

April 1, 2026
Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

Rama i kalon Blendi Gonxhes varësinë e Drejtorisë së Arkivave/ Ja vendimi i qeverisë

April 1, 2026
Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

Vengu mbi përplasjet në PS: Detaje periferike, Shqipëria ka çështje shumë më jetike! Hatërmbetjet janë një luks që nuk e kemi

April 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In