Rreth 450 nxënës shqiptarë të shkollës së mesme kimike “Marija Kiri Skllodovska” në Shkup ende nuk janë ulur në bankat e tyre, ndonëse viti i ri shkollor ka nisur më 1 shtator.
Nxënësit, thonë se me urdhër të drejtorit të kësaj shkolle, Lupço Celevski, ata nuk po lejohen të hyjnë në klasa. Siç, rrëfejnë të rinjtë shqiptarë, udhëheqësit e shkollës ka urdhëruar dislokimin e tyre në një objekt tjetër, për të cilin thonë se nuk i plotëson kushtet për zhvillimin e procesit mësimor. “Dëshirojnë të na dërgojnë në shkollën “8 Shtatori” ku nuk ka as klasa për nxënësit, gjithsej janë 8 klasa, sa kemi dëgjuar nuk as tualete e mos të flasim për salla sportive e për laborator që na duhen për drejtimet tona”, shprehet një nxënës, raporton Tch.
“Një ndër problemet që na shqetëson është ligjërimi i profesorëve në gjuhën maqedonase, të gjitha lëndët e praktikës i ligjërojnë profesorët maqedonas”, thotë një nxënës.









