• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

45 deputetë të opozitës kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për fondet IPARD II në bujqësi

by A R
28/10/2025 11:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

45 deputetë të opozitës kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor në Kuvend, për të hetuar kontrollin e ligjshmërisë në administrimin e fondeve të këtij programi.

Kërkesa e tyre, vjen pas pretendimit për refuzim nga ana e mazhorancës për zhvillimin e një mocioni me debat mbi fondet e programit IPARD në bujqësi.

“Qëllimi i Komisionit Hetimor që kërkohet të krijohet mbi bazën e kësaj kërkese, synon që të mbledhë informacione të hollësishme mbi zbatimin e Marrëveshjeve IPA II dhe IPARD II ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, të miratuara pikërisht nga Kuvendi i Shqipërisë, verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve dhe zyrtarëve shqiptar gjatë proceseve të përzgjedhjes së aplikimeve dhe zbatimit të projekteve, nxjerrjen e përgjegjësive institucionale, si dhe vlerësimin e nevojës për miratim, korrigjim, ndryshim të legjislacionit, me qëllim që në të ardhmen të parandalohen pasojat negative që mund të vijnë për shtetin dhe qytetarët shqiptarë, nga shkeljet, parregullsitë dhe abuzimet me ndihmën financiare të akorduar nga Bashkimi Evropian.

Objekti dhe qëllimi i ngritjes së këtij Komisioni Hetimor është në përputhje me Kushtetutën dhe parimet themelore kushtetuese, për shkak se nuk sjell mbivendosje apo transferime të kompetencave të parashikuara nga Kushtetuta për organe të tjera, por synon njohjen dhe verifikimin në hollësi të të gjitha shkeljeve dhe parregullsive që lidhen me administrimin e fondeve të programit IPARD II, me qëllim që të kontrollohet ligjshmëria e veprimeve dhe mosveprimeve të institucioneve shqiptare, të nxirren përgjegjësitë institucionale, si dhe të merren masa të përshtatshme për garantimin e parimeve të ligjshmërisë, integritetit, llogaridhënies dhe transparencës në administrimin e ndihmës financiare të Bashkimit Evropian dhe fondeve publike, në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës dhe mbikëqyrjes parlamentare”, thuhet në kërkesën e opozitës.

Sipas deputetëve opozitarë, një raport i Zyrës së Bashkimit Evropian Kundër Mashtrimeve (OLAF) ka nxjerrë në pah shkelje serioze në menaxhimin e fondeve IPARD II, duke rekomanduar pezullimin e financimeve për disa thirrje të mëparshme, si dhe për fondet e programit IPARD III.

Raporti i OLAF, pretendon opozita, thekson se shuma prej 33 milionë eurosh e financimit të thirrjes së parë dhe të dytë për programin IPARD II është konsideruar e papranueshme dhe ka çuar në pezullimin e këtyre fondeve. Po ashtu, edhe 112 milionë euro për programin IPARD III janë pezulluar për shkak të shkeljeve të konsideruara si “kriminale” dhe “korruptive”, duke i mohuar mundësinë fermerëve shqiptarë për të përfituar mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian.

Deputetët kërkojnë ngritjen e Komisionit Hetimor për të kontrolluar zbatimin e Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II, verifikimin e procesit të përzgjedhjes dhe financimit të aplikimeve, si dhe analizimin e veprimeve të institucioneve përgjegjëse për administrimin e fondeve. Ata kërkojnë gjithashtu identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive të mundshme dhe ndërmarrjen e masave ligjore për të parandaluar fenomenet negative në të ardhmen.

Komisioni Hetimor ka për objektiv të veprimtarisë së tij:

Kontrollin e zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II;

Verifikimin e procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve të fondeve IPARD II;

Analizimin e respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit e fondeve;

Identifikimin e shkeljeve dhe parregullsive në administrimin e fondeve;

Vlerësimin e nevojës për marrjen e masave ligjore dhe propozimin e korrigjimeve të mundshme në legjislacion.

Komisioni propozohet të ketë në përbërje 11 anëtarë, nga të cilët pesë do të jenë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe gjashtë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.

Next Post
Qytetari dixhital

Qytetari dixhital

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In