• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 25, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

44 gra dhe 27 fëmijë kosovarë në frontet e luftës në Siri

by A R
26/01/2017 18:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), në raportin e fundit të publikuar të enjten, thotë se “gratë kanë marrë pjesë në organizatat terroriste si kujdestare dhe ofruese kujdesi; kanë promovuar ideologji ekstremiste të dhunshme dhe kanë rekrutuar gra të tjera për t’u bashkuar me grupet e dhunshme ekstremiste”.

Raporti i titulluar ‘Gratë në ekstremizmin e dhunshëm, mësimet e nxjerra nga Kosova’, Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë konstaton se që nga fillimi i konfliktit në Siri dhe Irak, mes vitit 2012 dhe fillimit të vitit 2016, rreth 44 gra janë përfshirë në konflikt, dhe në mesin e tyre edhe 27 fëmijë.

QKSS-ja thotë se “Policia e Kosovës ka njoftuar për vetëm 7 gra të kthyera në Kosovë, ndërkohë që njëra prej tyre përballet me aktakuzë dhe pret dënimin”.

Rudina Jakupi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, në një konferencë ku është publikuar raporti, tha se Kosova në krahasim me vendet e rajonit, zë vendin e dytë me pjesëmarrjen e grave të përfshira në zonat e luftës në Lindje të Mesme.

“Kosova renditet e dyta [në rajon] për arsye se ka 44 gra që i janë bashkuar konfliktit të Sirisë dhe Irakut. Bosnja ka 60 dhe me pas vazhdohet me Maqedoninë e Shqipërinë dhe Serbinë”, tha Jakupi.

Në raportin e paraqitur nga QKSS-ja, theksohet se “disa nga gratë e kthyera nga konflikti mbeten të izoluara dhe pa mbështetje nga institucionet”.

Disa prej këtyre grave, sipas raportit, pasi janë kthyer në Kosovë nga vatrat e luftës, ku kanë mund ta humbin bashkëshortin, janë detyruar të martohen sërish.

Autoritetet e sigurisë në Kosovë thonë se rreth 316 veta besohet se kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ende ndodhen 140 veta.

Vesë Kelmendi nga QKSS-ja, tha po ashtu, se në Kosovës disa nga gratë që u janë bashkuar grupeve terroriste në Siri dhe Irak, janë detyruar nga bashkëshortët e tyre të përfshihen në ato gupe, por, sipas saj, ka raste kur gra kosovare, kanë përkrahur dhe vazhdojnë ta mbështesin ideologjinë e luftëtareve të IS-it.

“Ne kemi dy profile të këtyre grave; gra që refuzojnë t’u bashkohen këtyre grupeve ekstreme dhe në anën tjetër gra që potencialisht u janë bashkuar grupeve ekstremiste, pastaj janë kthyer në Kosovë dhe prapë vazhdojnë ndoshta me përqafu idenë e grupeve ekstreme apo luftën në konfliktin e Sirisë dhe Irakut”, tha Kelmendi.

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha, njëkohësisht koordinator nacional kundër terrorizmit, tha se numri i grave të përfshira në vatrat e luftës nga informacionet zyrtare është i përafërt me ato të publikuara nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë.

“Kur të flasim për shifra dhe numra duhet të kemi parasysh dy anë të medaljes, në njërën anë ato që i kemi të regjistruara, por që nuk mund ta përjashtojmë mundësinë që të ketë, qoftë gra apo burra që i janë bashkuar konflikti, që aktualisht janë në konflikt apo që edhe janë rikthyer në vendi tonë dhe eventualisht mund të jenë jashtë këtyre statistikave”, tha Hoxha.

Besa Ismajli, profesoreshë në Fakultetin e Shkencave Islame në Prishtinë, tha se gratë, të cilat mund të kenë shkuar në Siri apo Irak, ato nuk kanë pasur njohuritë e mjaftueshme për fenë.

“Nga përvojat që ne kemi në kuadër të BIK-ut,[është] që njohuritë mbi fenë te këto gra janë të ulëta, ndonjëherë shumë të ulëta”, theksoi Ismajli.

Në raportin e QKSS-së thuhet se gratë ose nënat e luftëtarëve të huaj janë të margjinalizuara nga shoqëria në Kosovë.

QKSS-ja ka rekomanduar për institucionet dhe organizatat joqeveritare që të bashkëpunojnë në mënyrë që këtë kategori, ta integrojnë në shoqëri.

Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës [RrGGK], që punon për dhe me gratë në përgjithësi, tha në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, se si rrjet nuk i dallon, por edhe nuk kanë programe të veçanta për gratë që janë apo që kanë qenë të përfshira në ekstremizëm të dhunshëm.

“RrGGK-ja është një rrjet prej 114 organizatash që punojnë me çështje të ndryshme të ndërlidhura me barazinë gjinore dhe me çështjet e grave dhe janë në kontakt të drejtpërdrejtë me gratë gjithandej vendit. Potencialisht, gratë për të cilat ju jeni interesuar, janë të lira t’i kontaktojnë këto organizata dhe të ngrisin shqetësimet e tyre apo të kërkojnë ndihmë”, thuhet në përgjigjen e RrGGK-së.

Besohet se 117 veta janë kthyer në Kosovë dhe deri tash 35 veta janë dënuar nga gjykatat.

Kuvendi i Kosovës ka miratuar më shumë se një vit më parë ligjin që ndalon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja dhe parasheh dënime deri në 15 vjet heqje lirie për të gjithë ata që marrin pjesë, nxisin apo mbështesin përfshirjen në konfliktet jashtë Kosovës. /REL/a.m.

Next Post
Problemet e fushës në “Loro Boriçi”, Shqipëria luan ndaj Izraelit në “Elbasan Arena”?

U konfliktuan me ekipin e Tiranës, shoqërohen në polici 32 tifozë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

Suedi/ Dyshime për sulm terrorist, raportohet për shpërthim dhe disa të plagosur! Qëllohet për vdekje autori

December 25, 2025
Sherr me thika mes disa personave në Bathore, 4 të plagosur përfundojnë te Trauma

VIDEO-Sherr për motive banale në një lokal në Korçë, dhunohet një person! Dyshohet se…

December 25, 2025
“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

“Djali sapo kishte nisur të belbëzonte fjalën baba”/ Rrëfimi i rrallë i bashkëshortes së Komisarit të vrarë, Ilir Ngresi

December 25, 2025
“Fle, por nuk çlodhem”- Problemet e gjumit në moshat e mëdha 

Mos rreshtni kurrë së ëndërruari

December 25, 2025
Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

Festat, ku i kalojnë shqiptarët? Eksperti: Korça dominon brenda vendit! Ja tre qytetet më të kërkuara në Evropë

December 25, 2025
“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

“Jezusi është palestinez”/ Shkakton reagime të shumta në publik tabela e neonit e shfaqur në Times Square për Krishtlindje

December 25, 2025
Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

Rritet fuqia e pasaportës shqiptare, renditet e 46-ta në botë! Mund të udhëtohet pa viza në 122 vende

December 25, 2025
VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

VIDEO/ U akuzua për drogë, lirohet me kusht një ditë pas arrestimit presidenti i Fenerbahçe! Momenti kur përlotet para tifozëve

December 25, 2025
Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

Taulant Balla dhe ministrja Sala festojnë Krishtlindjen me fëmijët pa kujdes prindëror

December 25, 2025
Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

Lufta nuk ndalet edhe në Krishtlindje, Ukraina dhe Rusia kryejnë sulme në territorin e njëra-tjetrës

December 25, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com