• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, December 7, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

43 vite karrierë politike/ Rrugëtimi i Gramoz Ruçit nga strukturat e PPSH, themelimi i PS-së deri tek tërheqja e sotme

by Java News
12/06/2021 22:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gramoz Ruçi, një nga figurat kryesore të Partisë Socialiste, kolonë dhe institucion për strukturat drejtuese socialiste, ka vendosur të tërhiqet nga politika, duke hequr dorë edhe nga mandati që mori në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Ruçi vendosi një standard në politikën shqiptare duke u bërë politikani i parë që tërhiqet nga politika si fitues, pikërisht disa javë pasi Partia Socialiste fitoi mandatin zgjedhjet parlamentare, për të tretën herë radhazi. Po kush është Gramoz Ruçi dhe cili është rrugëtimi i tij në politikën shqiptare, si pjesë niveleve më të larta drejtuese të Partisë Socialiste?

Gramoz Ruçi ka lindur në Tepelenë, më 6 dhjetor 1951. Studimet e larta i kreu në Institutin e Lartë Pedagogjik, dega Bio-Kimi. Nga viti 1971 deri në vitin 1978 ka ushtruar profesionin mësuesit në Progonat. Ruçi e ka nisur veprimtarinë politike që në vitin 1978 si pjesë e Partisë së Punës. Në vitin 1988, Gramoz Ruçi u emërua Sekretar i Parë i Partisë së Punës i rrethit të Tepelenës. Në periudhën shkurt-qershor të vitit 1991 Gramoz Ruçi ka qenë Ministër i Punëve të Brendshme. Kjo ishte edhe detyra e tij e fundit në postet ekzekutive.

Në qershor të vitit 1991, Gramoz Ruçi ishte një ndër themeluesit kryesorë të Partisë Socialiste. Nga themelimi i PS-së deri në vitin 1999 Ruçi ishte Sekretar Organizativ i Partisë Socialiste. Gjithashtu, nga viti 1992 deri në vitin 1999 Ruçi ishte kryetar i grupit parlamentar të PS-së. Gjithashtu, Ruçi, gjatë periudhës qershor 1991 deri në qershor 1999, ishte edhe Sekretar i Përgjithshëm i PS?së.

Momentet e vështira për Gramoz Ruçit ishin në vitin 1996, ku u përndjekur nga Sali Berisha dhe pushteti i tij me natyrë kriminale, iu desh të ikte si refugjat ekonomik në Greqi, deri në vitin 1997, kur Berisha ishte përmbysur nga pushteti dhe bashkëpunëtorët e tij ishin arratisur. Ruçi ishte një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të liderit të parë të PS, Fatos Nano dhe më pas një nga mbështetësit kryesorë dhe këshillues i Edi Ramës, që nga viti 2005 deri më sot, siç edhe deklaroi edhe Rama në fjalimin e tij në Kongresin e PS-së.

Nga viti 2010 deri në vitin 2017, Gramoz Ruçi ka mbajtur postin e kryetarit të Grupit Parlamentar të PS-së. Nga viti 2010 deri në vitin 2017, Ruçi ka mbajtur edhe postin e kryetarit të Asamblesë Kombëtare të PS-së si dhe ishte pjesë e forumeve më të larta të PS. Në shtator të vitit 2017, Gramoz Ruçi dha dorëheqjen nga të gjitha funksione drejtuese në Partinë Socialiste, duke u pasuar nga Taulant Balla. Pas dorëheqjes nga funksionet partiake, në vjeshtën e vitit 2017, Gramoz Ruçi u zgjodh kryetar i Kuvendit të Shqipërisë, funksion të cilin do ta ushtrojë deri në shtator, kur të konstituohet parlamenti i ri që doli nga zgjedhjet e 25 prillit 2021. / Adriatik Doçi- shqiptarja.com

Next Post
Evis Kushi: 10 milionë euro çdo vit për hapjen e ofrimin e programeve të universiteteve tona me BE

Evis Kushi: 10 milionë euro çdo vit për hapjen e ofrimin e programeve të universiteteve tona me BE

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreth 3.700 nxënës më pak se një vit më parë, rrezikohet mbyllja e disa shkollave në Korçë

Në sitë 4163 drejtues shkollash/ Drejtuesit pa certifikim nuk do të jenë më në krye të institucioneve arsimore

December 7, 2025
Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

Plagosja me armë zjarri në Berat, Fabjel Toska niset me urgjencë drejt Traumës në gjendje të rëndë

December 7, 2025
Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

Kush është Taulant Toma, i arratisur 4 herë nga bugjet italiane me pseudonimin ‘UFO’

December 7, 2025
Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

Një lloj i rrallë kanceri po shfaqet tek të rinjtë dhe ekspertët janë të habitur

December 7, 2025
Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

Policia bën bilancin e nëntorit: 115 operacione, 602 të arrestuar dhe miliona euro pasuri të sekuestruara

December 7, 2025
Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

Koha e duhur për municione? Kosova futet në lojë…

December 7, 2025
Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

Sot derbi Tirana – Partizani, Policia masa të rrepta: Ja rrugët që bllokohen

December 7, 2025
Operacioni në Durrës, policia: Në pranga dy persona, njëri prej tyre me rrezikshmëri të lartë

26-vjeçari dhunoi motrën, policia arreston të riun, pajiset me urdhër-mbrojtje e lënduara

December 7, 2025
Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

Njësoj si në filma, “magjistari” shqiptar i arratisjeve zhduket nga burgu i sigurisë së lartë në Itali

December 7, 2025
Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

Vrasja e 15-vjeçarit Erjon Boba, bashkëmoshatarët protestë solidariteti në Bulqizë

December 7, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In