• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, November 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

420 mln € të shpenzuara në bare e restorante/ Shqipëria rekord në Europë për numrin e kafeneve si model biznesi

by Java News
22/03/2021 08:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të hapësh një biznes në Shqipëri nuk kërkon ndonjë model të veçantë. Të gjithë rendin ose drejt dyqaneve të tregtisë apo shërbimeve dhe mbi të gjitha pas bareve apo restoranteve. Sipas të dhënave të INSTAT, në fund të vitit 2019, në Shqipëri kishte rreth 16 mijë barë e restoranteve (4 mijë restorante dhe 12 mijë bare), të cilat përbëjnë rreth 15.4% të subjekteve private në Shqipëri.

Pesha që zënë baret e restorantet ndaj totalit të bizneseve, në Shqipëri është më e larta në Europë, sipas të dhënave të tjera nga Eurostat dhe institutet statistikore të rajonit, të përpunuara nga Monitor.

Në Bashkimin Europian (me 27 shtete), vetëm 7% e bizneseve janë në sektorin e shërbimit ushqimor dhe të pijeve (bare e restorante). Rekordin në BE e mban Kroacia, me 11.7%.

Shqiptarët rezultojnë që e pëlqejnë të shpenzojnë kohë në kafe më shumë se pjesa më e madhe e vendeve europiane, teksa në vend të tretë renditet Kosova, me 11.2% të subjekteve që e ofrojnë shërbimin ushqimor dhe të pijeve.

Më pak renditen shtete që e kanë të lidhur ekonominë me aktivitetin e turizmit, si Mali i Zi (11%), Qipro (10.8%), Spanja (10.6%), Greqia (10%).

Në rajon, më pak të dhënë pas kafeve janë serbët, ku vetëm 4% e subjekteve i përkasin aktivitetit të shërbimit ushqimor dhe pije. Të dhënat e Institutit statistikor të Serbisë bëjnë të ditur se në Serbi ka më pak se 4 mijë bare e restorante, ose 4 herë më pak se në Shqipëri, ndonëse popullsia e saj është 2.5 herë më e lartë se e Shqipërisë.

Në fund të listës renditen shtete si Polonia, Norvegjia, Letonia, Lituania, me më pak se 3% të bizneseve të tyre që e ushtrojnë aktivitetin në bare e restorante. (shih grafikun Bizneset e bareve e restoranteve/totalit subjekteve).

150 euro/frymë, shpenzimet për bare e restorante arritën rekord në 2019-n

Në vitin 2019, të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i restoranteve u rrit me 26%, duke arritur në rreth 4 mijë, ndërsa ai i bareve u tkurr me 18.7%. (shih grafikun: Numri i bareve e restoranteve, Shqipëri).

Ndonëse në total, numri i bareve e restoranteve në vend ra me 10.7%, të ardhurat e tyre, apo shpenzimet e shqiptarëve, arritën një nivel rekord në 2019-n prej 51.8 miliardë lekësh, ose rreth 420 milionë euro, ose 150 euro/frymë. Sipas INSTAT, në krahasim me 5 apo 6 vjet më parë, shpenzimet për kafene e restorante janë dyfishuar (shih grafikun Më shumë kafe e dreka/Shpenzimet e shqiptarëve për bare e restorante).

Në total, në bare dhe restorante janë të punësuar rreth 45 mijë persona në 2019-n, sipas INSTAT, me rënie prej 4% me bazë vjetore. Norma mesatare e fitimit për këtë aktivitet është rreth 11.2%. megjithatë vlerësohet që sektori ka informalitet të lartë.

Në 2020-n sektori i bareve e restoranteve ka pësuar goditje të madhe, fillimisht për shkak të karantinës disa mujore në pjesën e parë të vitit dhe më pas nga kufizimet në oraret e mbrëmjes. Statistikat afatshkurtra të INSTAT tregojnë se Indeksi i volumit, i Bar-Restorante, shënoi një rënie të fortë prej 55% në tremujorin e dytë, në periudhën e karantinës, ndërsa në të tretin dhe të katërtin, tkurrja ishte përkatësisht 25% dhe 19%. Marrë nga Monitor.

Next Post
Lista e Bashës, Rama: S’kanë asnjë kandidat që banon në Vlorë, kanë sjellë një makinë pa rrota…

Dita e Sulltan Novruzit/ Rama uron besimtarët e kumunitetit Bektashian

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

Kontrolle masive në Vlorë/ Policia ndalon automjetet në hyrje të qytetit, në fokus gjobat e prapambetura dhe shkeljet rrugore

November 7, 2026
Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

Noka në krye të marshimit! Protestuesit nisen drejt Kryeministrisë me gati një orë vonesë

November 7, 2026
Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

Alarm për shembjen e pallatit në Elbasan/ Ekspertiza: Soleta e katit të pestë mund të shembet në çdo moment, rrezik për banorët

November 7, 2026
Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

Protesta e opozitës/ Demokratët mblidhen në selinë e PD-së, Berisha nuk i bashkohet tubimit

November 7, 2026
Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

Atentati në Athinë/ Identifikohet 38-vjeçari shqiptar i plagosur, ishte në kërkim për trafik kokaine, arrestohen dy 16-vjeçarë

November 7, 2026
Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

Skënder Hita viziton policët e plagosur në Malësi të Madhe dhe Shkodër, vlerëson guximin e efektivëve të dëmtuar në krye të detyrës

November 7, 2026
Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

Skandali në shkollën e Selenicës, shtatë nxënëse denoncojnë mësuesin për ngacmime seksuale, zbardhen detajet që çuan në shoqërimin e tij

November 7, 2026
Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

Përkeqësohet gjendja e këmbës së Erion Veliajt, mjekët rekomandojnë një tjetër ndërhyrje kirurgjikale

November 7, 2026
Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

Përplasje mes organizatorëve të “revolucionit flamingo”, akuza për azil politik në Kanada dhe shitje të protestës

November 7, 2026
Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

Pse ka rëndësi rikonfirmimi i samitit të NATO-s në Tiranë?

November 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In