• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

42 bashki pa zjarrfikëse, Qeveria:  Të merren me “qira”, 15 mijë lekë ora

by Java News
21/10/2016 19:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

42, nga 61 bashkitë në territorin e vendit nuk kanë shërbim zjarrëfikës, por Qeveria ka gjetur një zgjidhje mjaft origjinale për mbulimin e këtij boshllëku. Një Vendim i Këshillit të Ministrave i datës 12 tetor, përcakton se në rast zjarri, këto bashki, mund t’i marrin ato me qira nga 19 njësitë e tjera që kanë shërbim zjarrëfikës për 15 mijë lekë në orë.

“Tarifa e shërbimit për shuarjen e zjarreve apo për shpëtimin, në raste aksidentesh dhe fatkeqësish të tjera, ofruar nga bashkitë e pajisura me stacione të këtij shërbimi në territorin e bashkive që nuk kanë stacione të mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimi, është pesëmbëdhjetë mijë lekë për orë pune”, thekson vendimi i Qeverisë.

Këshilli i Ministrave përcakton gjithashtu se për efekt të përllogaritjes së kostove të shërbimit të ofruar nga bashkia me zjarrëfikës, koha e ndërhyrjes llogaritet nga momenti i daljes së personelit nga stacioni zjarrfikës dhe përfundon me largimin e tij nga vendi i ngjarjes.

Shumat e arkëtuara nga bashkitë që kërkojnë ndërhyrje për shuarjen e zjarreve apo në raste aksidentesh e fatkeqësish të tjera, do derdhen në llogaritë e bashkive që kanë ofruar shërbimin dhe përdoren vetëm për financimin e veprimtarisë së shërbimit të mbrojtjes kundër zjarrit të bashkisë.

ma.me

Next Post
Ky mjek është i vetmi emigrant sirian që kërkon të ikë nga Britania (FOTO)

Ky mjek është i vetmi emigrant sirian që kërkon të ikë nga Britania (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com