• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

“40 mijë $ ose të publikojmë videon me seks”. Si u shantazhua amerikani në Tiranë

by A R
03/03/2017 08:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Do na dorëzosh 40 mijë dollarë. Në të kundërt do të publikojmë videon tënde të seksit”.

Një biznesmen me shtetësi amerikane, pronar i një kompanie me aktivitet në Shqipëri, është shantazhuar pas marrëdhënies intime jashtëmartesore me një studente në Tiranë, raporton “Panorama”.

Biznesmeni amerikan është joshur seksualisht nga e reja, që i është prezantuar fillimisht si përfaqësuese e një kompanie të ngjashme me të tijën. Në të vërtetë, vajza, që edhe emrin ia ka dhënë të rremë, Joana V., ka qenë “karremi” për ta futur atë në kurth, për t’i zhvatur para.

Autorët e “skenarit” kundër amerikanit W.C. kanë qenë dy djem e dy vajza, miq mes tyre, studentë në fakultete të ndryshme në Tiranë. Tre prej tyre kanë gjetur dakordësinë e të katërtës, me iniciale I.S., për joshjen seksuale të biznesmenit, si dhe për kryerjen e marrëdhënieve seksuale me të, madje edhe duke e ditur se do të filmohej.

Historia ka ndodhur në harkun kohor maj-qershor 2013 në kryeqytet. Procedimi penal ndaj katër të akuzuarve Klodian B., Olsi S., Iva K. dhe I.S. nisi në vitin 2015. Ata u gjykuan në Shkallën e Parë dhe u fajësuan për akuzën e “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”.

Gjykata caktoi ndaj tyre dënim me 2-3 vjet burg. Së fundmi, fajësia e tyre mori formë të prerë edhe në Apelin e Krimeve të Rënda. Shkalla e Parë pezulloi dënimin me burg për dy prej të pandehurve, ndërsa për dy të tjerë u pezullua në Apel, duke u lënë në Shërbim Prove deri në përfundim të afatit të dënimit.

“Panorama” ka siguruar një kopje të dosjes gjyqësore, ku zbardhen detaje të gjobëvënies ndaj biznesmenit amerikan. Sipas dosjes, ndonëse e kanë futur në kurth, e kanë kërcënuar, si edhe i kanë caktuar një vend për dorëzimin e parave, të rinjtë në një moment të caktuar i kanë ndërprerë veprimet ndaj tij./b.d

Next Post
Si survejohej Dritëroi nga Sigurimi dhe ftesa e Berishës për t’iu bashkuar PD-së

Si survejohej Dritëroi nga Sigurimi dhe ftesa e Berishës për t'iu bashkuar PD-së

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

“Lavdi Allahut, ata po humbasin rëndë”, deklarata e çuditshme e Trump gjatë negociatave SHBA-Iran

April 11, 2026
VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

VIDEO / “Mjedise moderne”, Rama viziton godinën e re të DPSHTRR në Lushnjë

April 11, 2026
Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

Trump: Forcat amerikane po “pastrojnë” Ngushticën e Hormuzit

April 11, 2026
Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

Të rishikohet harta, Hoxha: Kemi numër të lartë të universiteteve në vend

April 11, 2026
Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

Zbulohet korniza e parë e hidrogjenit të ujit detar

April 11, 2026
Berisha kritika të forta për Ramën: Mashtron shqiptarët me naftën dhe fsheh dështimin me investimet

Berisha apel për pjesëmarrje në protestën e 17 prillit: PD nuk ndalet deri në largimin e Ramës

April 11, 2026
Rama: Në qershor aplikojmë për t’u bërë pjesë e zonës së përbashkët për pagesat Euro

Rama: Negociatat me BE nuk janë bllokuar, njerëzit e ligj i përdorin shqiptarët si mish për top

April 11, 2026
“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

“Naftën e hoqëm se nuk e ka as BE”, Rama prezanton programin mbështetës para fermerëve të Lushnjes

April 11, 2026
Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

Avionë luftarakë kinezë rrethojnë Tajvanin, Xi: Nuk do tolerojmë absolutisht pavarësinë e ishullit

April 11, 2026
Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

Shpërthen zjarri në stadium, anulohet ndeshja në Zvicër

April 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In