Policia arrestoi një 30-vjeçar nga Elbasani i cili dyshohet se ka tentuar që t’i marrë një gruaje një shumë parash.
Lani Ademi, ka kanosur me mjete të forta A.E, 60 vjeçe me qëllim që ti jepte 40.000 lekë.
Po ashtu, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar me atë të llojit “Cannabis Sattiva”
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” ./a.m.