• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

4 zbulimet që shkenca nuk mundet t’i shpjegojë ende (Foto)

by
22/09/2015 12:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me avancimet në shkencë shekullin e fundit, njerëzit kanë fituar aq shumë bindje sa që mendojnë se mund të bëjnë gjithçka që nuk kanë mundur të bëjnë në të kaluarën. Por, nëse do të ju thonim se ka ende gjëra të cilat mbeten mistere në botë?

Mistere të cilat as vetë shkenca nuk po mundet t’i zgjidhë.

1. Piramida e perandorit Qin Shi Huang dhe ushtria ‘Terracotta’, Kinë
Ushtria 'Terracotta'
Në vendin e kësaj piramide thuhet se ndodhej një lum merkuri dhe një qytet i vogël. Pasi u zbulua, u kryen shumë punë shkencore. Zbulimet më të fundit shkencore atje kanë gjetur nivele të larta të merkurit. Gjithashtu, atje është gjetur edhe ushtria ‘Terracotta’. Për të skulpturuar një ushtri të tërë sigurisht duhet shumë kohë dhe durim. Pra, këto skulptura portretizojnë ushtrinë e perandorit të parë të Kinës, Qin Shi Huang. Thuhet se kjo është një formë e artit të varrimit, skulptura të varrosura me perandorin më 210-209 p.e.s, dhe qëllimi i kësaj pune është që ushtria ta mbrojë perandorin edhe në jetën e përtejme. Ushtria përmban ushtarë të ndryshëm sipas roleve të tyre, me gjeneralët që janë më të mëdhenj dhe kështu me radhë. Në figura janë përfshirë edhe luftëtarë, qerre dhe kuaj.

2. Dorëshkrimi ‘Voynich’
Voynich-Manuscript
Ky dorëshkrim është dëshmuar të jetë një dorëshkrim nga kohët shumë të lashta, dhe besohet se është një lloj libri mjekësor. Thuhet se ky libër përmban shkrime konsistente me ilustrime shumë të detajuara. Megjithatë, ky dorëshkrim mbetet një mister pasi askush nuk ka arritur që ta deshifrojë atë deri më tani. Dhe për shkak të kësaj, ai është bërë një nga rastet më të famshme në historinë e kriptografisë. Në pamje duket të jetë si një gjuhë që ekziston, por për momentin, askush nuk e di se çfarë gjuhe është ajo. A do të mundet dikush ta deshifrojë atë ndonjëherë?

3. Topat gjigant prej guri, Kosta Rikë
Giant-Stone-Balls-Costa-Rica
Të gjetur në Kosta Rikë dhe në disa zona të tjera afër, këto topa gjigandë prej guri janë të shpërndarë në disa zona dhe janë të njohur si ‘Las Bolas’. Këto topa prej guri janë ndërtuar dhe formuar në mënyrë të përsosur nga njerëz ende të panjohur. Topat gjigandë thuhet se kanë një cilësi të lartë dhe janë pothuajse në mënyrë të përsosur në formë sferike. Kështu, duke qenë kureshtarë për këto topa, vendi vendosi që të ‘hapë’ disa nga topat në përpjekje për të gjetur diçka brenda tyre – diçka të ngjashme me arin apo sende të tjera të vlefshme. Por, për fat të keq nuk gjetën asgjë. Dhe çfarë është më interesantja, qëllimi i krijimit të këtyre topave ende është i panjohur, pavarësisht nga fakti që këto topa ndodhen atje për shumë vite.

4. Kokainë dhe duhan në mbetjet e një mumje
Cocaine-and-Tobacco-Mummy-Residue
Disa mbetje të kokainës dhe duhanit ishin gjetur në mbetjet e një mumje. Por, si erdhën ato aty? Egjiptianët janë të njohur për krijimin e mumjeve, veçanërisht për perandorët e tyre apo sundimtarët, duke e bërë trupin e tyre të mbetet i ruajtur deri në përjetësi. Pasi kanë gjetur kokainë dhe duhan në të, shkencëtarët thonë se ende është mister se si kanë hyrë ato aty. Nuk kishte ndonjë kontakt transoqeanik mes Afrikës dhe Amerikës së Jugut në kohët e lashta. Apo ndoshta ka pasur dhe më pas u zhduk gjatë shekujve? Ne ndoshta kurrë nuk do ta dimë.

Next Post

Huliganët e Beogradit në Tiranë, SHISH kërkon ndihmë nga shërbimet sekrete serbe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com