• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 vjeçari që po lufton me kancerin… historia e trishtë e Ledio Çanos

by Java News
31/07/2016 20:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vogëlushi që shihni në foto quhet Ledio Çano, 4 vjeç. Është fëmija i dy prindërve nga Libohova, Edmondit dhe Nertilës. Historia e tij është ndoshta e ngjashme me të shumë fëmijëve të tjerë, të cilët përballen me kapriçot e fatit, ndonëse janë ende në hapat e parë të jetës. Prej muajit dhjetor 2015 Ledioja i vogël fatkeqësisht u diagnostifikua me tumor. Në gjendje kritike për jetën, nga Janina u dërgua me autoambulancë drejt Athinës në një spital ku trajtoheshin fëmijë me probleme tumoriale.13866680_1734137276874276_1541840500_n

Ky ishte lajmi më i kobshëm për Edmondin dhe Nertilën, por beteja me të keqen sapo kishte nisur dhe ata duhet t’i bënin ballë, bashkë me të voglin e tyre që veç lodrave dhe botës së tij fëminore s’e kupton dot përse duhet të qëndrojë gjatë gjithë kohës në spital më shumë sesa në shtëpi. Fillimisht fëmija iu nënshtrua një operacioni nga i cili doli biopsia e një tumori të rrezikshëm, sulmues dhe me një degëzim që arrinte deri në zemrën e Ledios.

Menjëherë mjekët nisën me kimioterapinë, pasi zemra e fëmijës nuk rrihte siç duhej. Mes ankthit, dëshpërimit dhe vështirësive ekonomike për të përballuar kurimin e djalit, prindërit e Ledios morën një lajm të mirë. Para se të bëhej operacioni i dyfishtë nga dy skuadra kirurgësh u vërejt se problemi i zemrës ishte zhdukur, ndërsa masa tjetër tumoriale ka pësuar tkurrje, por sidoqoftë është akoma shumë shpejt për të thënë që rreziku ka kaluar plotësisht. Mjekët e panë të arsyeshme të vazhdojnë me kimioterapinë dhe kurimin derisa në muajin shtator do të kryhet operacioni i vështirë.

Në raste si këto, pacient nuk është vetëm fëmija, por në një farë mënyre edhe prindërit e tij, të cilët për shkak të gjendjes shëndetësore dhe psikologjike të vogëlushit nuk mund të shkojnë në punë.01-2-900x675

Janë të detyruar të qëndrojnë pranë tij gjatë gjithë kohës. Fillimisht familja Çano është ndihmua nga Mariana Vardhinoiani, një zonjë greke e cila ka ndërtuar edhe spitalin për fëmijët me probleme tumoriale. Ajo e strehoi diku pa qera. Ndërkohë shteti grek nuk jep ndihmë për qytetarët e vendeve të treta, qofshin dhe me dokumenta të rregullta si familja Çano.

Prej 8 muajsh Edmondi dhe Nertila kanë shpenzuar çdo kursim, kanë shfrytëzuar gjithçka kishin për të mundësuar kurimin e djalit e tyre. Sot ndodhen në një situatë shumë të vështirë prandaj apelojnë për ndihmë tek kushdo që ka mundësi, tek kushdo që i thërret arsyes dhe humanitetit që ka brenda vetes. Prandaj vendosëm të ndajmë me ju historinë e tyre, me shpresën se dikush do të kontribuojë sadopak për të vazhduar mjekimin e Ledios së vogël.

Prandaj kushdo që mundet le të kontribuojë në llogarinë bankare IBAN:GR92 0140 1190 1190 0210 1377 389  (Alpha Bank, Edmond Çano)

Ose të kontaktojë direkt në Facebook me babain e djalit duke klikuar KETU. 

Ose në numrin e celularit 0030 69 96 95 95 44./ Libohova Online/a.k

Next Post

Horoskopi 1 Gusht 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

Konsiderohet si shtylla kurrizore e industrisë së naftës, dronët iranianë godasin rafinerinë kryesore të Bahreinit

April 5, 2026
“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

“Bastardë të çmendur, hapeni ngushticën e mallkuar”, Trump kërcënon Iranin: Të martën do godasim termocentralin

April 5, 2026
Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

Policia bën bilancin e muajit mars: Janë finalizuar 96 operacione, 527 persona të arrestuar, 3 grupe kriminale të goditura

April 5, 2026
Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

Sulmet izraelite në Liban, një vajzë 4-vjeçare mes viktimave

April 5, 2026
Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

Dyshohet për krime lufte në Kosovë, prokurorët kërkojnë paraburgim për ish-pjesëtarin e Ministrisë së Brendshme serbe

April 5, 2026
Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

Aksident në aksin Lezhë–Milot/ Përplasen dy makina, pasagjerja përfundon në spital

April 5, 2026
Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

Tragjedi në Mesdhe, mbytet varka me emigrantë pranë Libisë, 80 persona të zhdukur, 32 të shpëtuar

April 5, 2026
Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

Mbrojtja e Thaçit kundër kërkesës për dënim me 45 vjet: Duhet të lirohet

April 5, 2026
Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

Kriza e karburanteve, dy luftëra që ndryshuan kanalet e furnizimit me naftë dhe gaz

April 5, 2026
Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In