• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

4 vite nga vdekja e të riut që u torturua e gropos i gjallë, familja kërkon drejtësi

by A R
21/11/2016 22:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nëse Fatjoni do të ishte gjallë, do të ishte 27 vjeç! Ndoshta i martuar e baba fëmije, ose të paktën do të shijonte martesën e motrës së tij dhe sot, nipin e vet, si të vetmen dritë vijimësie të atij geni familjar!

Nëse do të ishte gjallë, Fatjoni mbase do të kishte ikur në Perëndim dhe do të kishte ndërtuar shtëpinë e bukur, si fqinjët e tij për ta nxjerrë familjen e tij nga ajo kasolle në formë shtëpie që në fakt, asgjë nuk i ka ndryshuar si këtu e fiks katër vite më parë, pikërisht në ditë-datën e tmerrshme të familjes Barmeta dhe të të gjithë opinionit shqiptar; një djalë, vetëm 23 vjeç, ishte varrosur i gjallë!

Fillimisht u duk si legjendë, pasi askush nuk mund ta besonte se një krim monstruoz i tillë mund të ndodhte në vendin tonë nga njerëz për njerëz e aq më pak kur bëhej fjalë për persona të së njëjtës anë, zonë e traditë…

Fatjoni ishte varrosur i gjallë dhe madje, sipas ekspertizës, edhe mund të kishte vijuar të frymonte nën zhavorrin e përroit të Klosit për orë me radhë, ndërsa vrasësit flinin të qetë në shtëpitë e tyre, e Liman Barmeta, burri që s`kishte djalë tjetër kërkonte e kërkonte një gjurmë të të birit. Kushdo që e njeh atë histori, e ndjen sikur ka ndodhur dje, ndërsa dy prindërit dhe motra kanë çdo nëntor ditët e ferrit; kujtojnë Fatjonin e tyre se si e gjetën teksa gërmonin në atë breg përroi që sot e përgjithmonë do iu sjellë ndërmend 21 nëntorin e 2012-s.

Po, duket se asgjë nuk është përkujtimorja për djalin e vetëm, kamerier, që u vra për nderin e familjes Boja, as vendvarrosja për së gjalli, tashmë duket se as krimi, ndërsa drejtësia ngurron të jetë e drejtë me familjen e pamundur të Liman Barmetës, me atë ngjarje horror që nuk është parë as nëpër filma. Babai, nëna dhe motra apelojnë fort e dhimbshëm, që drejtësia një herë të vetme të thotë fjalën e saj për Fatjonin e tyre; mos t`i trajtojë sikur të jenë këta vrasësit e jo personat që e kanë kryer atë krim. Kërkojnë dënimin përjetë të vrasësve të djalit dhe vëllait të vetëm, e jo gjykatat të fshehin vendime e veprime.

Rrëfimi

Lindita, është fëmija i vetëm tashmë i Liman Barmetës. Ajo duket se ka marrë një mision dhe kërkon që të hidhet dritë mbi çdo veprim që po bëjnë prokuroritë dhe gjykatat në lidhje me gjykimin e dosjes së vëllait të saj. Në një rrëfim për “Shekullin”, Lindita tregon se ende nuk kanë mundur të tërheqin asnjë vendim që është marrë ndaj personave që i vranë vëllanë, ndërsa tregon se kurrë nuk do të reshtë së kërkuari vënien e drejtësisë për atë krim që do të mbahet mend brez pas brezi. “Si gjithnjë, kërkojmë që vrasësit e Fatjonit të mbetën në burg të përjetshëm e jo në atë masë që janë lënë. Prokuroria nuk e di se si na mbron ne, por ne nuk dimë për asnjë hap që është ndërmarrë për atë çështje e madje ende nuk kemi asnjë lloj vendimi në letër qoftë as për vendimin që dha gjykata e Burrelit atëherë kur e dha.

Prokuroria e Burrelit na ka thënë që atëherë që e ka apeluar çështjen në Tiranë dhe se Gjykata e Apelit në Tiranë e ka kthyer çështjen në shkallën e parë në Burrel. Po ne nuk jemi njoftuar se është bërë gjyq ndonjëherë në lidhje me këtë çështje.

Abaz Muça, i cili është prokurori i Burrelit na ka thënë se prokurori i Apelit e ka çuar çështjen në Gjykatën e Lartë e ne nuk jemi në dijeni të asnjë veprimi se çfarë ka ndodhur me vijimin e gjyqit. Kemi shkuar me dhjetëra herë në Gjykatën e Burrelit që të marrim vendimin e zbardhur të kësaj gjykate, që ua hoqi dënimin e përjetshëm vrasësve të tim vëllai, por asnjëherë nuk na është vënë në dispozicion.

Ne, në fakt, nuk kemi asnjë dokument të duhur për të vijuar kërkimin e drejtësisë nga ana jonë, pasi dokumentet tona na thonë se i kanë organet e drejtësisë!” Kështu tregon Lindita, ndërsa bën me dije se kurrë nuk do të gjejnë paqe me veten pa u vënë drejtësia në vend.

Po ashtu vijojnë të guxojnë në kërkim edhe i ati dhe e ëma, ku kjo e fundit edhe në sallën e gjyqit iu ka kujtuar gjyqtarëve dhe prokurorit të çështjes së nëse nuk do të vihet drejtësia atëherë i duhet të veprojë sipas kanunit. I ati, Limani, gjurmon sa në Burrel sa në Tiranë çështjen e vrasësve të të birit, ndërkohë që sërish mallkon se kushdo gjyqtar që s`do të vendosi me drejtësi për vrasjen e të birit, do ta pësojnë edhe më keq se ai. Tre të akuzuarit për vrasjen e Fatjon Barmetës, dy vëllezërit, Përparim e Luis Boja si dhe shtetasi Fatjon Cani, sipas prokurorisë matjane, duhej të liheshin të gjithë bashkë në 225 vite burg, kërkesë që e refuzoi gjykata duke hequr masën e dënimit të përjetshëm për dy nga tre autorët e krimit makabër.

Rrëfimi i vrasësit

Në lidhje me vrasjen e Fatjon Barmetës, Përparim Boja, përpara gjykatës pati thënë se gjatë konfliktit fizik me viktimën, Fatjoni është rrëzuar afër lokalit duke i rënë koka në një tub hekuri që shërben si rrethim i lokalit në afërsi të trotuarit. Por në fakt nga verifikimet, lokali i vrasësit Përparim Boja nuk ka rrethim me tuba hekuri. I pandehuri shpjegoi se më pas e ka futur në bagazhin e automjetit tip “Volvo” në pronësi të pandehurit Fatjon Cani, pasi nuk e merrte sedilja. Gjatë rrugës pasi ka arritur pranë një karburanti, e ka hedhur viktimën në krahë të rrugës nacionale.

Më pas i pandehuri Përparim Boja shpjegoi se pasi kishte kaluar qytetin e Klosit e kishte nxjerrë nga bagazhi i automjetit dhe e kishte futur në sediljen e pasme të mjetit dhe pasi ka arritur pranë karburantit, ka devijuar nga rruga nacionale duke u futur në një rrugë dytësore me drejtim për në bregun e Matit, ku pasi ka mbërritur aty e ka futur në një gropë dhe mbuluar (i ka hedhur zhavorr sipas tij me duar) trupin e viktimës Fatjon Barmeta. Gjithashtu Përparim Boja dhe Luis Boja kanë pohuar faktin se viktima prej kohësh ngacmonte nëpërmjet telefonatave e sms-ve të ndryshme shtetasen (bashkëshorten e Përparimit) Flora Boja dhe për këtë fakt janë ndjerë të fyer./Shekulli/a.m.

Next Post
Themeluesit e PS Lakrori e Legisi në Konventën e PAA, renditur në koalicionin e PD

Duka për humbjen në Kolonjë: Mazhoranca e politizoi, e ktheu si garë Clinton-Trump

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

Emigranti në Arabinë Saudite dënohet me vdekje për një postim në Facebook

October 7, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndryshime të mëdha dhe zgjidhje problemesh për të gjitha shenjat

Horoskopi i Jorgo Pullës për sot, shenjat që kanë ditë plot surpriza dhe mundësi të arta

October 7, 2026
Veliaj i rrethuar me heshtje pas një propozimi dinjitoz për reformën territoriale

Politico e krahason Veliajn me Imran Khan dhe Bolsonaron: Inteligjenca artificiale u jep zë politikanëve të burgosur

October 7, 2026
Çmimi i naftës tjetër rekord, po shitet me 229 lekë litri / A do të rikthehet Bordi i Transparencës?

Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta dhe benzina 3 lekë më lirë

October 7, 2026
FOTOT/ Origjina misterioze e monumentit shumëngjyrësh në Moskë

“Mos udhëtoni”/ SHBA ngre alarmin për murtajën pneumonike në Rusi

October 7, 2026
Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

Avokati Arianit Koci dërgon në Kushtetuese zgjedhjen e presidentes Justina Shiroka Pula

October 7, 2026
Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

Shpërthen bombola e gazit në banesë, plagoset gruaja në Roskovec

October 7, 2026
BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

BE drejt zgjerimit, Shqipëria përgatitet për udhërrëfyesin

October 7, 2026
Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

Tre vite nga sulmet e Hamasit në Izrael, kryeministri Rama: Jeta e të rinjve u vodh nga urrejtja

October 7, 2026
Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

Dënimet në Kosovë maksimalisht 15 vite, çfarë përmban Ligji për Specialen?

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com