• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

4 vende të BE pro perspektivës “së menjëhershme” të pranimit për Ukrainën

by Java News
17/06/2022 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vendet udhëheqëse të BE-së tregojnë solidaritet politik për kërkesën e Ukrainës për anëtarësim në BE. Samiti i BE-së do të vendosë javën e ardhshme, nëse Ukraina do të marrë statusin e lakmuar të kandidatit.

Krerët e shteteve dhe të qeverive të Gjermanisë, të Francës, të Italisë dhe të Rumanisë u shprehën në Kiev në favor të dhënies së statusit të menjëhershëm të kandidatit për në BE-në Ukrainës dhe republikës fqinje të Moldavisë. Kancelari Federal Olaf Scholz theksoi: “Ukraina është pjesë e familjes evropiane”.

Komisioni i BE-së dëshiron të paraqesë sot (17.06) rekomandimin për dhënien e statusit të menjëhershëm të kandidatit për Ukrainën dhe Moldavinë, por vendimi për këtë duhet të merret njëzëri dhe kjo mund të ndodhë ndoshta në samitin e javës së ardhshme në Bruksel.

Kritere të qarta

Megjithatë pranimi në Bashkimin Evropian lidhet me “kritere të qarta” të cilat “duhet të respektohen nga të gjithë”. Ndër to bëjnë pjesë demokracia dhe sundimi i ligjit.

Presidenti francez, Emmanuel Macron, theksoi se statusi i kandidatit duhet të shoqërohet me një udhërrëfyes konkret dhe në këtë mes duhet të merren parasysh edhe dëshirat për anëtarësim të vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenski, tha në një konferencë të përbashkët shtypi me kancelarin Olaf Scholz, presidentin francez, Emmanuel Macron, kryeministrin italian, Mario Draghi, dhe presidentin rumun, Klaus Iohannis: “Vendi ynë është i gatshëm të bëjë gjithçka që është e nevojshme për t’u bërë një anëtar i plotë i BE-së”. Statusi kandidat për anëtarësim në BE është një “mundësi historike” për të forcuar stabilitetin evropian.

Evropa përkrah Ukrainës deri në fitore

Por ndërsa lidhur me statusin e kandidatit për Ukrainën kancelari ishte i qartë, ai nuk u shpreh qartë lidhur me kërkesat e Ukrainës për tanke dhe armë gjermane. Në konferencën për shtyp Olaf Scholzi nuk premtoi furnizime të reja me armë, megjithëse nevoja për to në Ukrainë po rritet çdo ditë për shkak të luftimeve të ashpra në Donbas. Kancelari përsëriti zotimet e mëparshme për tanke Gepard dhe raketa, por nuk përmendi afate për dërgimin e tyre. Edhe presidenti francez Macron premtoi se do të dërgojë sërish raketa, por asgjë më shumë./DW

g.kosovari

Next Post
horoskopi

4 shenjat e Horoskopit që kanë më shumë gjasa të ndahen nga lidhja e tyre

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In