• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

4 shtëpi të pajustifikuara dhe një dyqan në qendrën tregtare/ Pasuritë që “shkarkuan” kryegjyqtaren e Korçës

by Java News
13/02/2020 21:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka ‘vulosur’ në mënyrë përfundimtare shkarkimin nga detyra dhe përjashtimin me 15 vjet nga drejtësia kryegjyqtarin e Apelit në Korçë, Entela Prifti. Një mendim ndryshe ka pasur vetëm gjyqtarja Ina Rama, ish-kryeprokurore, jo për faktin se zonja Prifti duhej shkarkuar nga detyra, por për konstatimin e shumicës se Entela Prifti ka cenuar besimin e publikut te sistemi i drejtësisë.

Kryegjyqtarja e Korçës u shkarkua fillimisht nga shkalla e parë e Vettingut në 10 tetor 2018. Ajo i kërkoi Kolegjit rrëzimin e këtij vendimi. Kolegji në 2 dhjetor të 2019, la në fuqi vendimin e shkallës së parë.

Të pesë anëtarët e trupit gjykues nuk kanë pasur asnjë dilemë për shkarkimin nga detyra të Entela Priftit, me përjashtim të zonjës Rama, për një asket që nuk e afekton vendimin përfundimtar.

Po pse Kolegji e shkarkoi përfundimisht Entela Priftin?

Nga vendimi i zbardhur para disa orësh, Kolegji ka arritur në konkluzionin se kryegjyqtarja e Korçës ka mungesë të burimeve financiare për të justifikuar një apartament me sipërfaqe 55 m² në Korçë, apartament 70 m² në Korçë, apartament banimit dupleks me sipërfaqe 235 m² në Korçë, banesë me sipërfaqe 198 m2 në Korçë, si dhe një njësi shërbimi me sipërfaqe 519 m² në Korçë.

Komisioni i Vettingut ka konstatuar se kjo ‘njësia e shërbimit’ ishte pjesë e një qendre tregtare.

Kryegjyqtarja ka deklaruar se e ka blerë me 27.360 lekë/m2. Por, sipas Komisionit të Vettingut çmimi i saj sipas tregut është mbi 1.100 euro. Gjithsesi, Kolegji ka konkluduar se kryegjyqtarja nuk e justifikon këtë pasuri.

Edhe pse gjithë këto pasuri, kryegjyqtarja ka deklaruar se bashkëshortit të saj i ka dhuruar babai 2 000 000 lekë. Kjo shumë ka kaluar në llogarinë e bashkëshortit. Kolegji ka arritur në konkluzionin se kryegjyqtarja ka mungesë të burimeve të ligjshme financiare për krijimin e kësaj shume. Por, çudirat nuk mbarojnë këtu. Shkalla e parë e Vettingut ka konstatuar se bashkëshortit të kryegjyqtares i kishin kaluar 70 mijë USD në llogari, shumë e cila nuk është deklaruar. Ajo ka pohuar se kjo shumë i përket një mikeshe të familjes së tyre që ushtron profesionin e avokates në Selanik, Greqi.

Në vijim, bashkëshorti i saj ka depozituar në shumë 3.600.000 lekë, e ka konvertuar atë në monedhën euro 29.629 dhe e ka tërhequr cash. Kryegjyqtarja ka pretenduar se edhe kjo shumë i përkiste një miku të bashkëshortit, por nuk kuptohet se pse miq e familjes së tyre i kalonin paratë nga llogaria e bashkëshortit të kryegjyqtares. /shqiptarja.com/

Next Post
Humbi 2 anëtarë nga tërmeti, Bujar Çuka rikujton tmerrin: Dola zbathur, u futa poshtë derës

Humbi 2 anëtarë nga tërmeti, Bujar Çuka rikujton tmerrin: Dola zbathur, u futa poshtë derës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

Policia e kishte shpallur në kërkim, shkodrani shkon në spital dhe humb jetën atje

September 23, 2026
Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

Nisma e PDK, çfarë pritet të ndodhë me ligjin për Specialen

September 23, 2026
Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

Karakaçi: Nis në fillim të 2027 ndërtimi i hekurudhës Vorë-Hani i Hotit. Dokumentet e Milot-Balldren, publike te “Besa”

September 23, 2026
LISTA / Rajonet dhe bashkitë e reja që propozohen nga PD, përveç atyre ekzistuese

PS vijon me hartën territoriale, PD braktis diskutimet në Kuvend: Ankim në Kushtetuese

September 23, 2026
Berisha: Kushti i vetëm që Shqipëria të anëtarësohet në BE është largimi i Edi Ramës

Berisha mbledh deputetët, diskutohet reagimi pas masës ndaj Hysenit: SHISH në duart e krimit

September 23, 2026
Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

Policia kap “skifterin” që i vodhi çantën shtetases gjermane te Liqeni Artificial

September 23, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Zgjedhjet e Parakohshme, tashmë janë domosdoshmëri

September 23, 2026
A kërcënohet Shqipëria? Raporti i SHISH: Sulmet terroriste nga grupe të vogla janë potencialisht të mundshme

Shkarkimi i Vlora Hysenit, Rama komandon Elvis Lilën në krye të SHISH

September 23, 2026
Ndryshimet në kabinetin qeveritar/ Çupi: Rama dha lajmin se duhen motorë të rinj për integrimin në BE

Nëse Vlora Hyseni del e zonja e vetes!?

September 23, 2026
Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen drejtuesit e rinj në Berat, Sarandë dhe Dibër

September 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com