• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

4 shprehje që ndryshuan historinë e botës

by
08/08/2015 19:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

4 shprehje që ndryshuan historinë e botës

Do të lexoni disa shprehje të njohura dhe të fuqishme që kanë ndryshuar historinë e botës. Disa kanë qenë aq të fuqishme sa pas tyre plasën Luftërat Botërore. Të tjera kanë shkaktuar stuhi që kanë rrezikuar zhdukjen e njerëzimit. Disa të tjera kanë frymëzuar ndryshimin e mendësive dhe kanë nxitur nisjen e reformave sociale. Këto fjalë kanë shndërruar jetën e miliona njerëzve dhe kanë hapur rrugë të reja për brezat e ardhshëm.

Galileo Galilei “Eppur si muove!” (“Por prapë ajo lëviz.”)

Një herë në disa shekuj, del një njeri që shkakton revolucion me vetëm tri fjalë. Fizikanti dhe matematicieni italian, Galileo Galilei, kishte një pikëpamje tjetër për lëvizjen e Diellit dhe trupave të tjerë qiellorë në raport me Tokën, por Kisha ruante idenë që Dielli dhe gjithë trupat qiellorë rrotulloheshin rreth Tokës, një ide që besimtarët e krishterë e pranuan duke e marrë si të shkruar në Bibël, meqë kleri e interpretonte në këtë mënyrë. Në këtë kohë inkuizicionesh dhe një dyshimi shumë të lartë për besimet pagane, pikëpmajet e Galileut u konsideruan herezi dhe ai u gjykua për përhapjen e ideve heretike. Ndëshkimi për herezinë ishte torturë dhe vrasje. Galileo rrezikoi jetën për t’i mësuar kishës sa gabim ishte, por pikëpamjet e saj shoviniste nuk kishin ndër mend të lëviznin asnjë fije, Galileu duhet të ikte. 68 vjeçari nuk mund të lejonte që t’i humbte jeta për një fakt të thjeshtë, prandaj pranoi publikisht që e kishte gabim: “Unë mendova dhe besova që Dielli ishte qendra e Universit dhe ishte i palëvzshëm që nuk ishte Toka qendra e Universit dhe që ajo lëviz. Duke dashur të hiqja nga mendja e eminencave tuaja dhe të çdo të krishteri katolik, këtë dyshim të zjarrtë, me zemër të hapur dhe besim të palëkunudur, unë hedh poshtë solemnisht, mallkoj dhe urrej gabimet e thëna dhe herezitë dhe përgjithësisht çdo gabim dhe sekt kundër Kishës së Shenjtë dhe betohem që kurrë nuk do të them ose pohoj në të ardhmen, me gojë ose me shkrim, diçka që mund të ngrejë një dyshim të ngjashëm për mua, por nëse do mësoj për ndonjë heretik, ose që dyshohet për herezi, do e denoncoj te Zyra e Shenjtë ose te inkuizitori ose gjyqtari i vendit ku mund të jem. Betohem dhe premtoj që do të përmbush dhe do t’i kem kujdes plotësisht, të gjitha aktet e pendesës që më ka kërkuar ose do të më kërkojë kjo Zyrë e Shenjtë.”

Galileo Galilei, Betimi mohues, 22 qershor 1633

Shprehja “Eppur si muove!” është gjetur në një pikturë spanjolle. Nuk dihet nëse Galileo e ka thënë, por besohet që Galileo i pëshpëriti këto fjalë nën zë, pasi u detyrua të hidhte poshtë pikëpamjet e tij. Ky mohim i detyruar që u desh të përballonte, është një nga ngjarjet më të rëndësishme të botës. Ai tregon si shpirti i lirë dhe mendimi shkencor është shtypur vazhdimisht nga pikëpmajet konservatore të një grupi të fuqishëm. Njerëzimi është në borxh ndaj këtij shkencëtari të guximshëm, që sot e konsiderojmë “babai i astronomisë moderne”,“babai i fizikës moderne” dhe “babai i shkencës moderne”.

Karl Marx dhe Friedrich Engels

“Proletarët nuk kanë asgjë për të humbur përveç zinxhirëve të tyre. Por kanë botën për të fituar. Punëtorë të të gjitha shteteve, bashkohuni!” Këto fjalë të kujtojnë përhapjen e komunizmit nën drejtimin e dy intelektualëve gjermanë, Karl Marx dhe Friedrich Engels. Klasa punëtore kishte vuajtur vite të tëra shfrytëzimi, shtypjeje dhe diskriminimi në një Evropë kapitaliste. Nën shtresën e pasur të biznesmenëve, tregtarëve, bankierëve dhe industrialistëve, punonjësit dhe punëtorët kishin kushte çnjerëzore jetese. Pakënaqësia e flaktë po rritej tashmë në gjirin e të varfërve. Ndërsa shtetet kapitaliste shqetësoheshin për më shumë pushtet politik dhe liri ekonomike, Karl Marx dhe Friedrich Engels besonin që ishte radha e punëtorëve për të marrë çfarë u takonte. Slogani “Punëtorë të gjithë botës, bashkohuni!” ishte një thirrje në Minfestin Komunist të shkruar nga Marx dhe Engels si rresht i fundit i manifestit. Manifesti Komunist tronditi kapitalizmin në Evropë dhe krijoi një rend të ri social. Kjo shprehje, që ishte një zë i mekur që kërkonte ndryshim, u bë një ulërimë e frikshme. Revolucionet e vitit 1848 ishin një rezultat i drejtpërdrejt i sloganit. Revolucioni ndryshoi fytyrën e Francës, Gjermanisë, Italisë dhe Austrisë. Manifesti Komunist është një nga dokumentet laike më të lexuara në botë. Qeveritë u tronditën dhe klasa e re sociale fitoi zërin e saj në mbretërinë e politikës. Kjo shprehje është një zë i rendit të ri social që u krijua me kohën.

Nelson Mandela

“Unë kam ushqyer idealin e demokracisë dhe shoqërisë së lirë në të cilën të gjithë njerëzit jetojnë në harmoni dhe me mundësi të barabarta. Është një ideal, për të cilin shpresoj të jetoj dhe ta arrij, por nëse do jetë nevoja, është një ideal për të cilin jam përgatitur të vdes.” Nelson Mandela ishte Davidi që mundi Golian e ligjit kolonial. Kongresi Kombëtar Afrikan, nën drejtimin e Mandelës organizoi demonstrata të ndryshme, fushata civile mosbindjeje dhe forma të tjera jo të dhunshme protestash kundër aparteidit. Nelson Mandela u bë fytyra e lëvizjes kundër aparteidit. Ai bindi të zinjtë e Afrikës së Jugut të bashkoheshin kundër regjimit shtypës të qeverisë së të bardhëve. Dhe i pagoi me çmim të shtrenjtë pikëpamjet e tij demokratike. Në prillin e vitit 1964, në gjykatën e tejmbushur të Johannesburg-ut, Nelson Mandela akuzohej për terrorizëm dhe propagandë kundër pushtetit. Në atë ditë historike, Nelson Mandela mbajti një fjalim për audiencën e mbledhur në sallën e gjyqit. Kjo shprehje, që ishte fjalia mbyllëse e fjalimit, bëri jehonë në çdo cep të botës. Fjalimi pasionant i Mandela-s ia lidhi gjuhën botës. Për herë të parë, Mandela kishte tronditur themelet e qeverisë së aparteidit. Fjalët e tij vazhdojnë të frymëzojnë miliona njerëz të shtypur në Afrikën e Jugut për të gjetur një perspektivë të re jete. Shprehja e Mandelës qarkullon në rrathët politikë dhe socialë si simbol i një zgjimi të ri.

Ronald Reagan  “Zoti Gorbaçov, rrëzoje këtë mur.”

Edhe pse kjo shprehje është për Murin e Berlinit që ndante Gjermaninë Lindore dhe Gjermaninë Perëndimore, ajo është një referencë simbolike në fund të Luftës së Ftohtë. Kur Reagan e tha këtë fjali të famshme gjatë fjalimit në Brandenburg pranë murit të Berlinit në 12 qershor 1987, ai bëri edhe një thirrje të sinqertë për liderin e Bashkimit Sovjetik Mikhail Gorbaçov për të shkrirë akullin mes dy Gjermanisë Lindore dhe Gjermanisë Perëndimore. Gorbaçov, lider i Bllokut Lindor në anën tjetër, po shtronte rrugën për reforma në Bashkimin Sovjetik nëpërmjet masave liberale si perestroika, por Gjermanisë Lindore që udhëhiqej nga Bashkimi Sovjetik, po i merrej fryma në një ekonomi të varfër dhe liri të kufizuar. Reagan, presidenti i 40-të i ShBA, në këtë kohë po vizitonte Berlinin Perëndimor. Sfida e tij e guximshme nuk pati impakt të menjëhershëm në Murin e Berlinit, megjithatë pllakat tektonike të sfondit politik po zhvendoseshin në Evropën Lindore. Viti 1989 ishte me domethënie historike. Në këtë vit ranë shumë gjëra, përfshi edhe Murin e Berlinit. Bashkimi Sovjetik, që ishte një konfederatë e fuqishme shtetesh, u shpërbë dhe lindën shumë shtete të pavarura. Lufta e Ftohtë që kishte kërcënuar për një garë mbarëbotërore armësh nukleare më në fund kishte mbaruar. Fjalimi i Reagan-it mund të mos ketë qenë shkak i menjëhershëm i rënies së Murit të Berlinit, por shumë analistë politikë besojnë që këto fjalë provokuan zgjimin mes berlinezëve lindorë që mund të ketë çuar në rrëzimin e murit. Sot, shumë kombe kanë konflikte politike me fqinjët e tyre, por rrallë hasim në histori një ngjarje aq domethënëse sa rënia e Murit të Berlinit.

Next Post

Bankat, fitime të larta nga interesat e kredive

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

Putin do më helmojë si Navalnyn? Zelensky në Mynih: Përpiqem të mos mendoj për planet e presidentit rus

February 14, 2026
Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

Prefekti i Tiranës Shkëlqim Hajdari nderon figurën e Hafiz Ali Korçës gjatë vizitës në Kavajë

February 14, 2026
Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

Eva Dumani rikthehet pas 12 vitesh në Siri/ Reagon Ministria e Jashtme: Operacioni u realizua me mbështetjen e partnerëve

February 14, 2026
“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

“U krye shpërthim i planifikuar për shkak të punimeve”, ARRSH reagon për bllokimin e rrugës në dalje të tunelit të Llogarasë

February 14, 2026
“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

“Urdhrin e dhashë unë”, Klod Cara merr fajin për plagosjen e Dhimo Mecit në burgun grek (FOTO)

February 14, 2026
Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

Akuzat për helmimin e Navalny me toksinë bretkosash, reagon Rusia: Mashtrim i propagandës perëndimore

February 14, 2026
Lista Basha, një ëndërr e keqe pranvere

Bojkot lara-lara, të ftojnë në Uashington, të lenë pas dere në Mynih!

February 14, 2026
Gripi arrin pikun në Shqipëri, rreth 16 mijë raste vetëm gjatë javës së fundit

“Mund të zgjasë deri në mars”/ Gripi nuk tërhiqet, mjekët apel për kujdes: Këtë javë u raportuan mbi 15 mijë raste

February 14, 2026
Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

Aksident në aksin Pogradec-Korçë, makina përplas këmbësoren, transportohet në spital e plagosura

February 14, 2026
Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

Trafik i rënduar nga “Tuneli i Krrabës” drejt Librazhdit, aksident me dy të plagosur në Labinot-Fushë

February 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In