• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Dossier

4 shkurti 1944, masakra e ballistëve që vulosi turpin e bashkëpunimit me okupatorin

by A R
05/02/2023 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Meçe

Në historiografinë e popullit tonë gjatë okupacionit fashist të vendit 1939- 44 sikurse dhe në shumë vende të Evropës që lëngonin nën çizmen fashiste, lindi dhe u forcua më tej ndenja e atdhedashurisë, ndjenjë kjo që shtresa të ndryshme shoqërore mbajtën qëndrime të ndryshme ndaj pushtimit nazi-fashist. Pjesa dërmuese e popujve jo vetëm për ta përballuar por dhe për ta luftuar okupatorin formuan frontin e gjerë Nacional- çlirimtar duke u bërë thirrje gjithë forcave politike për tu bashkuar pa dallim feje krahine dhe ideje për çlirimin e vendeve të tyre, teksa dhe forca të tjera të cilat shikonin interesat e tyre ekonomiko- shoqërore dhe pse do hiqeshin si atdhetarë ata do të viheshin direkt apo indirekt ne shërbim të nazi- fashisteve duke formuar qeveritë kukulla apo si njihen në termin tashmë të njohur “Qeveri Kuislinge”( Nga V.Kuislingu i Norvegjisë i cili sapo u pushtua vendi i tij ai i shërbeu me zell nazistëve gjermanë)

.Në vendin tonë PKSH dhe pse kish organizuar dhe një konferencë në Pezën e “Babë Lymit” duke u bërë thirrje popullit të hidhej në një front kundër pushtuesve italianë dhe më vonë atyre gjermanë, përsëri nga gjiri i popullit shtresa të ndryshme të shoqërisë shqiptare të asaj kohe mbajten qëndrime të ndryshme. Të parët të cilët u hodhën në luftën e organizuar ishin komunistët shqiptarë, sigurisht pa mohuar dhe atdhetarë të tillë si Myslim Peza, Haxhi Lleshi etj të cilët kishin formuar çetat e tyre kundër okupatorit. Gjatë lufte u lidhen me PKSH-ne dhe premtuan dhe disa organizata të tilla si ajo e “Legalitetit” me A.Kupin në krye e cila inatin me fashizmin e kishin se përse u patën përzënë mbretin Zog nga froni, sikurse dhe pjesa tjetër përfaqësues te feudo-borgjezisë së re shqiptare të udhëhequra nga M. Frashëri të cilët për të mos u diskretituar në popull hartuan dhe një “dekalog”( program me 10 pika) ku ata zotoheshin se do e luftonin armikun, por që në fakt dhe pse një dokument gjysmak i cili nuk e theksonte se kush ishin armiqtë, përsëri “Balli” jo vetëm se nuk ndërmori asnjë hap me karakter luftarak që të dëshmonte besnikërinë e tij dhe ndaj atyre që kishin shkruar vetë, por përkundrazi “Balli Kombëtar” u bë palë me armikun.

Është për tu theksuar se shumë anëtarë të Qeverisë të Kabinetit “Vërlaci” e deri te I.Biçaku kishin qenë anëtarë e simpatizantë të “Ballit”. Kështu psh R. Mitrovica, Xh. Deva, L. Nosi, Xh. Stravecka,F. Dibra, H.Dema. K.Cakrani ishin të gjithë anëtarë të Ballit Kombëtar teksa të tjerët bashkëpunonim me prefekturat duke zbatuar pa përjashtim direktivat e pushtuesve. Por ajo që u grisi krejtësisht maskën ballistëve është masakra e 4 shkurtit 1944 . Sigurisht që komanda e lartë gjermane kishte dijeni të plotë për planin e hartuar nga Ministria e brendshme e Xhafer Devës, plan ky i cili ishte hartuar Hysni Dema si komandant xhandarmërie dhe nga Kadri Cakrani si kryetar i forcave të “Ballit”.Tirana atë ditë u mbulua me gjak prej dorës vrastare të sahan lëpirësve shqiptarë të cilët ishin e ngelën deri në fund qen besnikë e në shërbim te fashizmit okupator. Ata nga urrejtja që kishin ndaj Frontit Nacional çlirimtar dhe forcave partizane të cilat nuk arritën dot që ti mposhtnin në operacionin e vështirë të dimrit ( ne fillimin e dimrit 1943 dhe fundin e tij 1944) sikurse dhe ndaj disa atentateve te Qarkorit te PKSH-se kundër spiuneve dhe b/punëtorëve te gjermaneve, organizuan masakrën më të përgjakshme atë të 4 shkurti.

Gazeta “Bashkimi i Kombit” do të citonte fjalët e xhalatit se gjaku don gjak, si përgjigje ndaj atentatit të rojes personale te K.Cakranit dhe xhaxhait të Xh.Devës, por që në fakt ky ishte preteksti, sepse forcat kolaboracioniste te ballit të K. Cakranit me urdhër të Devës dhe H.Demës do të kryenin krimin më të rëndë i cili do tu çirrte përfundimisht maskën ballistëve duke i radhitur ata si bashkëpunëtorët më të zellshmit dhe qen besnik të okupatorit. Nëse ishin 86 të vrarë e të masakruar apo 74, nëse ishin dhe më pak kjo s’ka shumë rëndësi. Rëndësi ka fakti se dhe pse ata u vranë kriminelet e “Ballit” i lanë atje në vendin ku ranë me qëllim që të frikësonin popullin me anë të terrorit. Kjo ishte politika e “ballit” sikurse patën bërë dhe forcat e Ismail Golemit në burgun e kalasë së Gjirokastrës të cilët jo më shumë por pak javë mbas masakrës së Tiranës ata do të pushkatonin disa antifashiste. Ja kjo ishte fytyra e vërtetë e “Ballit Kombëtar” i cili i ka te lyer duart me gjak dhe nuk kanë as më të voglin ndryshim nga okupatorët, ata ishin dhe ngelen nazistët shqiptarë nën komandën e forcave hitleriane.

Ja pse dhe dokumenti i 7 tetorit 1943 i Mit’hat Frashërit mbart vulën jo vetëm vërtetësinë e fajësisë së tyre si tradhtarë, por dhe atë të b/punimit ku ai shkruan me dorën e tij se duhet të ndrpritin çdo aktivitet luftarak kundër forcave gjermane deri sa te lëshohej një qarkore e dytë… e cila nuk doli kurrë sepse “Ballistët” kishin kohë që mbi kurrizin e tyre kishin marrë vulën e tradhtisë….dhe k/ministrit tonë na i ardhka keq qe pse hoqën kokën e M.Frashërit nga vëllezërit e tjerë Frashëri. Mirë ja kanë bërë! I puthsha dorën atij që e hoqi atë tradhtar planprishës, nga patriotët e mëdhenj Sami Abdyl e Naim Frashëri. Do të ishte në nderin e Bashkisë së qytetit të Tiranës që për këta martirë të rënë në 4 shkurt 1944 të ngrinin një përmendore e cila të na forcojë memorien historike për të kujtuar jo vetëm viktimat e pafajshme por dhe dorën tradhtare dhe rrugën e turpit që ndoqi “Balli Kombëtar”.

Next Post
BE shton presionet për dialogun, Lajçak të hënën zbarkon në Kosovë, ja çfarë pritet të vendoset

BE shton presionet për dialogun, Lajçak të hënën zbarkon në Kosovë, ja çfarë pritet të vendoset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

Koçeku braktisi grupin socialist, deputeti i PS: E telefonova sapo mora vesh lajmin, por e kishte fikur telefonin

June 15, 2026
Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

Shkatërrohet “banka sekrete” e krimit në Itali, 41 të arrestuar, qindra milionë euro të trafikut të drogës dhe rrjete shqiptare nën hetim

June 15, 2026
Pasojat e rënda të një harte administrative

Pse shtresa të pa kthjelluara shoqërore po nxisin paqëndrueshmëri?

June 15, 2026
Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

Bido për marshimin në Rinas: Drejtimi i protestuesve te infrastruktura kritike është akt antikombëtar

June 15, 2026
“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

“Zot më jep forcë…”, Marjana Koçeku reagon sërish pas largimit nga PS

June 15, 2026
“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

“Heqje e sanksioneve, zhbllokim asetesh dhe dëmshpërblime lufte”, Irani zbulon detajet e marrëveshjes me SHBA-në

June 15, 2026
“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

“Shumë banorë në Vlorë e duan investimin”, deputetja: Bllokimi i aksit të Rinasit nga protestuesit, gabim

June 15, 2026
Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

Manjani: Nuk jam kundër protestës, por kundër revolucionit, pas saj shoh ndikime politike ndërkombëtare

June 15, 2026
Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

Protestat, analisti: Po përdoren për të sulmuar Trumpin

June 15, 2026
GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

GB News: Protestat në Shqipëri po godasin turizmin, rriten anulimet e rezervimeve

June 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In