Ka shkuar në 28 numri i personave të infektuar e COVID-19 në Kosovë, ku 4 raste të reja janë konfirmuar sot.
Rastet e fundit janë nga Ferizaj, Prishtina dhe Gjakova.
Nëpërmjet një njoftimi, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se janë bërë 30 teste, prej të cilave 4 kanë rezultuar se janë prekur me COVID-19.
“Nga katër rastet e konfirmuara, njëri është rast i importuar nga Gjermania, i gjinisë mashkull, 32 vjeç me vendbanim në Bibaj-Ferizaj. Ndërsa tre rastet tjera pozitive janë raste kontakti, 2 prej tyre janë me vendbanim në Prishtinë femra të moshës 50 dhe 29 vjeçare dhe e treta me vendbanim në Gjakovë e gjinisë femër, 40 vjeçare Të gjitha kontaktet janë të identifikuara”, thuhet në njoftim.
g.kosovari