• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“4 orë e gjysmë pritje për të dalë nga Bari”, mezzogiorno.it: Ja ku Shqipëria ja kalon Italisë

by Java News
24/09/2017 14:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta italiane ‘’ La Gazzeta del Mezzo Giornio’’ i ka kushtuar një reportazh Shqipërisë në të cilin kanë përshkuar ndryshimet që ka bërë vendi jonë për sa i përket ekonomisë, turizmit si dhe rritjen e sigurisë në porte.

Reportazhi nis me  imbarkimin në tragetin Rigel III të Ventouris Ferries në Bari drejt Durrësit, ku ofrohen shërbime më cilësore se në linjat e Greqisë, Malit të Zi dhe Kroacisë.

Mbërritja në portin e Durrësit i përmbys imazhin kaotik të portit të Barit. Rregull, kontroll e siguri e lartë. Koha e qëndrimit në port nuk kalon 30 minuta qofshin këto pasagjerë në këmbë apo makina e kamionë. 28 kabina në dispozicion në Durrës e gjithçka qe regjistrohet në hyrje dalje në sistemet e policisë.

Gazetarët kanë pasur një takim më Zv/ministren e Brendshme Rovena Voda e cila pasi ka bërë një panoramë të reformave që ka ndërmarrë qeveria në kuadër të proceseve integruese ka shprehur shqetësimin edhe për sa i përket situatës në portin e Barit ku shpesh herë shtetasit shqiptar detyrohen të presin për orë të tëra.

“Jemi të shqetësuar për atë që ndodh në portin e Barit, sidomos ku fluksi i hyrjes dhe i daljes të rreth 8-10 mijë personave. Sigurisht nuk mund të them që këtu te funksionin gjithçka, por diçka nuk funksionon as andej nga ju’’

Konfirmimi për këtë vjen edhe nga Artur Beu i cili është oficeri i ndërlidhjes me Policinë Italiane.

’’Në muajt e verës si dhe gjatë kohës së Krishtlindjeve, porti i Barit nuk e përballon me efiçencë fluksin e shqiptarëve. Probleme me  lëvizjet tranziteve dhe verifikimi i dokumentave janë ato që krijojnë shumë orë pritje dhe shqetësim te pasagjerët dhe autosportuesit janë lënë vetëm, me rrezikun për të pësuar çdo gjë’’

Në artikull gazetarët italianë kanë përshkruar edhe një eksperiencë personale të Këshilltarit të Ministrit për Çështjet Ndërkombëtare, i cili nga përvoja personale ka thënë se i janë dashur rreth 4 orë e gjysmë pritje për të dalë nga porti i Barit.

Gazetarët kanë parë nga afër edhe zhvillimin e turizmit në vend si dhe në kryeqytet. Udhëtimin e tyre gazetarët e mbyllin përsëri nga portin e Barit aty ku takojnë konsullin e Shqipërisë në Bari Adrian Haskaj, i cili tregon se vonesat e portin e Barit janë shqetësuese si për drejtuesit e kamionëve ashtu edhe për qytetarët.

Tashmë Shqipëria është vendi ku prodhohet siguri, ekonomia është në rritje dhe turizmi gjithashtu. Portet e dy vendeve janë në kontrast me njëri – tjetrin dhe këtë herë fiton Durrësi e Shqipëria

Next Post

Dielli "ikën" bashkë me fundjavën, çfarë parashikojnë metereologët për ditët në vijim

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Bota në kaos, Shqipëria më e rrezikuar se kurrë

October 20, 2026
Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

Dëmet nga protestat në Tiranë, Sefa: Fatura deri në 10 milionë euro, në fund e paguajnë qytetarët

October 20, 2026
Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

Trump përdor trazirat në Francë për të sulmuar demokratët: Kjo është ajo që duan t’i bëjnë Amerikës

October 20, 2026
VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

VIDEO/ “Dialogu” i Ramës përfundon me karrige të përmbysura, protestuesit refuzojnë ftesën e Kryeministrisë

October 20, 2026
Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

Balla fton protestuesit në dialog: Të enjten votojmë investimet për konviktet

October 20, 2026
Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

Protesta, Balla: Të miturit po përdoren “mish për top”, dënojmë dhunën ndaj Policisë

October 20, 2026
Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

Blendi Klosi sfidon debatet për Ramën: Do t’i fitojë zgjedhjet edhe në 2027 dhe 2029

October 20, 2026
Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

Finlanda planifikon blerjen e 1 milion minave kundër personit, 100 milionë euro për mbrojtjen e kufirit me Rusinë

October 20, 2026
VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

VIDEO/ Pedagogët dalin në protestë, shoqërohen nga vajza e Berishës dhe dhëndri

October 20, 2026
“Fëmijët e lagjes time”

“Fëmijët e lagjes time”

October 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com