• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 ndër 24. Shumë pak…

by Eduard Zaloshnja
23/11/2023 13:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Eduard Zaloshnja

Deri më 1990, kur kufijtë e Shqipërisë ishin ende të mbyllur me tela me gjemba (literalisht dhe legalisht), të vetmit futbollistë që luanin me kombëtaren tonë ishin ata që ishin lindur, rritur e zhvilluar si futbollistë brenda kufijve të caktuar nga Konferenca e Ambasadorve në Londër më 1913. Pas hapjes së kufijve, në kombëtaren shqiptare filluan të grumbullohen futbollistë nga të gjitha trojet shqiptare (jo pak prej tyre të lindur apo të rritur në Europë).

Hapja e Shqipërisë (dhe rrjedhimisht e kombëtares së futbollit) ka sjellë rezultate dhe emocione të jashtëzakonshme për sportdashësit shqiptarë. Disa nga më të spikaturat: Humbjet e ngushta në Gjermani më 1994 e 1997, fitorja me Rusinë në Shkodër më 2003, fitorja me kampionen e Europës (Greqinë) në Tiranë më 2004, fitorja në Portugali më 2014, fitorja me Francën në Tiranë më 2015, kualifikimi në Europianin e 2016-ës dhe fitorja atje me Rumaninë, fitoret e sivjetshme me Poloninë dhe Çekinë në Tiranë dhe kualifikimi në Europianin e 2024-ës.

Sidoqoftë, me kalimin e viteve, ka ardhur gjithnjë duke u pakësuar në kombëtaren tonë numri i atyre që janë lindur, rritur e zhvilluar si futbollistë në Shqipërinë londineze. Nga 24 futbollistët e grumbulluar së fundmi në kombëtare, vetëm 4 janë lindur, rritur e zhvilluar si futbollistë në Shqipërinë londineze: Cikalleshi, Uzuni, Muçi dhe Bare. Dhe kuptohet që trajneri Silvinjo nuk ka pasur ndonjë paragjykim në grumbullim – ai ka grumbulluar futbollistët më të mirë ndër 50 që ka monitoruar gjatë vitit të fundit, pavarsisht se ku janë lindur, rritur e zhvilluar si futbollistë.

Statistika e mësipërmë (vetëm 4 nga 24) ilustron dhimbshëm rënien e cilësisë së futbollit në territorin e Shqipërisë londineze. Sepse dikur, edhe kur kombëtarja grumbullonte vetëm futbollistë nga ky territor, sportdashësit gjithsesi kanë përjetuar ndeshje me emocione të rralla. Disa nga më të spikaturat: Fitorja e Kupës Ballkanike më 1946, fitorja ndaj Danimarkës 1-0 më 1963, barazimi ndaj Irlandës Veriore të Xhoxh Bestit 1-1 më 1965, barazimi ndaj nën-kampionëve të botës (Gjermanisë Perëndimore) 0-0 më 1967, fitorja ndaj Turqisë 3-0 më 1971, fitorja ndaj Finlandës 2-0 më 1980, barazimi me Poloninë 2-2 më 1984, fitorja ndaj Belgjikës 2-0 më 1984, dhe pjesa e parë me Spanjën 1-0 më 1986 (ku kombëtarja jonë ka luajtur ndoshta futbollin më të bukur deri më sot).

Fakti që klubet tona dhe akademitë përkatëse nuk nxjerrin më talente si Panajot Pano, Qemal Vogli, Ali Mema, Miahallaq Zëri, Fatmir Frashëri, Medin Zhega, Ilir Përnaska, Arben Minga, Agustin Kola, Shkëlqim Muça, Sulejman Mema, Sulejman Demollari, etj. etj. (të cilët, në kulmin e tyre, mund të ishin transferuar me sukses në klubet më të mira europiane – nëse kufijtë do të kishin qenë të hapur), tregon se Fedarata Shqiptare e Futbollit e ka lënë pas dore zhvillimin e futbollit këtu në Shqipërinë londineze, ku sportdashësit duan të shohin futboll cilësor çdo javë, e jo vetëm kur luan kombëtarja kuqezi…

Next Post
Rikthehet Superliga, Egnatia pret Partizanin, Tirana sfidon Kukësin

Rikthehet Superliga, Egnatia pret Partizanin, Tirana sfidon Kukësin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

PDK: Nuk pendohemi që refuzuam takimin me Kurtin, nuk negociojmë me dikë që synon kontrollin e institucioneve

August 5, 2026
E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

E përplasi makina, humb jetën këmbësori në Durrës

August 5, 2026
Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

Alarme për bombë në Milano, evakuohen gjashtë qendra tregtare pas një emaili kërcënues

August 5, 2026
Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

Shpërthim i fortë në Tiranë, shkrumbohet makina në zonën e Laprakës. Dyshimet e para (FOTO)

August 5, 2026
Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

Zjarri del jashtë kontrollit në Mallakastër, kryebashkiaku Ismailaj: Nesër rifillojmë ndërhyrjen nga ajri

August 5, 2026
Gracka e Madhe e Hagës: Një paranojë konflikti për të zhvendosur një rezistencë jetësore

Kufijtë e padukshëm të kombit

August 5, 2026
Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

Udhëtimi me varkë kthehet në tragjedi, 40-vjeçarja humb jetën në sy të fëmijëve

August 5, 2026
Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë -

Uzbekistani hyn në epokën hapësinore, sateliti i parë, Samarkand-2028, lëshohet në orbitë –

August 5, 2026
Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

Roli i flamingove të radikalizuar dhe pse Vlen-i u ekspozua në protestat kundër Edi Ramës?

August 5, 2026
Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

Eurostat: 1 në 6 persona konsumon duhan! Përdorimi i përditshëm është më i lartë te burrat

August 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com