• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 muaj të paguara dhe siguracione, si qeveria do të ndihmojë punonjësit sezonalë

by Java News
03/06/2024 17:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për të mbajtur fuqinë punëtore në vend, kryesisht ata sezonal, qeveria së bashku me organizatat, por dhe shoqatat në vend, po përgatisin një draft propozim. Pagesat jashtë sezonit, por dhe siguracionet janë masat që pritet të merren për tu ardhur në ndihmë qytetarëve.

Jo vetëm punonjës të bareve, restoranteve, por dhe të bujtinave apo dhe hoteleve pritet të përfitojnë nga masat që do të merren për punësimet sezonale. Është kjo një kërkesë ndër vite e bizneseve në këto sektore për të ruajtur fuqinë punëtore sidomos atë të kualifikuar, por dhe zhvilluar turizmin gjithëvjetor.

“Një nga zgjidhjet është dhe pagesa 4 muaj e punonjësve të turizmit sezonal me një kontratë me subjektet që duhet ta mbajnë 8 muaj hapur. Ishim në një takim me ILOn, e cila në bashkëpunim me qeverinë është duke e përgatitur këtë gjë. Është e vetmja zgjidhje që të kesh punonjës të kualifikuar të trajnuar dhe të kesh një kohëzgjatje gjithëvjetore”, tha Zak Topuzi, kreu i shoqatës së hotelerisë.

Sipas Topuzit sezonaliteti është kthyer në një problem serioz për gjetjen e fuqisë punëtore, pasi punonjësit kërkojnë qëndrueshmëri.

“Problemi shqiptar është se turizmi është një industri sezonale në renditjen botërore jemi në vendin e 108. Ky sezonalitet nuk i jep një punë të qëndrueshme një pagë të qëndrueshme dhe një siguracion gjatë gjithë vitit”, u shpreh Zak Topuzi, kreu i shoqatës së hotelerisë.

Për shkak të mungesës së fuqisë punëtore bizneset po bashkëpunojnë me institucionet arsimore për rregullimin e programit mësimor nga qershori deri në shtator.

“Rritja e pagave në sektorin e turizmit në periudhën e verës ka bërë që një pjesë e mirë një pjesë e nxënësve ose studentëve t’i drejtohen kësaj industrie. Kryesisht jugu ka paga të krahasueshme me Greqinë”, tha Topuzi.

Shqipërisë sipas shoqatave në sektorin e turizmit i mungojnë rreth 30 mijë punonjës në sektorin e akomodimit por dhe shërbimeve./a2

Next Post
Pasojat e rënda të një harte administrative

Gazetaria është dhe armë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com