• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

4 muaj nga lufta në Kumanovë, pritet të publikohen xhirimet

by Java News
27/08/2015 17:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Luftimet në Kumanovë që ndodhi më 9 maj mes grupit të armatosur kosovar dhe policisë maqedonase ku 8 policë dhe mbi 10 shqiptarë u vranë si duket po shkon drejt zbardhjes së rastit, raporton Zhurnal.

Mediat maqedonase kanë publikuar lajmin se një shërbim i huaj i zbulimit disponon me një video dhe audio-incizim se si incidenti në Kumanovë është bërë me marrëveshje dhe kurdisje në mënyrë profesionale.

Bëhet fjalë për një video-xhirim ku shihen qartë se si inspektorët e policisë sekrete maqedonase kontaktojnë me grupin kosovar. Ky material i xhiruar do ta zbardh të vërtetën se cili ka qenë roli i shërbimit sekret maqedonas, i disa figurave politike para dhe gjatë incidentit, transmeton Zhurnal.

Këto xhirime bënë që autoritetet e Maqedonisë të detyrohen që të pranojnë që bashkëpunëtorët më të ngushtë të kryeministrit Gruevski, ministrja Jankullovska dhe drejtori i DSK-së Mijallkov të japin dorëheqje.

Kjo video dëshmon se drejtuesit e MPB-së dhe shërbimit sekret maqedonas drejtëpërdrejtë kanë qenë të përfshirë në incidentin e Kumanovës. Për shkak të revoltit dhe presionit ndërkombëtar, kryeministri Gruevski ishte i detyruar të pranojë dorëheqjen e Jankullovskës dhe Mijallkovit.

Më tej thuhet se rasti i Kumanovës duhet të zbardhet me një hetim të pavarur ndërkombëtar, sepse disa persona nga grupi kosovar kanë qenë të kontrolluar nga dy shërbime sekrete të fuqishme evropiane.

Ndryshe, rasti i Kumanovës thuhet se mund të jetë i rrezikshëm për kryeministrin Gruevski vetëm atëherë nëse jep dorëheqje nga posti i tij dhe paralelisht të realizohet hetim ndërkombëtar.

Nga ana tjetër thuhet se Gruevski për shkak të këtyre dëshmive audio dhe video-xhirimeve për rastin e Kumanovës është i detyruar që të jep dorëheqje, raporton Zhurnal.

Next Post

Kthehet i nxehti afrikan, në shtator nis zyrtarisht vjeshta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com