• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, December 17, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 mln USD për kompensimin pronave të zëna nga legalizimi, sot nis aplikimi

by Aalison Pearse Stevens
18/08/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nis sot dorëzimi i dokumentave në AKKP për marrjen e kompensimit nga pronarët toka e të cilëve është zënë nga ndërtimet pa leje. Agjensia e Trajtimit të Pronave njofton hapjen e aplikimeve për fondin 4 milionë dollarë të vënë në dispozicion nga ALUIZNI. Janë 556 familje në 7 qarqe të vendit përkatësisht në Elbasan, Korçë Kukës, Lezhë, Vlorë, Tiranë dhe Durrës të cilat do të përfitojnë 70% të vlerës që ka prona e tyre. Agjensia e trajtimit të Pronave njofton fillimin e procesit të pranimit të kërkesave për shpërndarjen e kësteve për kompensimin e pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë privat që prken nga ndërtimet informale, emrat e të cilëve janë miratuar me vendim qeverie. Pranimi i kërkesave të përfituesve nis nga 18 gushti 2016 dhe nuk do të jetë i kufizuar në afat.

Dokumentet që duhet të dorëzuar për të plotësuar dosjen e cila mundëson më pas marrjen e vlerës në para:

  1. Kërkesa tip që i vihet në dispozicion nga ATP
  2. 2 Dëshminë e trashëgimisë për të gjithë trashëgimtarët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimtarëve, në përputhje me përcaktimet e Kodit Civil.
  3. Prokurën e posaçme, të nënshkruar nga të gjithë subjektet që përfitojnë kompensim, ku si tagër i nevojshëm të jetë edhe e drejta për të tërhequr vlerën financiare, në emër të tyre. Në rastet kur nuk është e mundur të dorëzohet prokura e posaçme, secili bashkëpronar apo një pjesë e tyre, paraqesin kërkesë individuale, apo të përbashkët, për pjesën takuese në pronën që kompensohet.
  4. Vërtetimin origjinal të lëshuar nga një bankë e nivelit të dytë për hapjen e llogarisë bankare.
  5. Fotokopjen e dokumentit të identifikimit.
  6. Çertifikatën familjare të aplikuesit.
  7. Mandatpagesën për shumën 2000 lekë për çdo aplikim të veçantë.

ma.me

Next Post

Djali i Osama bin Laden nxit arabët që ta rrëzojnë qeverinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In