• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 mln euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos dëmtuar imazhin e vendit. Do sjellë mbi 100 milionë euro përfitime ekonomike

by A R
08/07/2026 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka mbrojtur vendimin e qeverisë për të financuar me 4 milionë euro organizimin e koncertit të artistit ndërkombëtar Kanye West, duke e cilësuar investimin si një mundësi të jashtëzakonshme për promovimin e turizmit dhe ekonomisë shqiptare.

Sipas Ramës, fondi u përdor në momentin e fundit për të shmangur anulimin e aktivitetit dhe për të mos dëmtuar imazhin e Shqipërisë përballë rreth 25 mijë vizitorëve nga afro 80 vende të botës, të cilët kishin siguruar prej kohësh biletat për koncertin.

Rama argumentoi se ndikimi ekonomik i këtij eventi pritet të jetë shumë më i madh se shuma e investuar. Ai tha se qeveria llogarit mbi 100 milionë euro të ardhura për ekonominë shqiptare, duke përmendur si tregues rritjen e menjëhershme të rezervimeve në Booking.com për fundjavën kur do të zhvillohet koncerti. Sipas tij, përfitimet do të ndihen nga familjet, bizneset, sektori i turizmit, si edhe nga të ardhurat e bashkive dhe të shtetit përmes rritjes së konsumit.

“4 milionë euro në minutën e fundit, për të mos turpëruar Shqipërinë, në sytë e afro 25 mijë të huajve nga 80 shtete që gjermësot kanë blerë me kohë biletat për Kanye Ëest, për të mos humbur një mundësi fantastike promovimi të Shqipërisë Turistike, për një nga komunitetet më të mëdha të botës, dashamirët e muzikës; për të stimuluar ekonominë, e cila sa për një shembull, sipas UEFA-s, pati një hyrje prej 160 milionë eurosh nga Finalja e Conference League-s, ndërkohë që nga ky koncert – në kushtet e vështirësuara artificialisht prej dështakzemërakëve – ne llogarisim jo më pak se 100 milionë euro të ardhura. Mjafton të shihet shpërthimi i rezervimeve në booking.com për të premten, të shtunën e të dielën, për të krijuar një ide të përfitimit direkt ekonomik për familjet, biznesin dhe arkën e bashkisë e të shtetit, nga rritja e konsumit, pa llogaritur këtu fare përfitimin e shtrirë në kohë.

Tani sorrat dhe korbat e kanaleve sociale, janë turrur me një furi glasash duke bërë llogarira perverse prej manipulatorësh të paskrupullt, e duke bërë sikur qajnë hallin e popullit dhe deri edhe të sëmurëve me kancer, që do mbeten pa ilaçe si pasojë e “koncertit privat”, siç e quajnë djallëzisht.

Por mjerë ky popull e mjerë çdo i sëmurë, po të mbeteshin në kthetrat e këtyre zabrahanëve digjitalë, të mbështetur me këtë rast nga duart e armiqve e dashakëqinjve të Shqipërisë, të cilët lëshojnë papushim helm në kanalet sociale përmes dhjetëra mijëra profilesh fallco, duke përfituar nga etja për pushtet dhe kokëboshësia e uzurpatorëve të protestës qytetare”, shkruan Rama.

Kryeministri iu përgjigj gjithashtu kritikave në rrjetet sociale, ku kundërshtarët e vendimit kanë ngritur shqetësime se fondet mund të ishin përdorur për sektorë më të ndjeshëm, si shëndetësia. Ai i cilësoi këto akuza si manipulime dhe theksoi se vetëm pak ditë më parë qeveria ka miratuar fonde shtesë prej 15 milionë eurosh për barnat e pacientëve me kancer dhe 5 milionë euro për pajisje mjekësore.

Rama renditi edhe një sërë masash të tjera të miratuara së fundmi, duke përfshirë dyfishimin e mbështetjes për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre, rritjen e financimit për fëmijët me aftësi të veçanta, dyfishimin e fondeve për programet Start Up, zgjerimin e garancisë sovrane për bizneset, si dhe financime shtesë për zhvillimin urban e rural. Ai kujtoi gjithashtu bonusin për pensionistët si pjesë të paketës së fundit financiare të qeverisë.

“U kujtoj të tërëve se vetëm pak ditë më parë, ne nxorrëm 15 milionë Euro plus vetëm për ilaçet e të sëmurëve me kancer dhe 5 milionë për aparatura mjekësore; dyfishuam mbështetjen për personat me aftësi të kufizuar dhe mbështetëm kujdestarët e tyre; dyfishuam mbështetjen për fëmijët me aftësi të veçanta; dyfishuam financimin e Start Up-eve; dyfishuam garancinë sovrane për programin dyfisho biznesin tënd; financuam një paketë të tërë ekstra për zhvillimin urban e rural, mbrojtjen dhe të gjitha këto e të tjera akoma ishin në Aktin Normativ të fundqershorit, ku qershia mbi tortë ishte padyshim bonusi i pensionistëve.

Tani çfarë duan sorrat dhe korbat që e privatizuan djallëzisht protestën qytetare të flamingove, duke i detyruar të shtegtojnë larg bulevardit?  Shumë e thjeshtë: Duan të ndalin dhe kthejnë mbrapa Shqipërinë! Me dhunën e arbitraritetit, të sharjeve, të shpifjeve, të akuzave dhe kërcënimeve për këdo që mendon ndryshe prej tyre! Ta harrojnë! Shqipëria nuk ndalet dhe nuk ka asnjë shans të kthehet mbrapsht”, shkruan Rama.

Next Post
SPAK godet një grup të strukturuar kriminal ndërkombëtar, sekuestrohen pasuri me vlerë 12 milionë euro

Trafikuan mbi 8.1 ton drogë nga Amerika Latine drejt Europës, SPAK dërgon për gjykim 15 persona

Comments 1

  1. Bruno says:
    2 months ago

    Nga kokaina,kane ardhur e vazhdojne te vine,nga parate qe ti fale,nuke te dhimsen,jane partate taksa paguesve,o psikopat barbare,ti je i pa ndreqyshem.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rreziku nga “Ethet e Nilit”, bëni kujdes nga mushkonjat, sëmundja mund të shfaqet sërish!

“Ethet e Nilit” në Korçë, përmirësohet gjendja shëndetësore e 72-vjeçarit të sëmurë! Vijon hetimi epidemiologjik

August 25, 2026
Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

Rriten tensionet Kinë-SHBA, Pekini sfidon Uashingtonin për sanksionet ndaj Iranit: Do të mbrojmë interesat tona!

August 25, 2026
VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

VIDEO/ Mediat iraniane publikojnë pamje të pashfaqura më parë të Mojtaba Khameneit, pas muajsh të tërë ‘zhdukjeje’!

August 25, 2026
Më shumë të ardhura sesa shpenzime! Suficiti për 11-mujorin arrin në 72 miliardë lekë

Arkëtimet në buxhet kalojnë shifrën 484 miliardë lekë, të ardhurat rriten me 11.8% në 7 muaj!

August 25, 2026
Nis nesër “sesioni i reformave”/ Kuvendi i rikthehet punimeve mes protestave të opozitës dhe “vijës së kuqe” të Ramës

Shtatori muaj i ‘nxehtë’ politik, Kuvendi nis më datë 8! Nga Territorialja e Zgjedhorja, te zgjedhjet lokale, ndryshimet në Qeveri dhe ligjet e BE

August 25, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Komunikimi pa komunitet

August 25, 2026

ILD ‘pushtohet’ nga ankesat e qytetarëve për magjistratët, 25 në muaj! 151 të hetuar dhe 58 kërkesa për procedim disiplinor

August 25, 2026
Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

Shisnin kokainë e hashash në ‘beach-baret’ e jugut, arrestohen 2 të dyshuarit! Njëri me makinë dhe tjetri me rulot, sekuestrohen 150 doza

August 25, 2026
Tetë vatra zjarri aktive, vijon ndërhyrja nga toka dhe ajri në Dajt dhe Lurë

Normalizohet situata e zjarreve, vetëm 5 vatra aktive! Ministria e Mbrojtjes: Aksione në Dajt, Dibër, Bulqizë e Librazhd, s’ka rrezik për banesat

August 25, 2026
Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

Banorët e Klosit kundër shkrirjes me Matin: Largohen shërbimet dhe rriten kostot!

August 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com