• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

4 milionë euro grant/ Gjermania mbështet Shqipërinë për rindërtimin e ndërtesave publike pas tërmetit

by Java News
20/12/2019 14:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Gjermane do të japë një grant prej 4 milionë eurosh për ndihmë emergjente pas tërmetit që tronditi Shqipërinë më 26 nëntor 2019, të cilat do të jepen përmes Bankës Gjermane për Zhvillim KfW si partner zhvillimi.

Lajmi është konfimruar ditën e sotme ku Qeveria Gjermane njoftoi zyrtarisht Qeverinë Shqiptare po fondin e solidaritetit pas tërmetit tragjik ku mbetën 51 viktima dhe mijëra familje pa banesa.

Këto fonde do të përdoren për të ndërmarrë masa për rindërtimin e shkollave dhe ndërtesave të tjera publike në zonat e Tiranës, Durrësit, Krujës etj., të cilat u prekën më së shumti nga tërmeti. , çfarë do të thotë që ato do të jenë më të sigurta ndaj tërmeteve si edhe do të jenë efiçente nga ana e energjisë.

Në lidhje me këtë mbështetje, Ambasadori Gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf tha: “Gjermania do të ndihmojë Shqipërinë për të rindërtuar shkollat dhe institucionet publike. Ky grant është një nga elementët e mbështetjes Gjermane pas tërmetit të 26 nëntorit i cili traumatizoi shumë shqiptarë. Ringritja e institucioneve publike do të jetë një element i cili do të sherbejë për rikthimin dalëngadalë në normalitin e jetës së përditshme.

Ndihma Gjermane për rindërtimin pas tërmetit, e cila do të zbatohet nga Banka Gjermane për Zhvillim KfW, do të njësohet me ndërhyrjet e planifikuara tashmë nga institucionet shqiptare si edhe do të koordinohet nga afër me ndihmën për rindërtim të dhënë nga partnerë të ndryshëm zhvillimi nën drejtimin e Bashkimi Evropian (BE). Në këtë mënyrë do të sigurohet që s’do të ketë mbivendosje masash ndërmjet institucioneve të ndryshme.

KfW-ja është një nga bankat për zhvillim lider në botë. Me eksperiencën e saj shumëvjeçare KfË është e angazhuar që në emër të Republikës Federale Gjermane si edhe të Landeve Federale të përmirësojë kushtet ekonomike, sociale, ekologjike si edhe kushtet e jetesës në mbarë botën. Në Shqipëri, KfW zbaton bashkëpunimin financiar dhe siguron grante dhe kredi të buta për investime kyçe në infrastrukturë dhe shërbime konsulence që lidhen me projekte të ndryshme. Bashkëpunimi Gjermano-Shqiptar filloi në vitin 1988.

Që nga ai vit Qeveria Gjermane  ka angazhuar një shumë totale prej mbi një milliardë euro për projekte zhvillimi në fushat e Infrastructurës Bashkiake, Energjisë dhe Zhvillimit të Qëndrueshëm Ekonomik.

g.kosovari

Next Post
Marrëveshja me Kompaninë italiane ENI/ Komentuesi: Tani jo tërmet 6.4, po 10 do bjerë. Rama: Janë përralla mediatike miku im

Marrëveshja me Kompaninë italiane ENI/ Komentuesi: Tani jo tërmet 6.4, po 10 do bjerë. Rama: Janë përralla mediatike miku im

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

Nga flakët te përmbytjet: 11 zjarre brenda ditës, probleme nga reshjet në Elbasan

September 12, 2026
Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

Vdekja e këngëtarit grek merr kthesë tronditëse, mjekët dyshohet se kërkuan në ChatGPT si të rikthehej në jetë Mazonakis

September 12, 2026
Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

Dalin dyshimet për sabotazh në Francë, treni del nga shinat, 44 të plagosur dhe një 18-vjeçare në gjendje kritike

September 12, 2026
Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

Vuçiç ndryshon qëndrim për Hashim Thaçin, nga pritshmëritë për pafajësi te paralajmërimi për një dënim të rëndë në Hagë

September 12, 2026
VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

VIDEO/ Dalın pamjet nga spitali ku u arratis Gentian Çipi, shqiptari i kërkuar që u arratis pasi personat e maskuar çarmatosën policët grekë

September 12, 2026
Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

Aksident i rëndë në Orikum, dy automjete përplasen me njëri-tjetrin (VIDEO)

September 12, 2026
Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

Trump humbet betejën në gjykatë, gjyqtarja amerikane shpall të paligjshme përgjysmimin e stafit të FEMA-s

September 12, 2026
Tentativë vrasje, bazë armatimi dhe trafik droge, arrestohen tre shqiptarë në Selanik! (Emrat)

Kush është Lulzim Caka, “misteriozi” i arrestuar në Greqi për trafikun e 84 kg kokainë, ish-i dënuari për disa vrasje që u arratis nga burgu

September 12, 2026
Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

Hapësirat e pashfrytëzuara marrin një tjetër funksion, Bashkia e Tiranës i kthen në kënde lojërash

September 12, 2026
Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

Arabia Saudite mbyll tubacionin kryesor të naftës pas sulmit me dronë nga Iraku, goditet furnizimi global

September 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com