• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 mijë rrënjë kanabis të mbjella/ SPAK dërgon për gjykim 17 persona, mes tyre edhe 3 drejtuesit e grupit kriminal

by
11/10/2022 10:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prokuroria e Posaçme, SPAK ka mbyllur hetimet dhe ka çuar për gjykim dosjen ndaj disa shtetasve të arrestuar si anëtarë të një grupi kriminal të strukturuar që kultivonin dhe shisnin lëndë narkotike.

SPAK thotë se nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj.

“Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve”, thekson Prokuroria.

NJOFTIMI

“Lidhur me përfundimin e hetimeve për procedimin penal nr.251/2020”
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 251, të vitit 2020 ka kërkuar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dërgimin për gjykim të çështjes në ngarkim të pandehurve:

1. Leon Ndrecaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal; si dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal;

2. Gjin Kola dhe Ilir Prengaj akzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333a/1 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal;

3. Miri Rrapi, Zef Lalaj, Danjel Lalaj, Gentian Ndoj (Marinaj), Tanush Lekgegaj, Aleks Këdheli, Tor Sherri (Vitor), Leonard Kola, Ylli Veshi, Gentjan Stafa (Lalaj), Samuel Marku, Eriglen Sulaj, Kastriot Bicukaj dhe Hilë Marnikollaj akuzuar për kryerjen e veprave penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar nga nenet 284/1 dhe 28/4 të Kodit Penal,në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Prodhim dhe shitja e narkotikevë” parashikuar nga nenet 283/1 dhe 28/4 të Kodit Penal, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333a/2 dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 334/1 i Kodit Penal.

Nga hetimi rezulton se të pandehurit Leon Ndrecaj, Ilir Prengaj dhe Gjin Kola në rolin e drejtuesve kanë krijuar një grup kriminal në bashkëpunim me të pandehurit e tjerë pjesë e këtij grupi duke u përfshirë në aktivitetin kriminal të kultivimit të lëndëve narkotike me qëllim shitjen më pas të saj. Kultivimi i bimëve narkotike është kryer në zonat kufitare malore të qarkut Shkodër (Pukë) dhe Lezhë (Mirditë), më pas është përpunuar në vende të posaçme me qëllim shitjen e saj.

Grupi kriminal ka patur edhe mbështetjen e strukturave të policisë së shtetit dhe strukturave vendore ku është provuar që ata kishin mbështetjen e të pandehurit Kastriot Bicukaj me detyrë oficer i policisë gjyqësore pranë Komisariatit të Policisë Pukë, si dhe të pandehurit Hilë Marnikolaj, me detyrë Kryeplak i fshatit Pletë Pukë.

Veprimtaria kriminale ka filluar nga muaji tetor i vitit 2020, duke vazhduar më pas në vitin 2021 ku nëpërmjet veprimeve hetimore dhe provave të mbledhura ka rezultuar i dokumentuar dhe i provuar ky aktivitet kriminal dhe përgjegjësia penale konkrete e të pandehurve.

/e.d

Next Post
Ishte i komanduar/ KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

Ishte i komanduar/ KLP emëron Arens Çelën në krye të Prokurorisë së Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rivlerësimi/ Për herë të parë do njihet vjetërsia e pronës, eksperti: Njohja e amortizimit është drejtësi ndaj qytetarëve

A është protesta rinore anti-Trump?

June 28, 2026
Rikthehen temperaturat ekstreme në vend, do të shkojë sërish në 40 gradë celsius

Shënohet fundjava më e nxehtë e këtij viti! Termometri shënon deri në 39 gradë Celsius

June 28, 2026
Shpërthejnë sërish zjarret në Vlorë, kërkohet ndihmë nga ajri

Zjarr në Hekal të Ballshit, digjen të mbjellat me ullinj, zjarrfikësit në terren

June 28, 2026
Protesta për Zvërnecin, Spaho: Një lëvizje e manipuluar dhe komplot kundër Shqipërisë

“Do të jetë dëmi më i madh që do i bësh vendit”, Spaho – Ramës: Mos ik nga presioni i protestës!

June 28, 2026
Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

Lamallari: Marrëveshja me Maqedoninë e Veriut shkurton pritjet në kufi dhe lehtëson lëvizjen

June 28, 2026
Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

Rama: Muret e banjave të Bënjës nuk janë antike, investimi ruajti karakterin e zonës

June 28, 2026
FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

FOTO / Rrëzohet avioni civil në Francë, humbin jetën 11 persona

June 28, 2026
82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

82-vjetori i gjenocidit grek, Bido: Çamëria është dhimbja e gjithë shqiptarisë

June 28, 2026
34-vjeçari rezulton i zhdukur prej 6 ditësh, dyshohet për ngjarje kriminale

Sherr për pronat mes vëllezërve, përfundon në pranga ish-drejtori i Policisë së Vlorës

June 28, 2026
Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

Rrëzohet helikopteri i ‘gjigantit’ të naftës, 14 persona humbin jetën

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In