• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

4 mijë klerikë sot në Tiranë për takimin Ndërkombëtar të Paqes

by Java News
06/09/2015 11:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për tri ditë rresht, Tirana do kthehet në kryeqytetin e gjithë botës besimtare, si vendi i paqes dhe harmonisë fetare. Paqja, toleranca fetare dhe dialogu do të jenë kryefjala e takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen, që nis sot pasdite në Tiranë dhe do të vijojë edhe në datat 7 dhe 8 shtator, në përkujtim të 20-vjetorit të përfundimit të luftës së fundit në Ballkan.

Ky event i rëndësishëm organizohet nga Komuniteti Sant’Egidio, në bashkëpunim me Konferencën Ipeshkvnore të Shqipërisë, Kishën Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe qeverinë shqiptare.

Një ditë para takimit të 28-të Ndërkombëtar për Paqen,  Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi është shprehur se organizimi po shkon drejt përfundimit. Gjatë inspektimit të përgatitjeve i shoqëruar dhe nga përfaqësuesi i komunitetit Sant’Egidio, Klosi tha se ky do të jetë një takim historik për Shqipërinë.

“Jemi në momentet e fundit të përgatitjes, nesër në orën 5 kemi ceremoninë inagurative të eventit. Është një ceremoni për të cilën kemi emocione dhe streset e fundit pasi janë shumë të ftuar. Shumë prej tyre personalitete VIP të cilët do të kërkojnë vëmendjen e nevojshme”,  u shpreh Klosi.

Ministri i Mirëqenies Social u kërkoi qytetarëve ta mirëkuptojnë për trafikun që do krijohet në Tiranë, sidomos ditën e martë ku do të zhvillohet marshimi i paqes, pranë Piramidës.

“Ajo që ne i kërkojmë qytetarëve shqiptarë është që të shprehin konsensin e tyre dhe mirëkuptimin për problemet e trafikut ditën e nesërme mbasdite në zonën ku do të zhvillohet aktiviteti por ditën e martë që do të jetë një ditë më e madhe publike ku qytetarë nga e gjithë shqipëria do vijnë të marin pjesë në marshimin e paqes. Është një marshim shumë interesant i cili do të zhvillohet në sheshet kryesorë të qytetit Tiranës dhe do të jenë përfaqësues nga kleri lartë nga e gjithë bota”,  tha ministri.

Në aktivitetin “Lutja e Paqes 2015” janë ftuar të marrin pjesë rreth 4000 persona, mes të cilëve krerë të besimeve fetare botërore (katolikë, ortodoksë, protestantë, myslimanë, hebrenj, zoroastrianë, sikh, budistë dhe shintistë), nga Italia, Gjermania, Franca, Belgjika, Iraku, Izraeli, India, Rusia, Indonezia, Qipro, Japonia, Kina, Australia, e shumë vende të tjera nga Europa, Afrika, Azia e Amerika Latine.

Po ashtu janë ftuar të marrin pjesë edhe personalitete të shquara të politikës, personalitete të larta të të gjitha besimeve fetare, historian, filozofë, ekspertë të zhvillimeve ndërkombëtare, përfaqësues të botës akademike, gazetarë, teologë, shkrimtarë të njohur.

Në Lutjen për Paqe 2015 janë të ftuar rreth 400 personalitete politike dhe jo vetëm, mes tyre: zv.presidenti i Parlamentit Europian, ministri i Jashtëm italian, ministri italian i Drejtësisë, Sekretari i Përgjithshëm “Besime për Paqen” Japoni, Zv.ministri i Bashkëpunimit dhe Zhvillimit nga Gjermania, ministri i Punëve të Jashtme nga Salvadori, ish-president i Komisionit Europian, Romano Prodi, etj.

Ceremonia e Inaugurimit do të mbahet në Pallatin e Kongreseve, pas së cilës ndjek dita e dytë me panele të ndryshme rreth zhvillimeve ndërkombëtare.

Përmes dialogut dhe promovimit të paqes i kundërvihemi dhunës me propozime konkrete dhe të realizueshme, tematika e të cilave do të diskutohet në panelet e organizuara me rastin e këtij eventi. Propozimet konkrete do të jenë për t’u thënë “Ndal!” konflikteve në botë.

Propozimet konkrete do të vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku, Nigeria, Mindnao (Filipinet) dhe Libia. Aktivitete me të rinjtë do të pasurojnë këtë event me tematikë “Nuk ka të ardhme pa Paqe!”. Dita e tretë do të shpallë Apelin për Paqen në të gjithë botën, ku secili nga pjesëmarrësit është i ftuar ta nënshkruajë. Mbjellja e pemës së parë të Paqes nga të gjithë krerët e besimeve fetare do të mbyllë eventin. /ATSH/

Next Post

Porno me shami, Mia shpallet turpi i Islamit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

Sherr mes shitësve të biletave në Portin e Vlorës, njëri nxjerr thikën dhe plagos tjetrin

August 16, 2026
“Epsteini” ynë

Zjarri në Vlorë dhe tymi në Kosovë

August 16, 2026
Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

Tragjedi nga zjarret në Salaminë, 2 viktima dhe qindra të evakuuar, banorët nxirren me varka nga ishulli

August 16, 2026
Qeveria rrit deri në 200% shpërblimet për elitarët në sport/ Gonxhja: Vendimi hyn në fuqi në prill

“U bë armik nga protesta”, Gonxhja për fondin e Kanye West: Pse 3 milionë euro në Berlin janë normale dhe koncerti në Tiranë jo?

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

Pas zjarrit në hotel, operatorët turistikë në Vlorë hapin dyert për pushuesit: Akomodim falas dhe ndihmë për të dëmtuarit

August 16, 2026
Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

Tragjedi në Vlorë! 69-vjeçari gjendet i pajetë në oborrin e banesës, dyshimet e para

August 16, 2026
Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

Pas zjarrit në hotel, kryebashkiakja e Vlorës mbledh bizneset: Siguria e qytetarëve dhe pushuesve është prioritet

August 16, 2026
“Jeta e Gen Z nuk është si në vitin 2013”, ministri Gonxhja: Morëm një Shqipëri me një pajë tragjike

Gonxhja për “rifreskimin” e qeverisë: Vendimin e merr Rama, nuk më trembin protestat e shtatorit

August 16, 2026
Zjarret në vend/ 9 vatra aktive, flakët vijojnë në disa zona! 285 forca dhe mjete ajrore në terren

Ministri Nufi: Forcat e Armatosura në vijën e parë të zjarreve, 100 efektivë në Lurë dhe Dajt

August 16, 2026
Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

Zjarri në hotelin e Vlorës, 4 shqiptarë të Kosovës mes të plagosurve, Kurti: Po ndjekim nga afër gjendjen

August 16, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com