• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 “kartat” e Ramës! Analisti: Po shkon si “triumfator” në Athinë, hera e parë që ndodh

"Ekspozoi inatin e palës tjetër, krijoi përplasje politike"

by A R
09/05/2024 22:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Takimin e kryeministrit Edi Rama me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi, analisti Redi Shehu e sheh në një spektër tjetër, mjaft interesant.

Sonte në studion e “Opinion”, së pari ai theksoi se Rama po provokon në heshtje me simbolika. Nisur që nga data e zgjedhur, 12 Maji! Është fiks një vit nga arrestimi i Fredi Belerit, i cili u kthye dhe në arsyen e tensionimit të marrëdhënieve shqiptaro-greke.

Së dyti, kreu i qeverisë shqiptare ‘pa shumë mund’ krijoi përplasje mes dy forcave politike greke. Përtej këtyre, Shehu thotë se ai po shkon në Athinë si një triumfator sa i takon çështjes së Himarës. Parashikon edhe mënyrën si do flasë para mijëra shqiptarëve, me korrektësi të plotë!

“Nëse ka një gjë që Rama nuk duhet të kritikohej të paktën nga krahu jonë është mënyra si bën politikën e jashtme. Duke u zhvesh nga bindjet dhe pozicionet politike, duhet t’i japim hakun kësaj gjëje, që në marrëdhëniet politike ndërkombëtare Shqipëria ka arritje. Këtë nuk mund ta mohojmë. Kjo vlen dhe për rastin e Greqisë. Rama i qaset Greqisë në disa forma shumë interesante. Së pari, ai tenton të bëjë një “shah mat” me Mitsotakis duke përdorur disa simbolika. Simbolika e 12 Majit… Për ta ekspozuar palën tjetër, Mitsotakis në inatin e tij. Pra, ai duke përdorur simbolika në heshtje, se nuk janë rastësi…Kjo e detyron palën tjetër të ekspozohet dhe në fakt u ekspozua! Mitsotakis tha “nuk do t’ia lehtësojmë”. Ai e di që me çdo protokoll, i duhet ta mirëpresë…Por ama thotë nuk do t’ia lehtësojmë. Në inatin e tij! Ky inat na shpërfaqet prej kohësh, që fillon që nga historia.

Shkon atje, duke artikuluar me kujdes, për të përçarë spektrin politik grek, jo se ka ndonjë influencë të madhe për ta bërë, po vetë veprimi shkakton përplasje. Syriza me Demokracinë e Re kanë nisur përplasje për shkak të vizitës së Ramës…Që do të thotë nëse ti ke një vit që më shkakton përçarje me Belerin, edhe unë vij atje dhe pa folur, me simbolika, ta fus vendin tënd në një debat politik dhe elektoral. Shkon me kartë triumfaliste! Me çështjen e Himarës shkon atje si triumfator. Jo vetëm që çështja po mbyllet në favor të Greqisë, por shkon atje me mbështetjen e BE-së dhe SHBA-së. Është hera e parë që ndodh në Greqi. Dhe e katërta, kur të shkojë në miting jam i bindur që nuk do përdorë asnjë retorikë kontradiktore, por do mbështesë më shumë dialogun dhe bashkëpunimin mes kombeve. Nga njëra anë me veprime provokon, me artikulim bashkon!“, u shpreh Shehu.

/a.r

Next Post
Meta s’i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Meta s'i ndahet Dumanit: Ai është kancelari i SPAK-ut që përcjell shkresat për llogari të Ramës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

‘Dëgjova të shtëna çdo 4-5 sekonda pastaj heshtje’, dëshmia për vdekjen e çiftit shqiptar në Greqi

August 23, 2026
Bisedimet me Iranin/ Zv.Presidenti J.D. Vance ka anuluar udhëtimin në Pakistan, ja çfarë shkruajnë mediat amerikane

JD Vance e pranon: Lufta me Iranin në një fazë të re, nisim presionin ekonomik

August 23, 2026
Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

Ksamil/ Gjendet thika që dyshohet se u përdor në vrasjen e turistit portugez

August 23, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Hënë 24 Gusht 2026

August 23, 2026
Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

Rriten shërbimet klimatike të mbështetura në teknologji

August 23, 2026
“Çdo ngritje çmimi, abuzim”, OSHEE: Nuk ka rritje të çmimit të energjisë për furrat e bukës! Ja si funksionon “orari pik”

Lufta dhe temperaturat ekstreme rrisin presionin mbi çmimet e bukës dhe makaronave

August 23, 2026
Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

Ky është boksieri shqiptar që vrau partneren dhe më pas veten në Greqi

August 23, 2026
Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

Arrestohet 32-vjeçari: Në makinë i gjenden pistoleta, municion dhe 15 800 euro

August 23, 2026
Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

Situata e zjarreve në Pukë përmirësohet, vatrat në Gjegjan të shuara, vijon monitorimi

August 23, 2026
Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

Rikthehet ilegalisht në Britani shqiptari i dënuar për përdhunim, kapet pas 7 vitesh

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com