• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 hapat e planit “Basha” për të nxirë Shqipërinë

by Flogert Muça
07/09/2017 16:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Flogert Muça/

Shtatori ka sjellë sërisht politikën aktive. Me një qeveri që pret të dekretohet nga presidenti dhe me një opozitë e cila pak muaj më parë mori një humbje të thellë, shtatori pritet të jëtë një muaj, qw mesa duket nuk pritet të sjellë ndonjë gjë të re të paktën nga ana e opozitës së Bashës. Ajo  do mbetet sërish te droga si kauzë dhe nxirja e Shqipërisë në sytë e partnerëve tanë ndërkombëtare në kohën kur shanset për çeljet e negociatave Shqipëri-BE janë më konkrete se asnjëherë më parë.

Ai prej ditësh ka stisur një debat nga ish-manekini i tij teknik në krye të ministrisë së Brendshme, me histori radarësh dhe drogë të dyshuar. Një retorikë e vjetër kjo e Bashës i cili e mbajti sa kalë beteje për më shumë se një vit dhe në finale, shqiptarët në 25 qershor i dhanë atë rezultat që i  dhanë.

Mirëpo, mesa duket Basha nuk është bindur akoma dhe nuk ka nxjerrë asnjë mësim. Po t’i hedhësh një sy gjithë debatit për radarët, kuptohet lehtë që e gjitha ishte dhe është një strategji e Bashës, për të ngritur një kauzë, për të patur diçka mbi të cilën të flasë në kushtet kur humbja e 25 qershorit e ka delegjitimuar atë në një pikë të pakthyeshme.

Në kushtet kur shqiptarët i dhanë rezultatin më të dobët që PD ka marrë në 26 vjet, ai ka vendosur të bëjë lëvizjen e tij të vjetër, atë të baltosjes së Shqipërisë me shpresën se BE do e besojë e lërë Shqipërinë mënjanë.

Plani i Bashës për rastin e radarëve është i thjeshtë për tu kuptuar dhe i dobët për tu besuar.

4 ishin hapat që ndoqi Basha për të ngritur një vorbull në një gotë me ujë.

Hapi 1. Personi që ka përdorur si marionetë ka qenë “tekniku”i tij në krye të ministrisë së Brendshmë, Dritan Demiraj.  Ky i fundit shërndau dje një letër të shkëmbyer me Drejtorin e Përgjitshëm të Policisë, Haki Çako në 11 gusht, ku flitej për aksionet kundër trafikut të lëndëve narkotike. Mirëpo, letrën e datës 11 gusht Demiraj e publikoi dje, pra 1 muaj më vonë.  Ky ishte hapi i parë i planit të Bashës.

Hapi 2.

Pyetja që lind është , pse Demiraj e nxorri dje korospondecën me Çakon?

Sepse që pas nxjerrjes së lajmit të parë, departamenti i raporteve në  PD me anë të një maili zyrtar ka nxirë Shqipërinë duke  u dërguar deputeteve të Partive Popullore në Parlamentin Europian një lajm nga një media gjërmane, ku në fakt nënvizohej puna e policisë së shtetit në luftën kundër kanabisit, pavarësisht problemeve në pasijet që policia ka në dispozicion të saj. Siç raportuan edhe mediat, PD e manipulonte dje artikullin në mailin e dërguar deputetëve të Partive Popullore në Parlamentin Europian, duke  nxirë gjithçka. Ky  në fakt ishte hapi i dytë i planit të Bashës për t’i nxirë faqen vendit.

Hapi i tretë  i Bashës për të nxirë Shqipërinë ishte nxjerrja e letrës së vetë Demirajt sot, i cili thotë se i ka shkruar ministres Kodheli për radarët, duke e fajësuar këtë të fundit se qëllimisht i ka fikur ato. Ky është momenti kur kuptohet që e gjitha ishte një skenar i parapërgatitur, ku vetë Demiraj do të hidhej në sulm si militant, siç ka qenë gjatë gjithë kohës.

Hapi 4. Vulën më pas planit të tij ja vuri Basha vetë kur pas 3 hapave të parë, reagoi vetë  sot në Facebook ku tha ato që ka thënë gjatë gjithë dy viteve të fundit të qeverisë “Rama 1”, duke u nisur natyrisht nga ajo që kishte prodhuar në 3 hapat e parë.

Ai gjithësesi po bën betejën e tij, por në kurriz të vendit. Bashës edhe të vetët ja kanë thënë e stërthënë që është në rrugën e gabuar, mirëpo ai duke përjashtuar kritikët ka vazhduar të këmbëngulë në gabim duke e lënë vendin pa opozitë,  por edhe duke i vënë vazhdimisht një njollë në sytë e botës.  Kjo do të thotë se marrëveshja mesa Ramës dhe Bashës për të folur një gjuhë positive jashtë kufinjve për të mirën e Shqipërisë, ka marrë fund me strategjinë e re të Bashës.

/lexo.al

Next Post
Konflikti në Sauk, sherr midis grupeve rivale për tavolinat VIP

VIDEO/ Policia operacion blic në Burrel, prangos persona me maska dhe të armatosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

Zjarri i madh mes Priskës e Lundrës në Tiranë, pamjet satelitore tregojnë vatrat aktive!

August 12, 2026
Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

Natë e vështirë në Drenie! Zjarri vijon të përhapet, forcat në terren luftojnë për kontrollin e flakëve

August 12, 2026
Dy grupe mediatike amerikane ngrenë padi kundër Trump, shkak pagesa për shërbimin në “Truth Social”!

“America First” përplaset me realitetin, miliona dollarë nga taksat amerikane po financojnë lëvizjen MAGA në Europë

August 12, 2026
Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

Situata kritike në Priskë, thirrje urgjente për zjarrfikësit në të gjithë vendin: Të nisen për ndihmë

August 12, 2026
Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

Forca të shumta policie në Vlorë, “rrethohet” Lungomarja! Kontrollohen disa banesa

August 12, 2026
Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

Zjarret në Priskë dhe Farkë, ndërpritet furnizimi me ujë në disa zona

August 12, 2026
Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

Karoline Leavitt largohet nga posti i sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Trump konfirmon vendimin

August 12, 2026
Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

Begaj kërkon ndëshkim për zjarrvënësit: Duhet të ndëshkohen sipas ligjit!

August 12, 2026
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Daias, flakët rrezikojnë banesat (VIDEO)

August 12, 2026
Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin!  Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

Trump: SHBA ka “kontroll të plotë” mbi Hormuzin! Irani: Ngushtica do të mbetet e mbyllur

August 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com