• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 frutat që parandalojnë kancerin dhe si ti zgjedhim ato

by A R
05/06/2017 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përbërësit antioksidant në disa fruta janë të pakrahasueshëm dhe mbrojtja e vetme që kemi për t’i zmbrapsur radikalët e lirë që shkaktojnë kancerin, e që janë prezentë në të gjitha aspektet e jetës.

Dukja përplot ngjyra e frutave është një tregues i mirë se ato janë të pasura me antioksidant. Blej fruta organike kurdo që mundesh për të zvogëluar helmet, pesticidet dhe herbicidet.

Rrushi dhe Stafidhet (rrushi i thatë)

Rrushi është një ushqim shumë i pasur. Përmban vitaminë C, fosfor, potas, tiamin dhe vitaminë B6. Si i thatë, vlerat minerale ushqyese koncentrohen në nivele më të larta të potasës, magnezit, hekurit dhe kalciumit. Konsumimi i rrushit dhe stafidheve (rrushit të thatë) rregullisht sjell dobi mjekësore. Veprojnë si astrigjent duke ndihmuar në pastrimin e materieve toksike nga trupi, veçanërisht nga trakti digjestiv, mëlçia, gjaku dhe fshikëza e tëmthit. Ato gjithashtu ndihmojnë që të kemi sistem reproduktiv, qarkullim të gjakut dhe lëkurë të shëndetshme (përdoren në produktet për kujdes të lëkurës dhe ato për zbukurim). Ndihmojnë gjithashtu edhe në uljen e shtypjes së gjakut dhe luajnë rol të rëndësishëm në zvogëlimin e sëmundjeve të zemrës. Rrushi dhe vera përmbajnë resveratrol, i cili është një antioksidant i njohur me përbërës antikancerogjen. Stafidhet janë një ushqim i shkëlqyeshëm për njerëzit sportiv dhe ata që bëjnë jetë të shthurrur (pa planifikim), për shkak se treten lehtë dhe janë përplot me energji.

Dredhëzat

Të njohura si ilaç tradicional për ankesat e barkut dhe cermës, dredhëzat ulin kolesterinën, zvogëlojnë shtypjen e gjakut, janë të mira për shëndetin e zorrëve, e bile edhe mund të largojnë gurët nga veshkat. Janë të pasura shumë me vitaminë C dhe përmbajnë potasë, acid folik, magnez, vitaminë B5 dhe fibër. Janë diuretik (që nxisin urinimin), depurator (që largon papastërtitë) dhe pastrues tonik. Dhe nëse hahen në sasi të mëdha mund të ndikojnë si laksativ. Dredhëzat kanë acid fenolik i cili është anti-kancerogjen dhe anti-inflamacionit.

Ananasi

Disa studime të fundit kanë zbuluar se një enzimë që gjendet në ananas e që quhet bromelin (i cili zbërthen proteinat) ndihmon në mbrojtje të formës së ADN-së. Kjo aktivizon një gjen anti-kancerogjen që më pas lufton tumorët. Në disa prova klinike bromelin ka zvogëluar inflamacionin dhe kështu ka ndihmuar në ndalimin e koagulimit të gjakut dhe trombozës. Ananasi ka sasi të larta të antioksidantëve të cilët luftojnë radikalët e lirë të dëmshëm. Konsumimi i tyre i rregullt zvogëlon sëmundjet kardiovaskulare, kancerin në zorrë, osteoartritin; sulmet astmatike, dhe gjithashtu ndihmon sistemin imunitar.

Një studim nga Universiteti i Nju Jorkut ka zbuluar se konsumimi i ananasit është i mirë për shëndetin oral dhe se zvogëlon gingivitin dhe sëmundjen periodentale. Ananasi ndihmon trupin në luftë kundër baktereve në sëmundjen e mishit të dhëmbëve dhe si rezultat zvogëlon zhvillimin e diabetit, sëmundjes së zemrës dhe goditjen. Ananasi gjithashtu përmban tiamin, potas dhe është përplot vitaminë C.

Mollët

Mollët (të papërgatitura) përmbajnë një numër të fitokemikaleve si flavonoid, kuercetin, katekin, florizin dhe acid klorogjenik. Ato shndërrohen në antioksidant të fuqishëm në trup, duke ndryshuar përbërësit e gjakut dhe duke ndihmuar në largimin e yndyrave, kështu duke ndihmuar që kolesterina LDL të prishet në gjak e të shkaktoj arterosklerozën. Flavonoidet ndihmojnë luftimin e radikalëve të lirë, forcojnë sistemin imunitar dhe ndihmojnë luftimin e shpërndarjes së qelizave kancerogjene. Studime të bëra në Universitetin Cornell kanë zbuluar se përbërësit në lëvoren e mollës që quhen triterpenoid vrasin qelizat kancerogjene në testet laboratorike dhe munden që gjithashtu të frenojnë rritjen e tumorit. Mollët kanë fibër, vitaminë C, aminoacide, janë të pasura me minerale, dhe kanë më shumë fosfat sesa cilado pemë apo perime tjetër

Next Post
Bojaxhi: PS ka përballë 30% të qytetarëve të pavendosur

Bojaxhi: Partitë që vodhën me bllok në dorë, tani na premtojnë shtet...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

Dyshohet se humbi ndjenjat në kantier, ndërron jetë 40-vjeçari në Durrës

August 6, 2026
VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

VIDEO / Momenti sensual i Rihannas dhe ASAP Rocky bëhet viral

August 6, 2026
Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

Siguria në sezonin turistik, Lamallari: Mbi 200 turistë të shpëtuar në katër muaj

August 6, 2026
Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

Komisioni i Senatit voton për referimin penal të Dr. Anthony Fauci në Departamentin e Drejtësisë

August 6, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Kriza e Hormuzit trazon tregjet, çmimi i naftës ngjitet mbi 80 dollarë për fuçi

August 6, 2026
Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

Irani kërcënon vendet e Gjirit: Do të godasim infrastrukturën nëse SHBA sulmon

August 6, 2026
FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

FSHF revokon mbështetjen për kandidaturën e Gianni Infantinos për President të FIFA-s

August 6, 2026
77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

77% e shqiptarëve, pro punëtorëve të huaj! Pakënaqësia ekonomike mbetet e lartë në Ballkan

August 6, 2026
Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

Kina do të ndërtojë laborator për mbrojtjen planetare për misionin e kthimit të mostrave në Mars

August 6, 2026
6-7 infarkte në ditë, mjekët: Shmangni ekspozimin në diell, si të dalloni shenjat e arrestit kardiak

Provimi hyrës i Mjekësisë në datat 17-21 gusht, 50 pyetje do të zgjidhen në 60 minuta

August 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com