• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 ditë i zhdukur në lumin Seman/ “Më ka marrë malli për nipin”, telefonata e fundit e Likës, ja dyshimet

by
18/01/2023 15:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prej orës 02:08 të mëngjesit të së dielës, celulari i 26-vjeçarit Mateo Lika rezulton i fikur, teksa dyshimet kryesore të policisë janë se ai ka përplasur kangjellat mbi urën e Mbrostarit dhe ka rënë në ujërat e lumit Seman.

Report Tv mëson se Policia e Fierit ka arritur të zbardhë komunikimin e fundit të Likës me një mikeshë të tij në Gjermani, shtet nga i cili i riu ishte kthyer prej pak kohësh. Ajo u ka rrëfyer hetuesve se Mateo i kishte thënë se do të shkonte të takonte të motrën në Tiranë pasi e kishte marrë malli për nipin.

Pavarësisht se prej katër ditësh kontrollet e polumbarëve të RENEA-s kanë qenë intensive, asnjë shenjë e të riut dhe makinës së tij nuk është gjetur. Dyshimet janë që për shkak të thellësisë ku mund të ketë përfunduar makina, llucës dhe rrjedhës së ujit në lumin Seman, magnetët e RENEA-s të mos kapin gjë. Burime nga policia bëjnë me dije se sipas ekspertëve, të cilët kanë verifikuar dinamikën e dëmtimit të parmakëve të urës, shanset janë që makina të ketë përfunduar në ujë. Dyshimet e hetuesve janë se i riu Mateo Lika të ketë lëvizur me shpejtësi të lartë me automjetin tip “Golf”, të cilin e kishte marrë me qira.

Në pjesën e urës policia gjeti vetëm targën e makinës dhe në vijim pritet që polumbarëve të RENEA-s, në kërkime, t’u bashkohen edhe mjete të tjera si ekskavatorë për të lëvizur materialin në fund të lumit, me shpresën se do të konstatohet makina.

Këtë të mërkurë, është krehur me varkë e gjithë rrjedha e lumit deri në grykëderdhjen e Semanit nga efektivë të policisë në bashkëpunim me punonjës te ADZM-së, ndërkohë që paralel po kërkohet me dron edhe nga ajri. Gjatë kësaj të mërkure polumbarët e RENEA-s nuk kanë qenë të pranishëm në këtë operacion kërkimi.

/e.d

Next Post
Prostituta! Ah ju Shitoftë Zana!

Gjikondi: Gjyqi për vulën e PD dhe ‘Babales’ së Salianjit drejtohet nga i njëjti person

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

“Do t’ju tregoj të gjithë të vërtetën”/ Ronaldo merr vendimin e papritur për Portugalinë

September 30, 2026
Raporti: Djali i Netanyahut u evakuua fshehurazi nga Miami pas komplotit iranian për vrasjen e tij -

Netanyahu tregon tmerrin në avion: Piloti goditi me thikë kolegun dhe tentoi ta rrëzonte

September 30, 2026
Banka Qendrore e Skandaleve

Banka Qendrore e Skandaleve

September 30, 2026
Emri/ Drejtori i paraburgimit të Vlorës jep dorëheqjen nga posti dhe zbulon arsyen e vendimit

“Arresti me burg” në fokus, ndryshon Kodi Penal, Karanxha: Paraburgimi është tepruar në Shqipëri

September 30, 2026
Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

Integrimi në BE/ Kthupi: Nuk kemi problem të shkruajmë ligje, por të arrijmë standardet

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

Von der Leyen në Tiranë, Zogaj: Dy sfidat e mëdha të Shqipërisë janë drejtësia dhe mjedisi

September 30, 2026
Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

Protesta e 15-të në Prishtinë! Mijëra qytetarë kërkojnë drejtësi për ish-drejtuesit e UÇK-së

September 30, 2026
Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

Malaj: Shqipëria është më pranë Europës, progresi drejt BE-së është i pakontestueshëm

September 30, 2026
Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

Von der Leyen në Tiranë/ Bimo: Vizita ishte e rëndësishme! Rama ka të drejtë për veton

September 30, 2026
Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

Rutte: Vetëm SHBA ishte në gjendje të eliminonte kapacitetin bërthamor të Iranit

September 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com