• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

4 deputetet e PD votuan kundër buxhetit të qeverisë, Çollaku: Të afta t’i dalin zot vetes më mirë se shumë burra me pantallona e borsalino

by Java News
07/12/2023 21:01
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nënkryetari i PD Kreshnik Çollaku, përmes një postimi në rrjetet sociale ka sqaruar për pjesëmarrjen e 4 deputeteve të opozitës Flutura Açka, Merita Bakiu, Eralda Tase dhe Andia Ulliri në votimin e buxhetit të vitit 2024.

Në përgjigje te reagimeve të sulmeve nga grupimi i deputeteve Berisha-Bardhi, Çollaku thotë se prania e tyre në seancë dhe në votim, nuk ishte për të plotësuar kouromin e maxhorancës që e votoi me 75 votat e saj, por për të treguar qëndrimin kundër buxhetit të qeverisë.

Ai thotë se votat kundër buxhetit duhet të ishin më shumë, ndërsa vlerëson qëndrimin e 4 deputeteve në seancën e zhvilluar mes kaosit çka solli edhe miratimin e buxhetit në më pak se 8 minuta.

‘Flutura Acka nuk ka nevoje për mbështetjen time, as Merita Bakiu,as Eralda Tase as deputetja me e re e parlamentit Andia Ulliri. Këto janë katër kolege deputete plot dinjitet dhe integritet qe i bëjnë nder atij Parlamenti, dhe qe jam i bindur janë te afta ti dalin zot vetes me mire se shume burra me pantallona e borsalino.

Sot koleget e mia, përmes vështirësisë se kaosit ne Parlament kane votuar KUNDER buxhetit te Qeverise. (Asnjë nevoje për kuorum nuk ka patur maxhoranca ,i duheshin 71 vota për te kaluar buxhetin, e në fakt buxheti mori 75 vota socialiste pro dhe kaloi ne vetem 8 minuta.

Vota kundër e zonjave kolege ishte vote ne respekt te detyrës e misionit te tyre opozitar. (Ne fakt votat kunder duhet te ishin shume me shume)

Menjëherë pas këtij akti, një fushate bullizuese e stimuluar nga media private te eksponentëve te Rithemelimit, të pasuar nga profile fallco sharesish ne facebook se bashku me ndonjë status bajat te ndonjë subjekti kronikash te kohëve te fundit ka filluar gjere e gjate neper rrjet me sharje, mallkime fshatce,shpifjesh.

Flutura Açka nuk ka nevoje për solidaritetin tim, as Merita,Eralda dhe Andia.

Nevoje ka shoqëria shqiptare e emancipuar, qytetarë dhe njerëzore te solidarizohet me këto zonja te denja, për integritetin me te cilin përmes shume vështirësish përpiqen te përmbushin misionin për te cilin janë votuar e mandatar.

Është shoqëria shqiptare qe ka nevoje te përçmojë e te refuzoje kete fushate bulëzuese si një forme primitive agresive e rishfaqjes te nje modeli neoenverist ,qe dhe pse shpesh ngre dy gishta lart te le shijen e gjyqeve publike neper lagje si ne kohen e PPSH. Flutura, Merita, Eralda dhe Andia ia dalin vete,eshte shoqeria shqiptare qe nese nuk mbeshtet integritetin e zonjave te tilla,rrezikon te mbytet.’- shkruan Çollaku.

Me 74 vota pro dhe 4 kundër Kuvendi kaloi në një seancë vetëm 8 minuta buxhetin dhe paketën fiskale. Rithemelimi sërish hodhi tymuese e kapsolla ndërsa u përplas edhe me gardën që ruante sallën. I pranishëm për të votuar ishte edhe kryeministri Rama, ndërsa BKH nxitoi të mblidhte provat që lanë pas lëndët piroteknike./m.j

Next Post
“Ku është vjeshta e zjarrtë e protestave?”, flet Tabaku: Unë për vete po bëj opozitë. E keni parë besoj apo jo?

"Rithemelimi" kaos në seancën për buxhetin, Tabaku kundër: PD e fortë me argumente, jo me zërin e lartë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

Ekonomi shpjegon çfarë është taksa e vinjetës: Ja sa do të paguhet për makinën

November 10, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Protesta e ‘flamingove’/ Deputeti i PS: Kërkesa për ndalimin e investimit të huaj, tipike komuniste e anti-kapitaliste

November 10, 2026
Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

Ministria e Mbrojtjes përgënjeshtron denoncimin për mungesë uniformash në FA: Nuk pasqyron realitetin!

November 10, 2026
Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë, detajet e atentatit që tronditi Costa Blanca-n, dyshime për vrasje me pagesë

November 10, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Zogaj: SPAK po provon me majat e Piramidës se askush nuk është mbi ligjin

November 10, 2026
Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

Hetimi për “The Albanian Files”, Dudushi: Mos ngatërrojmë librin arkitekturor me punët e pista

November 10, 2026
Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

Nga Shallvaret dhe “Pazari i Ri” tek faqet në internet, zbulohet prostitucion në zemër të kryeqytetit

November 10, 2026
Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

Vizita në Paris/ Rama nxjerr pamjet, pritet në mbrëmjen e organizuar nga Macron në Pallatin Elysée

November 10, 2026
Hekurudha Vorë- Hani i Hotit, 5 kompani kalojnë fazën e parë për mbikëqyrjen

Kur do të përfundojë hekurudha Tiranë-Durrës-Rinas? Përgjigjet ministri Enea Karakaçi

November 10, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Kërkesa e Veliajt për pjesëmarrje në Asamble| Klosi: Do e diskutojmë në forume, problem paraburgimi

November 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In