• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, January 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

39 milionë euro investime në bujqësi/ Fermerët Shqiptare, modele suksesi për Programin IPARD

by Java News
18/04/2020 12:41
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) si zbatuese e programit IPARD, ka kontraktuar deri më tani 118 investime në bujqësi dhe zhvillim rural me vlerë të investuar 39 milionë euro dhe vlerë granti 22 milionë euro sipas tre masave të programit: Investime në fermë, investime në agropërpunim dhe diversifikim ferme.

Ndërsa kontraktimet për investime të reja vijojnë, AZHBR monitoron procesin e implementimit të investimeve të kontraktuara dhe numri i tyre do të rritet shume shpejt.

Po prezantojmë disa nga shembujt e investimeve për të treguar si mbështetja e dhënë nëpërmjet këtij programi është vënë në jetë për të mirën e fermerëve dhe subjekteve shqiptare. Jemi shumë krenare për punën e palodhur, jemi mirënjohës për bashkëpunimin ndërinstitucional me të gjithë partnerët tanë, thelbësore për të arritur këto rezultate. Nuk ka qenë e lehtë të fusësh në hulli këtë program.

Na është dashur të bejmë modifikime të ndryshme për të përshtatur kriteret e përcaktuara në marrveshje nga Bashkimi Europian me nevojat dinamike të sektorit dhe të fermerit shqiptar. Në kushtet e presionit të kohës kemi evituar me sukses djegjen e fondeve gjatë thirrjes së parë duke ofruar zgjidhje të pranueshme për partnerët tanë.

Ka qenë sfidë për shumë nga aplikantët të plotësojnë dokumentacionin voluminoz me kriteret strikte të programit dhe të ndjekin me rigorozitet afatet dhe procedurat e diktuara nga AZHBR si e vetmja mënyrë për të përfituar financim.

Sot, shumë prej tyre ja kanë dalë dhe qindra të tjerë janë në faza të ndryshme të implementimit të kontratës e po ja shohin frytet investimeve të reja që rrisin prodhimin dhe shtojnë produktivitetin. Ne i falenderojmë për durimin, këmbënguljen, besimin tek institucioni dhe tek programi dhe që frymëzohen tek bujqësia.

Më poshtë gjeni linkun e publikuar në faqen e Komisionit Europian, ku flitet mbi mundësitë që jep ky program ku implementimi i kryer në Shqipëri është marrë si shembull suksesi!

g.kosovari

Next Post
Nga dhënia e dorës te përqafimet/ Bizneset me protokoll special për koronavirusin, ja kushtet që duhet të plotësojnë

Nga dhënia e dorës te përqafimet/ Bizneset me protokoll special për koronavirusin, ja kushtet që duhet të plotësojnë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

Ndahet nga jeta në moshën 82-vjeçare, aktori i njohur Fitim Makashi

January 31, 2026
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

January 31, 2026
U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

U qëllua me armë zjarri në derë të shtëpisë, ndërron jetë 45-vjeçari nga Shijaku. Në kërkim dy autorët

January 31, 2026
Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

Shkatërrohet ndërtesa shumëkatëshe nga shpërthimet në Iran, humbin jetën 4 anëtarë të një familje

January 31, 2026
Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

Nga Berati në Francë, e më pas në Kinë – historia e shqiptarit Silvester Bejko

January 31, 2026
Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

Kristjan Asllani prezantohet te Beshiktashi: Kam lindur shqiponjë dhe është në gjakun tim

January 31, 2026
“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

“Punonte roje private në minierë, dyshohet se…”, policia jep detaje për vdekjen e 58-vjeçarit në Bulqizë

January 31, 2026
Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

Pezullimi i vizave amerikane/ Eksperti i emigracionit: Pse shqiptarët duhet të paraqiten patjetër në konsullatë

January 31, 2026
Shqiptarët ende të fiksuar me “Volkswagen” dhe “Mercedes”, Durrësi kryeson për numrin e autoveturave

Rritet me 10% tregu i sigurimeve! 91% të primeve totale të tregut janë për Jo-Jetën

January 31, 2026
Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

Hiqeshin si agjentë imobiliarë, ky është çifti që mashtronte qytetarët për blerje apartamentesh

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In