• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

38 kandidatë nën hetim, Celibashi flet “pa doreza”: Nëse ndonjë prej tyre….

by A M
13/05/2023 18:34
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Ilirjan Celibashi, në një intervistë në emisionin “Kjo Javë” në News24 foli për zgjedhjet e 14 majit, votimin e elektronik, shitblerja e votës si edhe dekriminalizmi.

Gjatë kësaj interviste kreu i KQZ u shpreh se deri më tani situata ka qenë e qetë dhe se përgatitjet për procesin e zgjedhjeve kanë vijuar normalisht.

Më tej theksoi se pritshmëritë lidhur më pjesëmarrjen në këto votimi, janë të mira dhe se beson se do të ketë një pjesëmarrje masive.

“Aplikacioni KQZ është shumë familjar dhe është i lehtë për të gjetur dhe për ë kontrolluar se ku qytetari e ka qendrën e votimit”, u shpreh ndër të tjera Celibashi.

Pjesë nga intervista:

Pjesëmarrja:

Celibashi: Uroj të jetë një pjesëmarrje më e lartë, edhe për faktin se votuesit kanë mundësi të zgjedhin se kush do të jetë kryetari i bashkisë ku ata kanë vendbanimi, pas eksperiencës jo të mirë. Është krejt normale që në këto zgjedhje qytetarët kanë disa alternativa. Nuk dua të them se dhe KQZ ka synuar një fushatë që të nxisë pjesëmarrjen. Nuk është se pjesëmarrja në vendin tonë është e ulët.

Pyetje:  Kur mund të flitet për proces zgjedhor të pavlefshëm?

Celibashi: Ligji nuk ka parashikime të tilla.

Vota e emigrantëve në 2025?

Celibashi: Ka shumë mundësi me një kusht, që Kuvendi brenda këtij vitit të bëjë plotësimet në Kodin Zgjedhor sikurse ka urdhëruar Gjykata Kushtetuese. Nëse nuk respektohet vendimi i GJK , çdo ditë që kalon e vë në pikëpyetje mënyrën organizimit nga jashtë.

Zgjedhje lokale, por kemi kandidatë që nuk kanë pasur shumë ligjërime, a është kjo qasja e duhur?

Celibashi: Mund të them që jo vetëm këtu në Shqipëri , por edhe në demokracitë perëndimore, edhe zgjedhjet vendore janë edhe zgjedhje politike.

Pyetje: Ju keni kërkuar hetim të thelluar për 38 kandidatë në këto zgjedhje, 10 prej të cilëve janë kandidatë për kryebashkiakë?  I druheni se mund të kemi ripërsëritje në bashki të caktuara.

Celibashi: Jemi duke zhvilluar procesin e verifikimit dhe ky proces mbi bazë të kërkesës tonë po vazhdon nga organi i prokurorisë. Nëse do të rezultojë që ndonjëri do të jetë në kushtet e ndalimit, patjetër që do të humbasë mandatin nëse është apo nëse zgjidhet , do të ribëhet zgjedhjet në atë bashki.

A shihni mospërfillje ndaj ligjit të dekriminalizimit?

Celibashi: Nuk mund ta them këtë. Por besoj se situata është më mirë në krahasim me të kaluarën. Ne kemi marrë indicie më shumë se sa kemi konstatuar problematika. Dikush ka thënë që kam pasur një problem apo kam jetuar jashtë për një kohë të gjatë, ndaj edhe ne kemi kërkuar hetime më të thelluara dhe do të duhet të presim se çfarë do të ndodhë më këto verifikime.

Shitbleja e votës:

Celibashi: Në pikëpamje institucionale KQZ nuk ka mundësinë që të administrojë informacione të tille. Dhe nëse ka do të duhet të adresohen tek organet e ndjekjes penale, por ky fenomen ekziston. Masivitetin e tij në nuk e dimë, edhe pse ndonjëherë ka edhe spekulime.

 

Next Post
Legalizime në këmbim të votës, “Bashkë Fitojmë” kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin

Legalizime në këmbim të votës, “Bashkë Fitojmë” kallëzon në SPAK Dallëndyshe Bicin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In