• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“38 familje gjermane kanë blerë në Shëngjin”, Ndreu: Në rritje numri i turistëve të huaj në Lezhë

by A R
12/07/2024 13:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ishte në një lidhje live për Klan News. Ai tha se situata e turizmit në Lezhë është pozitive.

“Sezoni ka filluar, nuk është në pikun e vet, kuptohet. Le ta themi që 15 ditëshi i parë i Korrikut nuk ka qenë asnjëherë piku. Mendoj se me disa kontakte me disa operatorë turistikë situata është në përmirësim të përditshëm. Disa njësi akomoduese që kanë më shumë organizim dhe më shumë shërbim më të mirë janë pothuajse plot, ndërsa ka të tjera që nuk janë në nivelin e tyre. Gjithsesi e përgjithshmja në Lezhë është pozitive, duke pasur parasysh që jo vetëm turizmi bregdetar është ai që e mat këtë, por është edhe turizmi në objektet historike, religjioze, është edhe ajo në Lezhë qershia mbi  tortë që është turizmi kulinar”, tha Ndreu.

Një numër i madh vizitorësh që shkojnë drejt Lezhës janë të huaj. Ka të nënshtetësive të ndryshme, ndërsa kryebashkiaku Ndreu përcolli një detaj interesant. Ai tha se ka shumë familje, gjermane, franceze dhe polake që kanë blerë apartamente në zonën e Shëngjinit.

“Numër të kalkuluar ne nuk kemi, por në biseda që kam bërë me disa operatorë turistikë, janë në rritje të ndjeshme. Ka shtetas holandezë, ka që kanë ardhur anglezë, ka që kanë ardhur gjermanë. Janë 38 familje gjermane që kanë blerë në Shëngjin. Janë francezë që kanë blerë në Shëngjin. Ka polakë shumë që kanë blerë. Edhe në frekuentimin e këtyre objekteve ka një rritje. Kemi restorante që kalon 100 mijë turistë në vit që darkojnë apo drekojnë aty. Laguna e Kune Vainit, por Vaini sidomos është një histori shumë e dashur për shumë e shumë të huaj, që shkojnë pasi rruga është e kuruar, gastronomia në nivele shumë të larta. Laguna është gjë e bukur për ta parë dhe të gjitha bashkë e bëjnë Lezhën shumë të frekuentueshme dhe frekuentimi po rritet”, tha Ndreu.

Sipas tij me përmirësimin e infrastrukturës pritet të shtohet edhe numri i vizitorëve. Ai theksoi se bashkia ka adresuar çdo problem dhe pritet që shumë shpejt gjithçka të marrë zgjidhje.

Ndreu i ktheu edhe një përgjigje pyetjes nëse Lezha do të ketë konkurrencë të vazhdueshme më Shkodrën për turizmin. Këtë e konsideron si një batutë të kryeministrit Edi Rama dhe tha se si Shkodra e Lezha kanë sharmet e veta dhe se çfarë t’u ofrojë secila turistëve.

“Kjo u bë batutë. Nuk kam konkurrencë me askënd dhe më gëzon çdo lloj arritje e çdo bashkie në Shqipëri. Kjo është më shumë një shaka e kryeministrit që ka marrë dhenë. Shkodra ka sharmin e vet, nuk mund ta diskutoj. Shkodra është Shkodër. Lezha është e Lezhë dhe po bëhet e mirë. Shkodra ngelet e mirë dhe duhet të bëhet e mirë. Beneti do ta bëjë padiskutim se nuk ka shans më të madh për Shkodrën se ai dhe nuk ka për të pasur kurrë. Shkodranët po e prekin këtë histori. Ka njerëz që nuk u bëhet qejfi kurrë. Edhe në shtëpi nuk u bëhet qejfi të gjithëve. Të dhënat janë shumë pozitive dhe unë nuk kam garë. Përkundrazi shkëmbejmë eksperiencat edhe me kryetarët e tjerë të bashkive”, tha Ndreu.

/a.r

Next Post
Policia zbardh krimet që tronditën Tiranën, Vocaj: Makinën e kishte marrë me qira. Dan Hutra u arrestua në Sharrë

Superoperacion antidrogë në Tiranë, lëshohen 24 urdhërarreste! Sekuestrohet kokainë, heroinë e kanabis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In