• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

363 formularët e gjyqtarëve, ja kush e ka ndryshuar emrin

by A R
28/05/2016 09:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve që ushtrojnë detyrën në gjykatat e Shkallës së Parë dhe Apel në gjykatat e zakonshme në vend, në ato administrative dhe te Krimet e Rënda. Formularët e 363 gjyqtarëve u publikuan dje nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë. Si subjekte që preken nga ligji për dekriminalizimin, gjyqtarët u janë përgjigjur tetë pyetjeve të formularit. Bie në sy fakti që pjesa dërrmuese e tyre, përveç plotësimit të gjeneraliteteve, nuk kanë pasur asgjë tjetër për të shënuar në formular, pasi u janë përgjigjur me “jo” të gjitha pyetjeve.

Ndalimi

Kuadrati i pyetjes nëse kanë qenë ndonjëherë të ndaluar apo arrestuar nga organet ligjzbatuese për kryerjen e ndonjë vepre penale, ka marrë përgjigje “Jo” dhe kuadrati shoqëruese është lënë bosh thuajse në të gjithë formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve. Ndër të vetmit formularë ku ka ndodhur e kundërta është ai i gjyqtarit të Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara.

Gjyqtari Lara ka plotësuar se në vitin 1982 është ndaluar nga hetuesia e qytetit të Durrësit. Si arsye gjyqtari ka shënuar “dyshim për sjellje të padenjë në shoqëri (neni 129 K. Penal, ligji nr.6069, dt. 25.12.1979)”. Referuar formularit të nënshkruar prej tij, periudha që ka zgjatur ky veprim ka qenë 3 ditë në pranverën e vitit 1982. Në kuadratin e rezultatit është shënuar “liri, pa asnjë pasojë”.

Emigracioni

Në një vëzhgim të kryer nga gazeta në formularët e vetëdeklarimit të gjyqtarëve, dhjetëra prej tyre kanë jetuar në periudha disamujore deri në disa vite jashtë vendit për qëllime studimi, apo trajnimi. Por në këtë listë nuk mungojnë edhe emra të gjyqtarëve që kanë emigruar për arsye ekonomike, apo politike.

Kështu, gjyqtari Kastriot Gramshi ka deklaruar se ka jetuar dhe punuar në Nju Jork, SHBA, në periudhën shtator 2003­korrik 2014. Gjyqtari i Tiranës, Kreshnik Omari, ka deklaruar se ka qenë emigrant në Itali në periudhat 1991­1996 dhe maj­shtator 1997. Gjyqtari Arjan Aliaj ka deklaruar se në periudhën gusht­dhjetor 2000 ka qëndruar për arsye studimi në Spanjë, ndërsa janar­korrik 2001 si emigrant në Francë. Gjyqtari i Apelit për Krimet e Rënda, Dhimitër Lara, ka deklaruar se ka qendruar nga 17 janari­ fund tetori 1991 në Greqi për arsye emigrimi politiko­ekonomik. Emigrantë në Greqi kanë deklaruar të kenë qenë dhe gjyqtarët Ken Dhima në vitin 1992 dhe Ilir Çeliku në 1991­92. Nga ana tjetër, gjyqtari i Apelit Tiranë, Gjin Gjoni, ka deklaruar katër periudha disamujore të jetesës jashtë vendit për arsye studimi gjatë 2000­2002 përkatësisht në Gjermani, Danimarkë dhe dy herë në SHBA. Po për arsye studimi, kanë deklaruar të kenë qëndruar jashtë shtetit edhe gjyqtarët e Tiranës, si Migena Laska, Arjan Aliaj e Asim Vokshi.

Ndryshimi i emrit

Identitetet e ndryshuara rezulton të jenë shumë të pakta në radhët e gjyqtarëve. Referuar vetëdeklarimeve të tyre, rezulton se gjyqtari Ken Dhima ka pasur gjeneralitete të mëparshme Krenar Gjoka. Një tjetër rast i një emri të ndryshuar është ai i gjyqtarit Ilir Çeliku. Gjyqtari ka vetëdeklaruar se ka përdorur gjeneralitetet Elefterios Çelikas me amësi dhe atësi të ndryshme nga aktualja, raporton Panorama. Gjyqtari i Krimeve të Rënda, Luan Hasneziri, ka deklaruar se ka përdorur më herët mbiemrin Hasani. Ndërsa kolegu i tij, Idriz Mulkurti, ka deklaruar se më herët mbiemri i tij shkruhej Mulkurtaj. Fakti më i shpeshtë i konstatimit të ndryshimit të mbiemrit është ai i disa dhjetëra gjyqtarëve femra, të cilat e kanë ndryshuar atë pas martesës. (javanews.al/r.a)

Next Post

18 të plagosur dhe tre të arrestuar gjatë një takimi të Trumpit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In