• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, January 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

360 mijë euro gjobë ndaj partive politike në Kosovë për shkeljet në zgjedhjet e 6 tetorit

by Java News
08/10/2019 17:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rreth 360 mijë euro gjoba janë shqiptuar ndaj partive politike për shkelje të ndryshme gjatë procesit zgjedhor. Partia e cila prinë me shumën më të madhe të gjobës, është Partia Demokratike e Kosovës. Derisa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa janë adresuar 355 ankesa.

Partia Demokratike e Kosovës, Nisma Socialdemokrate dhe Lidhja Demokratike e Kosovës po kërkojnë rinumërimin e votave. Një gjë të tillë e ka konfirmuar për KosovaPress, Mul Desku nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Pareshtresa.

“Që të tria Nisma-AKR-PD, Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, pretendojnë se në formularët për përputhjen e rezultateve ekziston një gabim në ata formularë, ku një rubrikë mungon apo vendi ku duhet të regjistrohen votat e këtyre subjekteve, mungon komplet një rubrikë aty. Për mungesën e asaj rubrike, votat janë bartur nga numri 1 në 2, e me radhë kështu ka shkuar bartja e votave.

Dhe duke parë këtë parregullsi ata formularë janë të njëjtë në gjithë Kosovën edhe në ato vendvotime ku i kanë identifikuar këto parregullsi, i kanë marrë si bazë edhe si fakt, se për shkak se këta formularë janë të njëjtë, pretendojnë se të gjitha rezultatet e votave të subjekteve të tyre politike janë regjistruar në mënyrë të gabuar dhe kanë kërkuar që të bëhet rinumërimi”, thotë Desku.

Sipas tij, Nisma Socialdemokrate ka kërkuar që të bëhet rinumërimi i të gjitha vendvotimeve për të gjitha subjektet politike, ndërsa dy partitë tjera LDK e PDK kanë kërkuar që të bëhet rinumërimi në gjithë Kosovën, por vetëm për subjektet e tyre.

Ai tregon po ashtu se sa ankesa janë adresuar në PZAP deri më tani. “Deri më tani për gjithë procesin zgjedhor kemi pranuar në PZAP, apo subjektet politike edhe OJQ-të kanë parashtruar në PZAP gjithsej 355 ankesa. Prej tyre 269 janë ankesa, ndërsa 86 janë apele. Apelet janë shqyrtuar para fillimit të fushatës zgjedhore, dhe të gjitha palët kanë marrë përgjigjet e tyre. Derisa ankesat për heshtjen zgjedhore janë shqyrtuar dhe gjitha palët kanë marrë vendimet lidhur me këto ankesa. Ndërsa, kanë mbetur pa shqyrtuara janë në procedurë të shqyrtimit dhe vetëm ankesat, të cilat janë dorëzuar gjatë ditës së djeshme që i referohen ditës së zgjedhjeve. Do të thotë vetëm 22 ankesa janë në procedurë të shqyrtimit”, shton Desku.

Krahas kësaj, Desku për KosovaPress deklaron gjobat të cilat janë shqiptuar për partitë politike gjatë fushatës zgjedhore, derisa thekson se PDK prinë me shumën më të madhe të gjobave. “Deri më tani për shkeljet që janë vërtetuar nga paneli, janë gjetur përgjegjëse subjektet politike për ato shkelje, paneli ka shqiptuar gjoba në përgjithësi në vlerë prej 359 mijë e 550 euro, ndërsa më së shumti është gjobitur Partia Demokratike e Kosovës me 100 mijë e 100 euro, LDK me 74400 euro, LVV me 14100, Lista Serbe me 36500, koalicioni AAK-PSD me 89600 euro, NISMA-AKR-PD 33100 euro”, thekson ai. Sa i përket ankesave të Nismës Socialdemokrate, LDK-së e PDK-së të cilat kanë kërkuar rinumërim të votave, PZAP-ja ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me këto ankesa./Kosovapress/l.m

Next Post
Rrëzohen kërkesat e LDK-së, PDK-së dhe Nismës për rinumërimin e votave

Rrëzohen kërkesat e LDK-së, PDK-së dhe Nismës për rinumërimin e votave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

Avioni i Trump jep probleme gjatë fluturimit, Presidenti shkon në Davos me “mjetin rezervë”

January 21, 2026
Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

Pritet të kalojë në Parlament/ Qeveria miraton aderimin e Shqipërisë në “Bordin e Paqes” për Gazën

January 21, 2026
E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

E rëndë në Përrenjas, i moshuari bie nga ura e Bushtricës dhe humb jetën

January 21, 2026
Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

Trashëgimia e Valentino Garavani, ja kush do ta menaxhojë pasurinë e stilistit legjendar

January 21, 2026
VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

VIDEO/ Jared Kushner dhe Ivanka Trump vizitojnë Zvërnecin, ja pamjet

January 21, 2026
Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

Banesa iu kontrollua me urdhër të SPAK, Kushtetuesja kalon në seancë plenare çështjen ndaj ish-gjyqtares së Elbasanit

January 21, 2026
Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

Devijoi për të shmangur përplasjen me automjetin tjetër, makina përfundon në kanal në Fier

January 21, 2026
Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja, Apeli rrëzon kërkesën për liri të Gjon Shkambit

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Gjon Shkambit pas kërkesës për lirimin nga burgu

January 21, 2026
Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, gjykata jep vendimin: Dënohet me 30 vjet burg Leonard Duka

January 21, 2026
Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

Kush është “i forti” i Yzberishtit i arrestuar për trafik armësh në Tufinë, i dënuar më parë për vrasje

January 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In