• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

350 shezlongë të zhdukur nga Italia shfaqen në Kepin e Rodonit/ Pronarët: Menduam të shkonim e t’i merrnim vetë

by A R
17/07/2026 18:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një histori e pazakontë që lidh Italinë me Shqipërinë ka marrë vëmendjen e mediave italiane. 350 shezlongë, të cilët u vodhën dy vite më parë nga një klub plazhi në Itali, janë gjetur më pas në një resort bregdetar në Kepin e Rodonit, në veri të Durrësit, me logon e biznesit italian ende të dukshme.

Ngjarja nisi në vitin 2024, kur nga klubi i plazhit Onde Chiare, në Via Fenulli në Reggio Emilia, u zhdukën brenda një nate rreth 350 shezlongë. Pajisjet, me vlerë mbi 45 mijë euro, u morën nga persona ende të paidentifikuar, shkruan “il Resto del Carlino”.

Për habinë e pronarëve, një vit më vonë ato u shfaqën në një strukturë turistike në bregdetin shqiptar. Shezlongët kishin ende të dukshme logon e Onde Chiare, duke bërë që identifikimi i tyre të ishte i menjëhershëm.

Menaxherët e klubit, Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, vendosën të kërkonin rikthimin e pronës së tyre përmes rrugëve ligjore.

Ata i dhanë detyrë avokatit Gianluca Dallari që të nisë procedurat për rikuperimin e pajisjeve.

“Ne madje menduam të shkonim vetë atje për t’i marrë, por më pas vendosëm të ndiqnim rrugën ligjore. Avokati ynë gjeti edhe një përfaqësues ligjor në Shqipëri, i cili nisi procedurat”, tha Costoli.

Sipas tij, autoritetet shqiptare duhet të kishin ndërhyrë për sekuestrimin e shezlongëve, por kjo nuk ndodhi.

“Teorikisht, shezlongët tanë duhej të ishin sekuestruar dhe vendosur nën ruajtje nga autoritetet shqiptare. Në vend të kësaj, një klient i yni që ishte së fundmi në Durrës na dërgoi një video ku dukeshin qartë ende në plazh dhe duke u përdorur nga pushuesit”, u shpreh ai.

Përballë mungesës së një zgjidhjeje, drejtuesit e klubit italian vendosën ta bëjnë publik rastin.

Ata kontaktuan mediat lokale italiane dhe programin investigativ “Le Iene”, ndërsa kërkuan vëmendje edhe nga institucionet shqiptare.

Megjithatë, ai theksoi se klubi i tij ka pasur bashkëpunime të shumta me furnitorë shqiptarë dhe nuk ka pasur probleme më parë.

“Ne kemi punuar me furnitorë të ndryshëm shqiptarë për vite me radhë dhe nuk kemi pasur kurrë vështirësi. Shpresojmë që dikush të interesohet për rastin tonë, sepse nuk dimë më cilën rrugë të ndjekim”, shtoi ai.

Për të kërkuar ndihmë, klubi italian publikoi një mesazh në rrjetet sociale, i cili mori miliona shikime.

“Përshëndetje të gjithëve, nëse dikush shkon me pushime në Kepin e Rodonit… përshëndetni shezlongët tanë! Tingëllon si shaka, por fatkeqësisht është e vërtetë”, shkruhej në postim.

Pronarët treguan kronologjinë e ngjarjes: “Në qershor 2024, rreth 300 shezlongë me vlerë mbi 45 mijë euro u vodhën nga klubi ynë Onde Chiare në Reggio Emilia. Një vit më vonë, një i njohur që ishte me pushime në Shqipëri na dërgoi disa foto dhe na pyeti: ‘A nuk janë këto tuajat?’”.

Sipas tyre, më pas nisën raportimet, kontaktet me avokatë në Itali dhe Shqipëri, përkthimet e dokumenteve dhe shpenzimet financiare për të zgjidhur çështjen.

Por videoja e fundit, sipas tyre, tregon se shezlongët vazhdojnë të jenë në të njëjtin vendpushim.

“Duam vetëm të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45 mijë eurosh, me pronat e identifikuara dhe dokumentuara prej më shumë se një viti, ende nuk është zgjidhur”, shkruan klubi.

Postimi ka marrë qindra shpërndarje dhe mijëra reagime, ndërsa pronarët shpresojnë që vëmendja mediatike të ndihmojë në zgjidhjen e çështjes.

“Shpresojmë që pak zhurmë dhe presion mediatik të ndihmojnë për të ndryshuar situatën. Mendoni vetëm shqetësimin që na shkaktoi kjo vjedhje dy vite më parë, pikërisht në fillim të sezonit veror”, përfundoi Costoli.

Next Post
Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Raporti / Shqipëria, ndër vendet me më pak gra gjyqtare në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas kësaj qeverie, anarki?

Pas kësaj qeverie, anarki?

October 21, 2026
Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

Deputetja e PS apel protestuesve: Nëse nuk doni dialog, eja të përballemi në zgjedhje

October 21, 2026
“The Guardian”: BE të hapë shpejt dyert për anëtarët e rinj, pasi nga kjo varet mbijetesa e saj

Reklama të rreme dhe mungesë transparence, Brukseli heton Booking.com për mashtrimet me pronat

October 21, 2026
Tensionet në Kuvend, Petro Koçi: Politika është bërë teatër! PD po shmang debatin

“Ç’komunizëm ka këtu?!”, Koçi: Këtë vend e ka mbërthyer kapitalizmi për gryke!

October 21, 2026
Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

Trump: Fundi i luftës në Ukrainë është afër, jemi më afër paqes se kurrë

October 21, 2026
BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

BE u përgjigjet paralajmërimeve ruse: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në bllok

October 21, 2026
Deputeti socialist: PS nuk mbron askënd që përballet me Drejtësinë! Numri i lartë i të paraburgosurve ka tmerruar Këshillin e Europës

Deputeti i PS: Kërkesat e studentëve duhen bërë sa më parë! Si merret fati në dorë në një vend demokratik?

October 21, 2026
Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

Kolumbia sekuestron 7.6 ton kokainë, destinacion ishte Holanda

October 21, 2026
Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

Sulm me dron në Arabinë Saudite, dy të vrarë dhe dy të plagosur

October 21, 2026
Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

Pushime që ju përmirësojnë humorin, 5 qytetet më të lumtura për turistët, Lisbona kryeson renditjen

October 21, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In