• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“35 vite PS nuk ka pasur sukses në Dibër”, Klosi i bindur: Marrim 4 mandate në këtë qark

by A R
07/05/2025 08:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i Përgjitshëm i Partisë Socialiste, njëkohësisht drejtues politik për zgjedhjet në Dibër, Blendi Klosi e quan intriguese fushatën e zgjedhjeve të 11 Majit, pasi drejton një qark të vështirë si Dibra.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Klosi shprehet se për 35 vite Partia Socialiste nuk ka pasur sukses në Dibër, por shprehet i bindur se këto zgjedhje do të marrin 4 nga 5 mandate në këtë qark.

Klosi ka treguar si paraqitet situata e zgjedhjeve atje, teksa shton se e vetmja gjë që e prish këtë fushatë janë zhurmat e makinave të përfaqësuesve të kampit opozitar.

Blendi Fevziu: Sa vjet bën fushatë ti Klos. Në 2001 me sa kujtoj je zgjedhur deputet.

Blendi Klosi: Në 2001 jam zgjedhur për herë të parë. E kam garën time të shtatë personale.

Blendi Fevziu: Ke parë një më të shëmtuar se kjo këto 7 garat e mëparshme?

Blendi Klosi: Çdo garë ka atë intrigën e vetë, garën e vetë. Fushata për mua është shumë intriguese. Kam kaluar në një qark të vështirë si qarku i Dibrës për Partinë Socialiste. 35 vjet nuk ka pasur sukses Partia Socialiste në Dibër.

Blendi Fevziu: 35 vite ju ka mundur PD në Dibër?

Blendi Klosi: Në pushtetin qëndror. Besoj jqë jo vetëm që do të fitojmë, por besoj që do të shkojmë në një rezultat 4 me 1. Besoj se do të jetë spektakël i zgjedhjeve. Kam bindje të thellë që jo vetëm do të kemi progres në Dibër, por do të garojmë për katër mandate.

Blendi Fevziu: Situata si duket në Dibër? E qetë?

Blendi Klosi: Situata është e qetë. E vetmja gjë që e prish fushatën janë zhurmat e makinave të këtyre përfaqësuesve të kampit opozitar, të cilëve nuk ju ka ngelur asgjë tjetër vetëm që të zhurmojnë rrugët.

Next Post
Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Mblidhet Konklava, sot tymi i parë për zgjedhjen e Papës së ri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

Franca krijon rezervë të re ushtarake, mijëra të rinj i bashkohen programit vullnetar

August 31, 2026
Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

Thirret protesta para SPAK-ut: Drejtësia nuk duhet të vonojë, askush mbi ligjin!

August 31, 2026
Gabimi në “shtëpinë e barit”, si e pësoi 20-vjeçari shqiptar në Britani

Policia britanike heton si vrasje vdekjen e një foshnjeje, shtatë në pranga

August 31, 2026
E rëndë në Berat, familjarët gjejnë të varur në pemë 41-vjeçarin. Nisin hetimet për shkakun e ngjarjes

Po rregullonte depozitën e ujit, i riu humb jetën pasi bie në kontakt me tensionin e lartë

August 31, 2026
Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

Qeveria i kalon Bashkisë Krujë pronësinë e 196 apartamenteve për pasojat e tërmetit

August 31, 2026
Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

Mira Murati në listën e “TIME”/ Shqiptarja mes 100 figurave më me ndikim në drejtimin e Inteligjencës Artificiale

August 31, 2026
Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

Belgjikë, zgjatet afati i paraburgimit për të dyshuarën për spiunazh në NATO

August 31, 2026
Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

Vrasja e Tupac, Prokuroria dhe mbrojtja paraqesin deklaratat përfundimtare në gjyqin e Duane Davis

August 31, 2026
Punonjësit e Policisë shpërblehen me 30 mijë lekë, garantuan rendin gjatë sezonit turistik (Vendimi)

Lëvizje në Policinë e Shtetit, emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë

August 31, 2026
Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

Pse Greqia ka nënshkruar një marrëveshje raketash 3.5 miliardë dollarë me Izraelin?

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com