• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

35 mijë euro dhuratë / Prokurori Dritan Gina thirret nga Vetingu, paraqet raport mjekësor, gruaja Rovena Gashi u shkarkua pasi s’mbuloi 930 mijë USD pasuri. DSIK: Janë të korruptuar

by Java News
15/07/2021 17:21
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Prokurori i Tiranës, Dritan Gina, një emër i njohur në sistemin e drejtësisë, është ftuar për të dalë para Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, shkallës së parë të Vetingut, për t’u njohur me rezultatet e hetimit. Procesi i Vetingut për Dritan Ginën ka nisur që në muajin nëntor të vitit 2019. Komisioni i Vetingut njoftoi fillimisht se kishte caktuar ditën e nesërme, datë 16 korrik, për zhvillimin e seancës dëgjimore për Dritan Ginën, por seanca është shtyrë për në datën 26 korrik 2020, pasi Gina ka paraqitur një raport mjekësor. Dritan Gina është emëruar prokuror në Lushnje në vitin 2003, pasi përfundoi studimet në Shkollën e Magjistraturës. Më pas Gina ka ushtruar funksionin prokuror në Durrësit, drejtues i komanduar i Prokurorisë së Elbasanit dhe aktualisht prokuror në Tiranë.

Dritan Gina është bashkëshorti i Rovena Gashit, ish-drejtuese e Njësisë për Dekriminalizimin në Prokurorinë e Përgjithshme dhe e cilësuar si krahu i djathtë i ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla në Prokurorinë e Përgjithshme. Rovena Gashi është shkarkuar me vendim të formës si prokurore në maj të vitit 2019, pasi nuk justifikonte pasurinë. Gjatë procesit gjyqësor në Kolegjin e Apelimit, ajo kërkoi që të mbrohej nga motra e saj, Ema Gashi, e cila për këtë shkak dha dorëheqjen nga drejtësia. Por, kjo kërkesë nuk u pranua nga trupa gjykuese pranë Kolegjit të Apelimit. Kështu të dyja motrat përfunduan jashtë sistemit të drejtësisë.

Ndërkaq, duke qenë bashkëshortë, Dritan Gina dhe Rovena Gashi kanë deklaruar të njëjtën pasuri. Sipas Komisionit të Vetingut, Rovena Gashi dhe babai i saj nuk justifikojnë një pasuri me vlerë 93 542 480 lekë ose rreth 930 mijë USD me të ardhura të ligjshme të deklaruara. Mbetet për t’u parë nëse kjo pasuri e pajustifikuar do të rëndojë apo jo edhe pozitat e bashkëshortit. Dritan Gina. Përpos të tjerave, në vitin 2011, Dritan Gina deklaron se i kanë dhuruar 35 mijë euro cash. Këto para i ka llogaritur për të mbuluar blerjen e një apartamenti në Durrës, me sipërfaqe 105 m2 dhe më vlerë 80 mijë euro.

Ndërkaq, Shqiptarja.com ka publikuar më parë një raport të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, drejtuar Komisionit të Vetingut, në të cilin thuhej se Rovena Gashi, është një individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, ndërsa bashkëshorti i saj prokuror, Dritan Gina është implikuar në veprimtari korruptive. “…për bashkëshortin e Rovena Gashit, shtetasin Dritan Gina, me detyrë (në atë kohë) drejtues pranë PRGJ Elbasan (gjithashtu subjekt rivlerësimi), disponohen të dhëna për përfshirje në veprime të kundërligjshme, shfaqur në formën e shpërdorimit të detyrës, korrupsionit pasiv të prokurorit.. Në këndvështrimin e përgjithshëm të kontrollit apo pastërtisë së figurës së një funksionari publik, në rastin tonë, për subjektin e rivlerësimit Rovena Nuredin Gashi dhe bashkëshortin e saj Dritan Gina në cilësinë ‘person i lidhur’, të dhënat që disponohen dhe çdo dyshim i arsyeshëm për kryerje ose moskryerje të veprimeve, në kundërshtim me ligjin, në mospërmbushje të rregullt të detyrës dhe kur këto veprime apo mosveprime sjellin përfitime materiale ose jomateriale të padrejta për vete si funksionar publik apo persona të tjerë të lidhur me të, duke dëmtuar interesin e ligjshëm të shtetit apo të personave të tjerë, cenojnë figurën e tij, integritetin, shkallën e besueshmërisë dhe e bëjnë subjektin e rivlerësimit znj. Rovena Gashi një individ të mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, sipas përcaktimit të germës ‘c’, të nenit 37 të ligjit 84/2016”, thuhet në raportin e DSIK.

Në vitin 2018, Rovena Gashi dhe Dritan Gina u përplasën me ish-kryeprokuroren e përkohshme, Arta Markun. Me rënien e Adriatik Llallës, Dritan Gina u shkarkua si drejtues i Prokurorisë së Elbasanit ku ishte i komanduar duke u rikthyer në Tiranë, ndërsa gruaja e tij, Gashi u shkarkua nga posti i drejtueses së Njësisë së Dekriminalizimit në Prokurorinë e Përgjithshme, duke kaluar prokurore e thjeshtë. Më pas, Gashi-Gina u pezulluan nga detyra pas akuzës për “refuzim për deklarim”, “fshehjes së pasurisë” dhe “deklarimit të rremë të pasurinë” nga Prokuroria e Durrësit. Por, kohë më parë, Gjykata e Apelit Administrativ iu ka dhënë të drejtë çiftit të prokurorëve Rovena Gashi dhe Dritan Gina në gjyqin me kryeprokuroren e përkohshme. Apeli e rrëzoi vendimin e pezullimit. Megjithatë, Rovena Gashi nuk u kthye në detyrë, pasi u shkarkua nga Vetingu./shqiptarja.com

/m.j

 

Next Post
Përfundojnë kurset e oficerëve, Peleshi: Së shpejti mësimi në anglisht, Akademia e FA sipas modelit të West Point

Përfundojnë kurset e oficerëve, Peleshi: Së shpejti mësimi në anglisht, Akademia e FA sipas modelit të West Point

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In