• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 21, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

35% e popullsisë shqiptare me universitet kanë një punë të nivelit më të ulët

by Lorenc Vangjeli
04/12/2015 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mbarimi i një fakulteti në fushën e ekonomisë, juridikut apo një dege tjetër të preferuar dhe mosgjetja e një pune në profesion po kthehet në një shqetësim gjithnjë e më të madh për rininë shqiptare, që po gjen si të vetmen alternativë punësimin në call center.

Kjo dukuri është kontatuar dhe nga INSTAT, sipas të cilit në vitin 2014, norma e mospërputhjes së kualifikimeve të popullsisë me universitet ishte 34.8%.

Sipas raportit të fundit të INSTAT, në shumë raste, punonjësit nuk përputhen me punën që bëjnë. Disa janë të mbi-kualifikuar – ata janë në gjendje të kryejnë detyra më komplekse dhe kualifikimet e tyre nuk përdoren mjaftueshëm- ndërsa të tjerët, janë jo mjaft të kualifikuar për punën e tyre aktuale – u mungon kualifikimi që nevojitet.

Kjo situatë gjeneron më shumë rotacion të punëmarrësve dhe kjo mund të ndikojë në rendimentin e kompanisë.

Në bazë të raportit, është llogaritur një “masë normative” e mospërputhjes së kualifikimeve dhe i cakton kualifikimet e kërkuara arsimore grupeve specifike të profesioneve.

Mospërputhje ndodh kur një person ka kualifikim më të lartë ose më të ulët sesa niveli që kërkohet në punën e personit. Të rinjtë e punësuar me arsim dytësor punojnë në një punë që përshtatet me nivelin e tyre arsimor: vetëm 4.5 përqind punojnë në punë që kërkon më pak ose më shumë se arsimin e mesëm. Nga ana tjetër, norma e mospërputhjes për punëtorët e rinj në arsim e lartë ka qenë shumë e lartë – 33.5 përqind në vitin 2011 (bazuar në censusin e fundit) dhe është rritur në 34.8% në 2014-n.

Meqë ky është grupi me arsimin më të lartë, mospërputhja nënkupton që personat janë të mbi-kualifikuar për punën e tyre. Këto norma të larta mospërputhjeje janë tregues ose i tregjeve të punës me papunësi të lartë ose përputhje e keqe ndërmjet atyre që dalin nga sistemi arsimor dhe kërkesës së tregut të punës ose kombinim i të dyjave. Të dhënat e Anketës së Forcave të Punës ( AFP) 2014 tregojnë rritje në nivelin e mospërputhjes së kualifikimeve, e cila është tendencë në përputhje me vende të tjera në Europë gjatë krizës ekonomike (bazuar në raportin e ILO 2014). /Monitor

Next Post

Greqia rikthen pensionin për minoritarët në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Përse nuk na dhanë vendin e parë?

March 21, 2026
Trump takon sot Netanjahun në Shtëpinë e Bardhë, çfarë pritet nga bisedimet

LAJMI I FUNDIT/ SHBA pranë tërheqjes nga lufta? Trump: Po i afrohemi shumë përmbushjes së objektivave tona!

March 20, 2026
Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

Britania i dha bazat e saj SHBA-ve, Trump sërish ka pretendime: Duhet të kishte vepruar më shpejt!

March 20, 2026

Industria ajrore po përballet me krizën më të madhe që nga pandemia

March 20, 2026
VIDEO / Akuzat ndaj Veliajt dhe prezumimi i pafajësisë, Ben Andoni: Shkarkimi përmes një procesi joligjor

Andoni: Negociatat me Iranin nuk janë sabotuar, por ato nuk kanë qenë të pastra

March 20, 2026
Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

Balla pas vizitës në Berlin: Gjermania, mbështetëse kryesore e Shqipërisë drejt BE-së

March 20, 2026
Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

Diaspora do të ketë përfaqësim në strukturat qendrore të PS! Si do të funksionojë regjistri…

March 20, 2026
“Aleancë me Ramën”/ Fuga: Basha bën një retorikë opozitare, por jo kundër qeverisë

“Shumë i rrezikshëm”, Fuga për planin Rama-Vuçiç: Utopik, bie ndesh me parimet e BE

March 20, 2026
Po e ‘djeg’ pa dashje? Artan Fuga: Ina Zhupa do të jetë Meloni e Shqipërisë, hapini rrugë

“Jemi në çark”, akademiku Artan Fuga: Ja si ka ngecur procesi i integrimit

March 20, 2026
Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

Eksperti i ekonomisë: Ja pse e paguajmë naftën më shtrenjtë se fqinjët

March 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In