• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, December 26, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

34 të vrarë dhe 230 të plagosur në Bruksel, çaktivizohet një tjetër bombë

by A R
22/03/2016 08:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

NË PËRDITËSIM – Numri aktual i viktimave të sulmit të Brukselit mbetet 34 persona, teksa dhjetëra të tjerë janë duke luftuar për jetën, në kushtet kur nga shpërthimet në dy vende, njëri në aeroportin Zaventem e tjetri në Metronë në Maalebbek, kanë mbetur të plagosur rreth 230 persona.

qindra qytetare duke lene mesazhe dhe lule per vitkimat e sotme ne nje shesh te Brukselit
Qindra qytetare duke lene mesazhe dhe lule per vitkimat e sotme ne nje shesh te Brukselit

Ndërkohë mediat belge dhe ato europiane kanë publikuar foton e dy personave të dyshuar si kamikazët në aeroportin e Zaventem(si dhe nje te dyshuar te trete, i cili mendohet te jte ne arrati), teksa po në këtë vend, pak minuta më parë, efektivët e forcave xheniere belge arritën të çaktivizojnë një bombë të tretë, të gjendur dhe të pashpërthyer.

Po sipas raportimeve, një media e lidhur ngushtë me ISIS ka dhënë lajmin se shteti islamik ka marrë përsipër sulmet. Ja dhe deklarata e ISIS.
CeKp9wXVAAEIqm9

 

Policia belge ka të dhëna se terroristët po përgatiten të godasin sërish ndaj kanë këshilluar qytetarët të shmangin daljet në rrugë dhe grumbullimet në masë. Ndërkohë disa informacione të shërbimeve inteligjente irakene flasin për të paktën 3 kamikazë të tjerë që po përgatiten të hedhin veten në erë në zona të populluara në Bruksel.

Një bombë e pashpërthyer tek aeroporti i Zaventem është çaktizivuar nga xhenierët

Shërbimet e sigurisë dhe forcat belge të xhenierëve kanë çaktivizuar bombën e 3-të në aeroportin e Zaventem-it. Lajmin e konfirmon guvernatori i provincës së atjeshme.

Aeroporti i Zaventem do te qendroje i mbyllur edhe neser

bruksel aeroporti zaventem

Lëshohen fotot e 3 të dyshuarve kryesorë të sulmit

dy personat ne te majte jane te dyshuarit... ata gjenden ne aeroportin e Zaventem, aty ku humben jeten 20 persona
Dy personat ne te majte jane te dyshuarit… ata gjenden ne aeroportin e Zaventem, aty ku humben jeten te pakten 14 persona

Sipas hetimeve te deritanishme, dy personat ne te majte jane kamikazet qe kane vene bombat ne aeroport… po te vihet re, ne duart e tyre ka vetem nje krah te mbuluar me doreza. Policia mendon se ne krahun e majte te duarve te te dy terroristeve mund te kene qene detonatoret e bombave…persa i perket personit te trete, policia mendon se ai eshte ende ne arrati, duke e lidhur ate me bomben e trete te çaktivizuar pak minuta me pare ne aeroport… po sipas hetimeve dy personat ne te zeza kane shperthyer veten.

Barack Obama:

“Ne mundemi dhe ne do të mposhtim ata që kërcënojnë sigurinë e qytetarëve në të gjithë botën”- keshtu eshte shprehur Presidenti Barack Obama i cili aktualisht ndodhet ne Kube.

[/vc_column_text][/vc_column][/vc_row]

"The thoughts and prayers of the American people are with the people of Belgium" —@POTUS on the attacks in #Brussels https://t.co/TWxnIDfDqL

— The White House (@WhiteHouse) March 22, 2016

***

Hollande: Është goditur e gjithë Evropa

Presidenti francez, François Hollande deklaroi sot në një komunikatë se nëpërmjet atentateve në Bruksel, është goditur e gjithë Evropa.

Evropa duhet të marrë masat e domosdoshme përballë nivelit të lartë të kërcënimit”, shtoi presidenti francez.

“Franca, që është sulmuar gjithashtu në janar dhe nëntor do të bëjë pjesën e saj”, vazhdoi ai.

Pak çaste më parë qeveria e tij kishte kërkuar një përforcim të luftës kundër terrorizmit në Evropë.

Davutoglu dënon ashpër atentatet vdekjeprurëse në Bruksel

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka reagur ashpër në lidhje me sulmet e sotme në Bruksel, njoftoi agjencia zyrtare turke e lajmeve, Anadolu Agency (AA).

“Dënoj sulmet të cilat kanë treguar edhe njëherë fytyrën globale të terrorizmit në ngjarjen e ndodhur sot në orët e mëngjesit në Bruksel”, deklaroi Davutoglu.

”Gjithashtu dëshiroj të shpreh ngushëllimet për qeverinë dhe popullin belg si dhe shpreh ndjenjat e solidarizimit në emër të popullit tonë”, shtoi ai.

Muajt e fundit edhe Turqia ka qenë skenë e atentateve të shumta vdekjeprurëse, sidomos në Ankara dhe Stamboll.

Tusk dënon sulmet terroriste në Bruksel

 Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk shpreu sot “tmerrin” pas sulmeve terroriste që kanë bërë të paktën 21 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur sot në mëngjes në aeroportin ndërkombëtar të Brukselit dhe në metronë e kryeqytetit belg.

“Këto sulme shënojnë një nivel të ri të ulët nga terroristët në shërbim të urrejtjes dhe dhunës”, theksoi Tusk në një komunikatë.

Putin: Sulmet terroriste në Bruksel një krim barbar

Sulmet e sotme terroriste në Bruksel janë një krim barbar, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.

“Lufta kundër këtij djalli kërkon nivelin më të lartë të bashkëpunimit aktiv ndërkombëtar’’, deklaroi Putin me anë të një komunikate.

Presidenti Putin u shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe mbretit belg, Philippe.

‘’Të paktën 21 të vdekur dhe shumë të plagosur në atentatet që ndodhën sot në Bruksel’’, sipas të dhënave provizore që vijnë nga zjarrfikësit.

Ka 11 të vdekur në aeroportin Zaventem dhe 10 të tjerë në stacionin Maalbeek, në lagjen evropiane ku ka pasur gjithashtu një shpërthim të fuqishëm në metro.

Merkel: Sulmeve terroriste t’u përgjigjemi me solidaritet dhe vendosmëri

Sulmeve terroriste duhet t’u përgjigjemi me solidaritet dhe vendosmëri, deklaroi sot kancelarja gjermane, Angela Merkel.

“Sulmet e urryera në Bruksel duhet të na bashkojnë. Solidaritet me viktimat dhe vendosmëri përballë terroristëve’’, deklaroi në emër të kancelares gjermane zëdhënësi i qeverisë, Steffen Seibert në Twitter.

Dhjetëra viktima u shënuan sot pas shpërthimeve në aeroportin e Brukselit dhe metronë e kryeqytetit belg.

Stokholmi: Sulm kundër Evropës demokratike

Shpërthimet në Bruksel sot në mëngjes përbëjnë një sulm kundër Evropës demokratike, deklaroi kryeministri suedez Stefan Lofven.

“Është një sulm kundër Evropës demokratike. Ne nuk do të pranojmë kurrë që terroristët të sulmojnë shoqëritë tona të hapura”, shkruan shefi i qeverisë suedeze për agjencinë e lajmeve TT.

Nga ana tjetër homologu i tij danez, Lars Lokke Rasmussen dënoi me një mesazh në profilin e tij Twitter “një sulm të shëmtuar”.

“Mendimet e mia shkojnë për viktimat dhe familjet e tyre. Ne jemi të gjithë në krahë të Belgjikës”, shtoi ai.

***

Sulmet terroriste në Bruksel duket se jo vetëm kanë qenë të organizuara, por dhe të koordinuara në kohë. Lajmet e fundit flasin për një shpërthim të pestë në ‘Rue De la Loi’. Informacionet janë kontradiktore pasi mediat e huaja aludojnë për një shpërthim të pestë, ndërsa ka dhe raportime se bëhet fjalë për demontimin e një bombe me shpërthim të kontrolluar nga policia.

RUE DE LA LOI (RRUGA E LIGJIT)
RUE DE LA LOI (RRUGA E LIGJIT)

***

Qeveria belge konfirmon zyrtarisht se bëhet fjalë për sulme terroriste, ndërsa dyshimet e para lidhen me sulme kamikaze. Duke përshirë edhe shpërthimin në metro, numri i viktimave shkon në të paktën 23.

Hetimet e para thonë se sulmet janë kryer nga persona shumë të afërt të Salah Abdeslam, kreu i sulmeve terroriste të Parisit ku humbën jetën mbi 100 persona. Abdeslam u arrestua katër ditë më parë në Bruksel, ndërsa sot Ministria e Brendshme belge deklaroi se alarmi dhe gatishmëria është në nivelin 4.

_88889382_brussels_airport_bomb_attack_v01_624map

Europa ka pësuar sot një tjetër goditje të fortë nga terrorizmi, për më tepër që në Bruksel ndodhen selitë kryesore të misioneve Evropiane. Ministria e Jashtme Shqiptare thotë se nuk ka të dhëna për shtetas shqiptarë të lënduar në Belgjikë. Në pak minuta, Brukseli është goditur nga 4 sulme mëngjesin e së martës.

Dhjetëra makina ambulance po transportojnë të plagosurit në qendrat spitalore më të afërtat, ndërkohë që policia dhe ushtria kanë nisur kontrollet në zona të ndryshme të qytetit. Raportohet se të paktën dy bomba të tjera janë zbuluar në kohë, para se të shpërthenin. Qeveria belge pritet të japë një konferencë të jashtëzakonshme.

32726E7600000578-3503928-image-m-45_1458633847814

***

Një tjetër shpërthim raportohet nga Brukseli ndërsa bëhet fjalë për një ngjarje në metrotë Schuman dhe Maalbeek që janë edhe stacione që të çojne në zyrat e Bashkimit Evropian.

Nga ky shpërthim i fundit nuk raportohen viktima, por pamjet e fundit të transmetuara LIVE shfaqin tymin që del nga hyrja e metrosë. Dëshmitarët flasin për një person në aeroport që ka thirru më parë në arabisht dhe disa të shtëna para shpërthimit.

Po sot, për beismtarët katolikë është ‘e Marta e Shenjtë e Pashkës’. Qeveria ka shpallur gjendjen e katastrofës. Të gjithë fluturimet dhe udhëtimet me metro e trena janë ndërprerë.

***

Mediat e huaja raportojnë për një ngjarje të rëndë mëngjesin e sotëm. Bëhet fjalë për dy shpërthime të fuqishme në aeroportin e Brukselit, ‘Zaventem’ dhe konkretisht në sportelin e ‘American Airlines’.

Belgjika katër ditë më parë arrestoi trurin e atentateve të Parisit, Salah Abdeslam. Ndërkohë, shpërthimet e sotme që me gjasë janë sulme terroriste të mirëfillta, kanë shënuar disa të plagosur.

Informacionet e para flasin për mbi 17 të vdekur dhe 30 të plagosur, ndërsa të gjithë mediat ndërkombëtare i kanë sytë në ‘Zaventem’ ku udhëtarët po evakuohen nga forcat e sigurisë.

3272923E00000578-3503928-image-a-54_14586346278753272958200000578-3503928-image-m-57_1458634650822

  32726A9600000578-3503928-image-m-32_14586324744143272583000000578-3503928-Pictures_show_the_terminal_windows_blown_out_from_the_force_of_t-a-18_1458632082613

Next Post

Reali nuk e ndjek më De Gean

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

Rihapet Kinema “Republika” në Shkodër, Rama dhe Beci publikojnë pamjet, nis sot shfaqja e filmave

December 26, 2025
Italia e dënoi me 16 vite burg, fieraku arrestohet në Murriqan. Ja akuzat që “rëndojnë” mbi të, pritet ekstradimi(EMRI)

Festat shtojnë lëvizjet në Muriqan, Shkodra mirëpret bashkëqytetarët ndërsa shtohet fluksi drejt Malit të Zi

December 26, 2025
Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

Hyjnë në fuqi çmimet e reja të referencës për zhdoganimin e automjeteve të përdorura

December 26, 2025
Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

Finalizohet “Border” në Elbasan, 3 në pranga për trafik, turku rezultoi i kërkuar për krime të rënda

December 26, 2025
“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

“Mbështetje gjyqësorit, mediave dhe…”, publikohet Raporti i Kongresit Amerikan për Ballkanin Perëndimor

December 26, 2025
Agjenti digjital, informacion dhe vetërregullimi

Kartolina e munguar për vitin 2026

December 26, 2025
Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

Rusia: Rrëzuam shtatë raketa Storm Shadow, Ukraina i kishte marrë nga Britania

December 26, 2025
Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

Gjyqi i shpërndarësve të drogës në Tiranë, policët u infiltruan si përdorues, më pas në grackë ranë…

December 26, 2025
Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

Kongresmeni Lawler-Kurtit: Mbështetja e SHBA-së për Kosovën është e fortë dhe dypartiake

December 26, 2025
Fluks virozash dhe raste me Covid në urgjencën e Pediatrisë, 350 vizita në 24 orë

Fluks virozash në spitale, mjekët: Mos përdorni atibiotikë pa u konsultuar me specialistin

December 26, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com