Gjykata e Tiranës pushon akuzën për 5 nga 6 personat e dyshuar për cështjen “Toyota Yaris”, të akuzuarit për transportin e 3,4 milionë eurove në dy makina ‘Toyota Yaris’, në qershor 2018, ndërsa më herët e kishte zbutur për ta masën e sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘detyrim paraqitje’.
Mësohet se është kërkuar pushimi i akuzës për shtetasin Alfred Vladi (në arrati), për Alban Mollaymerin, për Edi Likën dhe për Klevis Canin dhe Agim Çekajn.
/a.r