• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

336 apartamente gati për t’iu dorëzuar familjeve të prekura nga tërmeti në Krujë

by A R
27/05/2024 14:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

336 apartamente janë gati dhe po i dorëzohen banorëve të Krujës, të cilëve iu dëmtuan shtëpitë e vjetra nga tërmeti. Kryeministri Rama bashkë me zëvendëskryeministren, njëherësh Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku dhe drejtorin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli, ishin në këtë lagje të re për t’iu dorëzuar çelësat e apartamenteve të reja disa prej banorëve.

“Këtu kryeministër, kemi 19 godina të cilat kanë 336 njësi të tre tipologjive, pra 1+1, 2+1 dhe 3+1. Ndërkohë që jemi gati edhe me infrastrukturën urbane të brendshme që ka qenë pjesë e kësaj pakete”, u shpreh zëvendëskryeministrja Balluku.

Kryeministri Rama, takoi disa nga qytetarët përfitues nga Programi i Rindërtimit, të cilët shprehën falënderime dhe mirënjohjen për punën e bërë.

“Ju falenderojmë shumë, zoti Kryeministër për angazhimin që bëtë ju dhe qeveria juaj për ta përballuar atë situatë në të cilën ne ishim në vështirësi dhe zgjidhja erdhi”.

Çdo godinë është e pajisur dhe me parkimin nëntokësor, ndërkohë shorti vazhdon për të gjithë banorët përfitues.

“E rëndësishme është që këto janë kthyer në një lagje me gjithë funksionet e tyre, bashkë me parkime nëntokësore. Këtu ka dhe mini sheshe që në vazhdimësi do të kthehen në kënde për fëmijët. Këto i japin një element urban, përtej rindërtimit dhe aspektit social të banesave”, tha Agolli.

Në Krujë kjo është lagja që përmbyll Programin e Rindërtimit i cili ka krijuar kushtet optimale që familjet të kenë sërish shtëpinë e tyre të re, më të fortë, më të bukur dhe mbi të gjitha falas.

/a.r

Next Post
Rezoluta antikorrupsion, Çuçi: SPAK s’mund të jetë i vetmi instrument që lufton fenomenin

Rezoluta antikorrupsion, Çuçi: SPAK s’mund të jetë i vetmi instrument që lufton fenomenin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com