• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

33-vjetori i themelimit të “RD”, Berisha: Kjo protestë u kushtohet gazetarëve në radhë të parë, liria e fjalës po vdes

by Java News
05/01/2024 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në 33-vjetorin e themelimit të gazetës “Rilindja Demokratike”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga dritarja e banesës së tij ka përshëndetur mbështetësit që u mblodhën poshtë banesës së tij në shenjë solidarizimi për të katërtën ditë radhazi.

Berisha u shpreh se kjo protestë e sotme u kushtohet në radhë të parë gazetarëve, pasi sipas tij liria e fjalës, realisht po vdes nën pushtetin e Edi Ramës.

Berisha, i cili ndodhet në “arrestit shtëpie” prej disa ditësh ka mundur të komunikojë me mbështetësit e tij përmes fjalimeve që ka mbajtur nga dritarja e banesës.

Gjithkush mund te flase per dhunen ndaj gazetareve, ta denoje ate, por qe te flase Berisha i cili ka futur gazetaret ne burg, ka djegur redaksine e gazetes Koha Jone, ka dhunuar gazetaret Bardhok Lala, Zamir Dule, Edi Rama, Erion Brace e deri gazetare spanjolle, çka e renditi ne 10 armiqte me te medhenj ne bote te shtypit, eshte vertet nje ironi e fatit!

PJESË NGA FJALA E BERISHËS: 

Kjo protestë në vetvete përfaqëson një protestë ndoshta nuk mund të vlerësohet apo cilësohet me asnjë, me asgjë tjetër veçse një protestë e shenjtë. E shenjtë sepse e shenjtë është fjala e lirë.
Dhe sot ne jemi këtu në protestë për fjalën e lirë. Një nga martirët e gjallë të fjalës së lirë, Salman Ruzhdi, thotë se fjala e lirë është gjithçka, është vetë jeta.

Vetëkuptohet, jeta si gjallim, si gjallesë ekziston edhe pa fjalën e lirë, por qeniet njerëzore, që nuk kanë fjalën e lirë, nuk janë asgjë tjetër veçse automatë mjeranë të mbretërisë së frikës. Pa fjalën e lirë, nuk ka mendim. Pa fjalën e lirë nuk ka dinjitet. Pa dinjitet, njeriu nuk ka vlerë. Liria është bosh, është shkretëtirë e vërtetë.

Si ta kuptojmë ne sonte këtë protestë? Ta kuptojmë këtë protestë si një nderim, si një mbështetje për gazetarët shqiptarë, para së gjithash dhe mbi të gjitha. Ata janë e vërteta, parlamentarët e fjalës së lirë pa imunitet.
Dhe beteja e tiranit kundër fjalës së lirë, filloi kundra tyre. Po pse? Me të njëjtin motiv si diktatorët e të gjithë kohërave.
Po të rikthehemi pak në analizë, do gjejmë se diktatori teokratik Kalvin, dogji në turrën e druve Servetin sepse siç tha ai, Serveti me fjalën e tij më përçmonte

Karl Xhaspër, thotë se gjatë diktaturës naziste, në kohë lufte, të thoje një fjalë kundër regjimit apo të bëje opozitë, duhet të hapje me duart e tua varrin. Po në diktaturën komuniste në Shqipëri, Hitleri shqiptar i pasluftës, me dhjetëra e dhjetëra, me qindra e me mijëra shqiptarë hapën dyert e burgjeve dhe varret e tyre për fjalën e lirë.
Kombi humbi poetë të jashtëzakonshëm, të cilët nuk pranuan në asnjë rrethanë të bëhen këngëtarë të regjimit, por mbetën të pavdekshëm në vargjet e tyre, këngëtarë të së vërtetës, Vilson Blloshmi, Genc Leka, Trifon Xhagjika dhe shumë e shumë të tjerë.

Por nuk qenë vetëm poetët dhe artistët, por edhe qytetarët, edhe të rinjtë, edhe për një fjalë, Enver Hoxha ekzekutoi Shkëlzen Doçin, mikun e djalit të tij, vetëm e vetëm pse ai kishte urrejtje për diktatorin.
Kristaq Rama dhe Ramiz Alia do varnin në litar Havzi Nelën vetëm pse i këndoi lirisë, i këndoi Kosovës, i këndoi të drejtave të njeriut.

Sot skuadrat e pushkatimit nuk janë më, por janë skuadrat e mafias. Sot, liria e shtypit, liria e fjalës realisht po vdes.
Le të kujtojmë pak ngjarjet e fundit. Edi Rama mësoi se një gazetar i ndershëm, që nuk shitej dhe blihej, Elton Qyno, kishte zbuluar se emri i tij figuronte në dosjet e krimit dhe në regjistrimet e krimit. Çfarë ndodhi? U rikthye mesjeta. U rikthyen kohërat më të zeza të Sigurimit të Shtetit. E rrëmbeu me Dumanin dhe banditët e tij. Rrëmbeu gazetarin. E trajtoi në mënyrën më çnjerëzore vetëm e vetëm t’i shuante emrin që e kishte të regjistruar.

Po kështu, zonja Xama, pse guxoi bazuar në dokumente zyrtare, t’i bëjë radiografinë Erion Veliajt, u kërcënua me jetë nga banditi. Sa gazetarë të tjerë. Prandaj miq, kjo protestë u kushtohet atyre në radhë të parë. Por më tragjike është se në të gjitha këto raste, a u mbështetën këta kalorës të fjalës së lirë, nga mediat e tjera? Rallë, shumë rrallë. Pak, shumë pak. Turp, shumë turp!/m.j

Next Post
Emri/ Tragjike, aktori ndërron jetë bashkë me dy vajzat e vogla pas rrëzimit të avionit

Emri/ Tragjike, aktori ndërron jetë bashkë me dy vajzat e vogla pas rrëzimit të avionit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

“Kush sulmon policinë, sulmon shtetin”, Taulant Balla reagon për protestën e opozitës

February 10, 2026
Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

Berisha ftesë partive opozitare: Të bashkohemi për të rrëzuar Ramën, kush është kundër turpëron veten

February 10, 2026
Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

Policia tenton të shpërndajë turmën me ujë, protestuesit heqin barrierat metalike para Kryeministrisë

February 10, 2026
Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

Përsëritet skenari! Pas fjalës së Berishës sulmohet Kryeministria, Policia reagon me autobotë

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Berisha thirrje gjyqtarëve në Hagë: Para jush duhet të ulen Vuçiç e Rama, jo ish-krerët e UÇK-së

February 10, 2026
Vendimi për vulën e PD/Minxhozi: Sot Lulzim Basha nuk ka më asnjë vlerë politike

Minxhozi: Rama nuk është drejtues podcasti por kryeministër, reforma ndodhet në vdekje klinike!

February 10, 2026
Aksionet e fundit të qeverisë/ Frrok Çupi: Rama po tenton të bëjë Shqipërinë evropiane

“Berisha, i vetmi që derdhi gjak në Bulevard”, Çupi: PD, e konsumuar për shkak të kotësisë!

February 10, 2026
“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

“I paftuari” Salianji shfaqet në protestën e opozitës, por qëndron larg “zemrës”…

February 10, 2026
Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

Protesta, Berisha flet për “kryengritje paqësore”: Jemi në momentin më kritik të 35 viteve të fundit

February 10, 2026
“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

“Shkolla pa nxënës e spitale pa ilaçe”, Alimehmeti: Shpopullimi, dështimi më i madh i Ramës

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In