Kryeministri i Japonisë Fumio Kishida deklaroi se autoritetet janë në luftë me garë për të gjetur sa më shumë të mbijetuar nën rrënojat e shkatërruara nga tërmeti.
Rreth 33,000 familje përballuan temperaturat e ftohta gjatë natës për shkak të mungesës së energjisë elektrike. Shumë qytete janë gjithashtu pa ujë të rrjedhshëm.
Nuk ka pasoja apo dëmtime për centralet bërthamore, thonë autoritetet. 1000 ushtarë, 2000 zjarrfikës dhe rreth 630 policë të përfshirë në operacionet e kërkim-shpëtimit në zonat e goditura nga tërmeti.












