Një rekord i ri është shënuar në vitin që lamë pas, në lidhje me investimet që janë bërë për energjinë e rinovueshme, ku rezulton të jenë shpenxuar globalisht rreth 330 mln dollarë. Kina është vendi i parë që ka shpenzuar më shumë, por prapa nuk qëndrojnë India, Afrika e Jugut dhe SHBA-të. Nga ana tjetër në Europë investimet kanë rënë në një nivel prej 18 %.
Kështu, pavarësisht rënies drastike të çmimit të naftës dhe situatës jo të mirë ekonomike në shumë shtete, investimet në energjinë e rinovueshme janë rritur me 4 % në botë.
Por viti 2015 shënon dhe një tjetër rekord, atë të sasisë së kapaciteteve të instaluara me këtë formë alternative energjie, e barabartë me 64 gigawatt energji eolike (energji nga era) dhe 57 gigawatt energji fotovoltaike.
Kina ka investuar rreth 110,5 miliardë dollarë me një rritje prej 14 % nga viti 2014, më së shumti në energjinë e rinovueshme votovoltaike (energjia solare/e dritës).
India mbetet vendi i cili në vitet e ardhshme mund të dominojë kontinentin aziatik, pas shpenzimeve të saj në energjinë e rinovueshme me një rritje prej rreth 23% nga viti 2014 në vitin 2015.