• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

32-vjeçarja vdes në aksident, policia e fshehu, kishte me vete 100 mijë euro

by
02/08/2015 09:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

32-vjeçarja vdes në aksident, policia e fshehu, kishte me vete 100 mijë euro

Familjarët e një 32­-vjeçareje nga fshati Llakatund i Vlorës kanë denoncuar dje Policinë Rrugore për fshehjen e një aksidenti automobilistik të ndodhur katër ditë më parë në autostradën Kavajë­-Rrogozhinë, midis zonës së Gosës dhe të Lekajt.

Në këtë aksident u përfshinë dy mjete dhe një motoçikletë, ndërsa humbi jetën Bujana Bushi, e cila prej 10 vjetësh banonte në Tiranë. Pjesëtarët e familjes Bushi dje deklaruan se janë zhdukur 100 mijë euro, që vajza e tyre (nënë e një fëmije 9 vjeç, e divorcuar) kishte në çantë.

Para këto, me të cilat 32-vjeçarja do të blinte një shtëpi për veten e saj. Aksidenti u raportua pa pasoja nga ana e policisë së Qarkullimit Rrugor të Kavajës, vetëm me një të plagosur lehtë dhe ky ishte drejtuesi i motoçikletës. Për vajzën e aksidentuar me vdekje, policia nuk tha asnjë fjalë.

Madje as në komunikatën zyrtare, ngjarja nuk u pasqyrua. Pas aksidentit, familjarët e viktimës e konsiderojnë të qëllimshëm dhe krim fshehjen e ngjarjes. Ata ngrenë akuza ndaj rrugorëve të Kavajës për fshehje të rrethanave të aksidentit, vjedhje të parave si dhe të sendeve personale që vajza kishte me vete. Vëllai, xhaxhai dhe dajat e Bujana Bushit pohuan se “kemi tri ditë që po sorollatemi në Komisariatin e Policisë së Kavajës për të mësuar se çfarë ka ndodhur. Po kërkojmë sendet personale, që sipas traditës vajza do t’i merrte me vete në arkivol, por nuk po gjejmë asgjë”.

Ata u shprehën se dyshojnë se vajza mund të jetë grabitur dhe vrarë. Ndërkohë, burime nga policia e Kavajës bënë me dije se vajza ka qenë pasagjere në automjetin e biznesmenit K.T. nga Vlora, i cili njihet si R.A. Po dje, blutë pohuan se biznesmeni ka qenë shoferi i mjetit dhe se ai ka mbetur i plagosur (pra rezulton se në aksident janë plagosur dy persona dhe jo një siç u deklarua në fillim). Ai është duke u kuruar në spitalin e Durrësit, ku u dërgua së bashku me 32vjeçaren pas aksidentit të ndodhur./ Panorama

Next Post

Ushtrime anti-plakje për fytyrën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com