Lulzim Basha zbuloi sot në oborrin e selisë blu një pllakatë kushtuar ish-themeluesve të PD-së. Ky instalacion vjen në 31-vjetorin e krijimit të Partisë Demokratike, ndërkohë që në stadiumin ‘Air Albania’ Sali Berisha ka thirrur Kuvendin.
Basha habiti jo pak kur tha se sot në festime i janë bashkuar shqiptarë nga dhjetëra shtete.
“Kjo është një ditë kuptimplote për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër lirinë dhe demokracinë. Pluralizmi politik dhe Partia Demokratike festojnë sot 31-vjetorin.
Sot ndryshe nga herët e tjera PD e kujton këtë ditë duke përjetësuar në oborrin e saj dokumentin themeltar me emrat e atyre që s’janë më mes nesh, të atyre që janë jashtë atdheut, por edhe të atyre që janë kthyer të festojnë mes nesh nga Gjermania, SHBA, Kanadaja, Greqia, Italia etj” – tha Lulzim Basha.
/a.r