• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 11, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

31 vite të Partisë Socialiste përballë shoqërisë shqiptare dhe Partisë Demokratike

by Arbër Hitaj
13/06/2022 10:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Arbër Hitaj

31 vite më parë disa intelektualë të kohës me Dritëro Agollin, Moikom Zeqon e shumë të tjerë, pavarësisht se i detyroheshin shumë Partisë së Punës, patën guximin duke bërë sakrilegjin e madh ndaj partisë, e folur hapur për të ardhmen. Në atë moment u prish një ngrehinë e kalbur dhe u ngrit një e re. Nga Partia e Punës, forca politike që dominoi me dhunë dhe krime 45 vite të historisë, u rithemeluar duke u quajtur Partia Socialiste e Shqipërisë. Aty u vendos vizioni i një force politike që do të dominonte një pjesë të pluralizmit shqiptar. Vitet rrodhën dhe nga Fatos Nano, lideri i konsideruar nga të gjithë si liberali, drejtoi PS për gati 14 vite për t’u larguar në tej në jetën e zakonshmes. Mitizimi i Nanos nuk duhet harruar asnjëherë që erdhi pas një burgosje pa te drejtë nga regjimi i Sali Berishës.

Socialistët e atyre viteve 1992- 2000 kanë një meritë të jashtëzakonshme pasi ngritën në këmbë një shtet të shkatërruar nga qeverisja fatale e Berishës si president.

Mirëpo si çdo ekzekutiv pjesë e një pluralizmi të as 1 dekade jetë, u zhyt në korrupsion dhe luftë të egër mes vendi, çka solli lindjen e LSI së drejtuar nga Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi. Edi Rama, kryebashkiak i Tiranës, guxoi dhe me ndihmën e pakufi të Gramoz Ruçit e merr drejtimin e PS, por me një armiqësi të hapur me senatorët e vjetër në PS. Nga përtej të majtës e të djathtës në 2009 ku humbi zgjedhjet, Rama në 2013 bëri aleancën me partinë tjetër ideologjikisht e njëjtë LSI dhe Ilir Metën, ndjenjat ia lanë vendin llogarive deri në detaj. Por 4 vite bashkëqeverisje me thika pas shpine gjithë kohën, sollën garimin e PS e vetme në 2017 e me një pakt me PD e drejtuar nga Lulzim Basha dhe fitoren në 2021. Se cila do të jetë trashëgimia e PS së Edi Ramës kjo do të shikohet kur ai të mos jetë më në krye të PS. Por, ajo që qartazi dominon klasën politike është Berishizmi dhe Nanoizmi, Rama dhe Meta nuk kanë krijuar ende një rrymë të qartë, ndoshta sepse janë herë si njëri, herë si tjetri. Socialistët përballë PD kanë një bilanc pozitiv, pavarësisht disa figurave të përfshirë në trafiqe apo të arrestuar për korrupsion, kjo forcë politike ka arritur që elitën e saj drejtuese të ndërroj disa herë duke u kthyer në një parti të strukturuar. Krejt e kundërta ndodh me Partinë Demokratike ku Berisha dhe Berishizmi janë në dominim absolut.

Sfida e Socialistëve në dekadën e 3 të jetës, mbetet kthimi në një parti tërheqëse dhe zgjidhëse e problemeve për të rinjtë që shumica kërkojnë të largohen. Ndërsa sfida e PD padyshim është rithemelimi i vërtetë dhe largimi nga Berishizmi.

Thënë këto, unë nuk besoj se partitë politike të majta apo të djathta janë asete kombëtare, ato janë thjesht grupime vullnetare me interesa dhe shpesh herë me interesa që koha ka treguar se janë të ndryshëm me ato që ka vendi!

Next Post
Përplasi policët/ Shoferi i “Range Rover” ishte nën efektin e drogës dhe i armatosur

"S'doja të dëmtoja askënd"/ Përplasi 2 efektivët me “Range Rover”, lihet në burg i "forti” i Durrësit

Comments 1

  1. Leka says:
    4 years ago

    Analuze shume e sakte .Bravo

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

Nga makina e TV në flakë, te dhuna ndaj deputetit dhe policëve, gjithçka ndodhi në protestën e opozitës në foto

February 10, 2026
Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

Lapaj: Nuk besoj te protestat turistike! Nëse PD e ka seriozisht betejën me Ramën të qëndrojë këtu

February 10, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

‘Coli’ 82-vjeçar që ëndërron qylin

February 10, 2026
Tërmet në Shqipëri, lëkundjet ndihen të forta në Tiranë e Durrës

Tërmeti me magnitudë 4.8 godet Maqedoninë e Veriut, lëkundjet ndjehen në Kosovë e Kukës

February 10, 2026
Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

Berisha me protestuesin: Iliri është goditur me snajper, ka marrë një plumb gome në ballë

February 10, 2026
7 efektivë policie të lënduar gjatë protestës së opozitës, 5 dërgohen në Spitalin e Traumës

Protesta e PD/ Policia: 16 efektivë në spital me djegie e dëmtime fizike, autorët do dalin para ligjit

February 10, 2026
“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

“Nëse i falim dhe këtë herë…”, Braçe: Kjo nuk ishte protestë, por përpjekje për vrasjen e policëve

February 10, 2026
“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

“Ka hematoma, goditje me urdhër politik”, Berisha viziton deputetin Nallbati në spitalin e Traumës

February 10, 2026
Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

Eksperiment revolucionar në Spanjë, tre barna kundër kancerit të pankreasit ndezin shpresën globale

February 10, 2026
Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

Policia shoqëron 13 protestues pas përplasjeve të dhunshme

February 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In