• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

31 mijë tonë grurë drejt Shqipërisë / Serbia vendos që të përdorë edhe Portin e Durrësit për naftën

by A R
24/03/2022 10:22
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Iniciativa e Ballkanit të Hapur ka filluar të japë rezultatet e para në marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Qeveria serbe ka marrë vendimin që të lejojë kalimin e 31 mijë tonëve grurë drejt Shqipërisë dhe një sasie më të vogël të misrit. Po ashtu në kuadër të Ballkanit të Hapur, Vuçiç shtoi se Serbia duhet të importojë sasi të mëdha nafte çdo ditë, që do të vijnë me anije nga Lindja e Mesme drejt portit të Durrësit.

Sipas presidentit serb, nafta nuk mund të transferohet lehtë nëpër Detin e Zi, për shkak të kompanive të sigurimit dhe pasigurive nëse do të ketë një konflikt dhe më të zgjeruar rreth portit të Odesës.

Edhe në Serbi çmimi i naftës është rritur sërish, pasi në tregun botëror një fuçi naftë, nga një 118 dollarë që shitej disa ditë më parë, ka arritur shifrën e 122 dollarëve për fuçi. Ndërsa çmimi i gazit është rritur me 25 % si pasojë e vendimit të presidentit rus Vladimir Putin për ta paguar atë në monedhën ruse Rubla.

Presidenti i Serbisë ka kritikuar edhe udhëheqjen e forcave të armatosura të këtij shteti, të cilat nuk kishin marrë masa që në muajin Dhjetor që të shtonin rezervat e detyrueshme të ushqimeve për ushtrinë.

Një problem tjetër sipas kreut të shtetit serb është edhe fakti që fabrikat e industrisë së mbrojtjes serbe nuk kishin siguruar mbrojtjen e parë.

/a.r

Next Post
Nis me debate seanca në Kuvend / Balla: Të ka hyrë Saliu brenda, ule poshtë; Spaho: Ke frikë…

Nis me debate seanca në Kuvend / Balla: Të ka hyrë Saliu brenda, ule poshtë; Spaho: Ke frikë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com